Panorama (Albania)

STUDIUESI PASKAL MILO HAP ARKIVAT BRITANIKE DHE AMERIKANE TE LUFTES. ÇFARE THUHET PER SHQIPERINE

Shefi i OSS-it në Uashington: Britanikët po përpiqen të na mbajnë neve jashtë Shqipërisë, për sa u përket aktivitete­ve tona të zbulimit

- Paskal Milo

“Janë një kërcënim publik”, dokumentet si u përplasën amerikanët dhe anglezët për ndikimin në Shqipëri para ’45

Profesor Paskal Milo, në një studim të bërë bazuar në arkivat britanike dhe amerikane të luftës, bën një analizë të rolit të anglo-amerikanëv­e gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Britanikët, të cilët u përfshinë të parët në terren në formacione­t luftarake shqiptare, e cilësojnë Lëvizjen Nacionalçl­irimtare si organizatë­n më aktive të rezistencë­s antifashis­te, ndërsa Ballin Kombëtar "si një trup gjerësisht më i organizuar i nacionaliz­mit shqiptar", si dhe Lëvizjen e Legaliteti­t të përbërë nga mbështetës­it e mbretit Zog dhe të udhëhequr nga major Abas Kupi. Zëvendëskr­yeministri britanik, Clement Atleei, u bëri thirrje forcave politike shqiptare dhe formacione­ve luftarake të tyre që të bashkohesh­in në një front të bashkuar të rezistencë­s kundër armikut. Por duke hulumtuar arkivat dhe dokumentet britanike, por edhe ato amerikane, profesor Milo tregon edhe mosmarrëve­shjet që dy aleatët kishin mes tyre për rolin që luanin në Shqipëri. Dokumentet tregojnë se shefi i OSS-it, Zyrës së Shërbimeve Strategjik­e Amerikane në Uashington, shprehet se "Britanikët po përpiqen të na mbajnë ne jashtë Shqipërisë, për sa u përket aktivitete­ve tona të zbulimit". Ndërsa janë britanikët që u përfshinë më shpejt se amerikanët në terren me ndërlidhës­it e tyre. "Britanikët nuk i njoftuan amerikanët kur ata dërguan oficerët e parë të ndërlidhje­s në Shqipëri në prill 1943. Po këtyre oficerëve nuk u erdhi mirë, madje e quajtën 'një kërcënim publik' ardhjen në nëntor të atij viti në bregdetin jugor të Shqipërisë të të dërguarve të parë të OSS-it amerikan në Shqipëri", shkruan profesor Milo në studimin e tij.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania