Panorama (Albania)

VENDIMI I RI

Dokumenti, ja sa do indeksohen pensionet

- TIRANE

Gazeta zbardh vendimin e ri dhe skemën e qeverisë për indeksimin e pensioneve dhe shpenzimet për kompensimi­n e pronarëve. Tabela me shtesën e pensionit e pagesat e pronarëve

Në tri vitet e ardhshme, fondi në adresë të pensionist­ëve do të njohë rritje. Një gjë e tillë përcaktohe­t në vendimin “Për miratimin e kuadrit makroekono­mik fiskal për periudhën 2022– 2024”, të botuar një ditë më parë edhe në Fletoren Zyrtare.

Në buxhetin e këtij viti janë planifikua­r 2.4 miliardë lekë ose rreth 24 milionë dollarë, të cilat do të shkojnë për indeksimin e pensioneve. Po çfarë do të ndodhë deri në vitin 2024? Në dokument përcaktohe­t se për vitin 2022 janë parashikua­r të shpenzohen 2.5 miliardë lekë ose 25 milionë dollarë. Për të vijuar me vitin 2023, ku janë planifikua­r 3.02 miliardë lekë ose 30 milionë dollarë dhe pas tri vitesh, pra, në 2024, fondi i dedikuar për rritjen e pensioneve do të jetë 3.4 miliardë lekë ose rreth 34 milionë dollarë. Rritja e kësaj vlere me kalimin e viteve nuk do të thotë domosdoshm­ërisht më shumë para në xhepat e pensionist­ëve, kjo për faktin që fondi vjetor është i lidhur më së shumti me rritjen e numrit të pensionist­ëve që futen rishtazi në skemë. Aktualisht, janë rreth 67 mijë të moshuar në skemë, por në 2024-in numri i tyre pritet të jetë më i lartë, duke qenë se vit pas viti janë më shumë se 15 mijë persona që dalin në pension. Në këto kushte, edhe fondi që shkon në adresë të pensionist­ëve parashikoh­et të rritet me 10 milionë dollarë përgjatë tri viteve të ardhshme.

INDEKSIMI Me indeksimin e bërë një vit më parë, për pensionist­ët në fshat, pensioni minimal u rrit me 216 lekë; konkretish­t nga 9418 lekë që ishte, arriti në vlerën e 9634 lekëve dhe ai maksimal nga 13 753 lekë, shkoi 14 069 lekë në muaj. Ndërkohë që pragu për të gjitha kategoritë është 28.139 lekë në muaj, në buxhetin e këtij viti janë planifikua­r 2.4 miliardë lekë ose rreth 24 milionë dollarë, të cilat do të shkojnë për indeksimin e pensioneve. Njësoj si një vit më parë, edhe këtë vit rritja pritet të luhatet nga 2 deri në 2.5 për qind mbi masën e pensionit dhe pritet të aplikohet duke filluar nga muaji prill.

SKEMA Kujtojmë që skema e re e pensioneve që ka nisur të aplikohet prej janarit të 2015-s nuk parashikon rritje, por vetëm indeksim. Ligji i ri ndryshoi në thelb edhe mënyrën e llogaritje­s së pensioneve, duke u dhënë rëndësi kontribute­ve të derdhura ndër vite. Këtë vit, për të marrë atë që quhet pension maksimal, si burrat, edhe gratë, duhet të kenë 37 vite e 4 muaj vjetërsi në punë. Ndërsa mosha e daljes në pension për burrat këtë vit është 65 vjeç dhe do të vazhdojë të jetë po kaq deri në vitin 2032. Ndërsa për gratë, nga viti 2015 mosha e daljes në pension rritet me dy muaj në vit, këtë vit është 61 vjeç e 2 muaj. Formula e re përcakton një pension bazë dhe shtesën. Pensioni bazë është 7637 lekë, ndërsa shtesa bazuar në formulën e llogaritje­s së pensionit është 1% për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuesh­me, që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontribute­ve të paguara.

 ??  ?? Faksimile e dokumentit
Faksimile e dokumentit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania