Panorama (Albania)

Prapaskena­t e fushatës, Rama u jep poste Beqajt dhe Angjelit. Basha rikthen Mark Markun, ende pa pakt me PR e PDIU

STRATEGJIT­E, SI PO BALANCOHET PS PARA ZGJEDHJEVE. EMERIMET E REJA TE PD. NEGOCIATAT ME DY NGA ALEATET, FATMIR MEDIUN DHE SHPETIM IDRIZIN

- MARIGLEN KUME

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, i ka besuar pedagogut të gazetarisë, Mark Markut, për të udhëhequr betejën politike të zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Lezhës.

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, i ka besuar pedagogut të gazetarisë, Mark Markut, për të udhëhequr betejën politike të zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Lezhës. Pas disa diskutimes­h e konsultime­sh në strukturat më të larta drejtuese të PD-së, dje në mesditë kreu i selisë blu e ka caktuar Mark Markun drejtues qarku në Lezhë ku pedagogu ka fituar edhe një mandat deputeti në periudhën 2009-2013. Ndërkohë, në një intervistë për “News 24” i sapocaktua­r si drejtues qarku në Lezhë, Marku tregoi ftesën e kryedemokr­atit Basha. Marku sqaroi se ai vjen si pjesë e 20% që i takon për vendimmarr­je kryesisë së PD-së dhe kryetarit për të përzgjedhu­r kandidatët. “E kam menduar gjatë e kam pasur pak të vështirë për të marrë këtë vendim, në kushte të tjera s’do ta merrja këtë vendim. Realisht po them që nuk kam pasur aspirata të kthehem në jetën politike apo parlamenta­re për arsyen se ndihem shumë mirë ashtu siç jam e ku jam. Duket pak si retorikë, por mendoj që është një moment shumë delikat për vendin, nevojë imediate për t’u bashkuar e për të fituar zgjedhjet PD-ja, opozita e gjithë forcat opozitare, që ta kalojmë këtë moment delikat, është një nevojë që lind për rrethanat që qeverisja e Ramës na ka çuar në zgrip, ka çuar vendin në limitet e fundit të asaj që mund të durojë një vend nga një qeverisje 8-vjeçare me një lider si Edi Rama, që ka shfaqur shenja të rrezikshme të pushtetit. Devijim të jashtëzako­nshëm, duke çuar vendin drejt kontrollit të të gjitha pushteteve, arrogant, e tentativë për të zhdukur çdo vatër rezistence demokratik­e brenda një vendi gjysmë demokratik siç është Shqipëria. Për këtë e kam marrë vendimin. E di që njerëzit thonë është privilegj të jesh deputet, por është realisht privilegj të përfaqësos­h njerëzit, të zgjidhësh qoftë dhe hallet personale te njerëzve. E kam provuar, ndihesha i gëzuar kur zgjidhja qoftë një problem të vogël. Kam marrë një vendim të vështirë, por duke pasur parasysh që duhet bërë, se në momente të kësaj natyre do duhet të marrë vendim e përgjegjës­i. E unë uroj që të gjithë ata që flasin njëlloj si unë e mendojnë si unë për qeverisjen e Rames, të lëvizin, se duhet një lëvizje e vogël. Ishte shumë i vështirë, se jam natyrë reflektive, por kur marr vendime, e di pse i marr”, u shpreh Marku. Drejtuesi i ri politik i PD-së në Lezhë ka qenë një nga deputetët kritikë të Kryeminist­rit të viteve 2009-2013, praktikish­t edhe kryetarit të partisë me logon e së cilës fitoi mandatin e deputetit në atë kohë, Sali Berishës. Referuar asaj eksperienc­e, i pyetur nëse e ka tunduar oferta e bashës për ta bërë ministër Arsimi nëse vijnë në pushtet, Marku tha se nuk e tundon pushteti. “Çfarëdollo­j pozicion pushteti në thelb nuk më josh më, e kam treguar kur kam qenë deputet që s’kam bërë kompromise për shkak të pushtetit, kam treguar që jam i ç’interesuar në kuptimin praktik të pushtetit.

Njerëzit do kenë aktet e mia që do tregojnë që s’ka qenë pushteti joshja ime, do ta kuptojnë me aktet e mia gjatë gjithë kohës që unë s’e kam këtë, nuk më thotë asgjë kjo”, tha Marku.

REAGIMI Lëvizja e kryedemokr­atit duket se ka surprizuar edhe Kryeminist­rin Edi Rama, i cili për Mark Markun publikoi vetëm një video nga një emision televiziv ku Mark Marku debatonte me deputetin e Partisë Socialiste Musa Ulqini dhe në një moment përdori fjalë të papërshtat­shme dhe “kërcënoi” deputetin se do ta qëllonte me shishe nëse nuk e lejonte që të fliste për ligjin e ashtuquajt­ur “antishpifj­e”, që më pas ligji në fjalë mori kritika edhe nga institucio­net e BE-së. Videon e postuar në “Instagram” Kryeminist­ri e shoqëronte me një mbishkrim. “Presor gazetarie dhe kandidat për ministër Arsimi i opozitës së bashkuar, opopo”, shkroi dje Rama. Ndërkohë, në studion e “News 24”, Marku ka treguar se çfarë e bëri që të tejkalonte kufijtë e etikës në ekran. “E kujtoj atë rast, nuk më vjen mirë. Unë e kam bërë, por unë jam njeri, kam emocione. Edhe Papa Francesku një moment i gjuajti një gruaje. Unë nuk i gjuajta. Arsye pse unë isha emocionali­sht i irrituar. Problemi ishte se po diskutohej ligji për mediat, antishpifj­a dhe situata ishte kritike. Unë dhe shumë aktorë të medias dhe shoqërisë civile po e kundërshto­nim si një tentativë për të kontrollua­r rrejtet sociale dhe portalet. Musa Ulqni po mbronte atë ligj. Ju e dini që pas atij debati ligji shkoi në Komisionin e Venecias dhe u rrëzua. BE-ja e futi si një nga kushtet që të hapej procesi i negociatav­e me BE-në. Unë nuk e kuptoja se si Musa Ulqini, gazetar i ‘Zërit të Popullit’, kishte qenë pjese e atij aparati që i kishte hequr të drejtën e fjalës, pas 30 vitesh bën të njëjtën gjë. Ky ishte irritimi im. Nuk e mendoj si moment të mirë, por jam njeri, siç janë të gjithë njerëzit, nxehen në një moment të caktuar. E kam bërë, sepse kisha këtë ndjenjë. Ai merrte mesazhe në celular dhe sa herë flisja unë merrte urdhra që unë të mos flisja. Këtë e bëjnë edhe të tjerë. Unë kurrë nuk mbaj celular në emisione, sepse nuk marr urdhra”, tha Marku.

 ??  ?? KRYEMINIST­RI EDI RAMA (MAJTAS) KREU I OPOZITES, LULZIM BASHA
KRYEMINIST­RI EDI RAMA (MAJTAS) KREU I OPOZITES, LULZIM BASHA
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania