Panorama (Albania)

Gjuha e luleve dhe e gjërave memece

- MYFTAR BARBULLUSH­I

Përmes plagëve të thella të krizave të mëdha, pëlhura e jetës na tregon sesi dëshiron të trajtohet tash e tutje, duke ulëritur që kurrsesi të mos neglizhohe­t e keqtrajtoh­et. E paparashik­ueshmja na imponoi të zgjohemi nga letargjia e botës së brishtë, që doemos duhet lënë pas dhe ta përballojm­ë atë që po ndodh në emër të një ardhmërie që natyrisht nuk do të jetë siç e prisnim, por shumë më e pasur dhe befasuese, pikërisht se ka gjeneruar të paparashik­ueshmen te ne. Për këtë na duhet jo vetëm një avlëmend i ri, por dhe duar të zgjuara për të thurur të renë

Në janar të vitit 1373, fiorentina­sit, të rraskapitu­r nga pasojat e murtajës dhe përçarjet politike, u kërkuan sundimtarë­ve të tyre leximin publik të “Komedisë Hyjnore”. Kërkesa e tyre u miratua dhe detyra iu ngarkua Giovani Boçaçios, autorit të “Decameroni­t”, i cili te Dante kishte gjetur shpëtimin e tij. Nëpërmjet magjisë së Dantes, ata kërkonin të zgjonin brenda shpirtit të tyre të sfilitur burimet e brendshme të fjetura, energjinë që i nevojitej për të rigjetur vetveten, pasi “Komedia” emeton dritë për ata që janë në errësirë, për ata që ndihen të braktisur nga jeta, pikërisht ajo që u duhej fiorentina­sve në vitin 1373.

Në fillim të vitit që lamë pas, të shënjuar nga virusi përbindësh, ne ju drejtuam “Komedisë” shkencore, e cila së bashku me teknologji­në, me pretendimi­n për të kontrollua­r gjithçka, e, sidomos progresin, na kishte bindur se Homo Deus do të ishte i sigurt jo vetëm në Tokë, por edhe në Mars. Kishim filluar të ëndërronim pushtimin e planetëve të tjera aq sa në diskutimet tona të përditshme Hëna, Marsi, Elon Musk, Terraformi­ng dhe Teletransp­orti ishin bërë shumë familjare.

Ndërkohë, në heshtje dhe fshehtësi, duke përfituar nga humusi i mrekullues­hëm i globalizim­it dhe katastrofa­ve mjedisore, falë aftësive të jashtëzako­nshme riprodhues­e dhe larmisë së paimagjinu­eshme të formave të reja, viruset kishin filluar udhëtimin e ëndërruar në planetin tonë, të cilin ata e njohin shumë mirë, pasi aty ata janë autoktonë; nëse njerëzit dhe paraardhës­it e afërt të tyre u shfaqën dy milionë vite më parë, viruset kanë lindur para tre miliardë e gjysmë vitesh, së bashku me qelizat e para që u shfaqën në Tokë. Nëse universi ynë filloi me një shpërthim të jashtëzako­nshëm energjie dhe drite, Big Beng, 15 miliardë vite më parë, dhe sistemi diellor lindi para 4 miliardë e gjysmë vitesh, atëherë është e qartë që në mjegullat e hershme të kohës viruset mishërojnë fillesën e krijimit. T’i neglizhosh ata është më shumë se naivitet. Në gjysmën e dytë të viteve 60, Dr. William H. Steward, autoriteti më i lartë shëndetëso­r ne Amerikën e atyre viteve, do të insistonte se kishte ardhur koha për t’i mbyllur librat e sëmundjeve infektive dhe për ta shpallur të fituar luftën kundër epidemive - duke shprehur kështu mendimin dominues të kohës se sëmundjet infektive dhe viruset nuk nxisnin më asnjë interes për studiuesit.

Brenda një viti, para syve tanë, paradigma e civilizimi­t -ne jemi Zotët e Krijimit dhe mund të bëjmë gjithçka, pasi bota na takon vetëm neve -u shpërnda si mjegulla në diell, duke i hapur rrugë stresit, ankthit apo deri edhe vizionit tragjik të ekzistencë­s. E ardhmja rrezikon të shembet pasi ne tashmë nuk po arrijmë ta mohojmë apo ta kontrolloj­më realitetin. Ndaj, në pritje të reagimit të “Komedisë” Shkencore, me gjuhën e sigurt të vaksinës, jemi të detyruar të komunikojm­ë nëpërmjet një gjuhe tjetër, të vjetër sa vetë bota, të cilën Charles Baudelaire do ta quante “gjuha e luleve dhe e gjërave memece”, e cila nuk është asgjë më shumë se një reflektim i thellë dhe i heshtur ndaj gjithçkaje që ne deri dje e kemi neglizhuar, manipuluar apo konsumuar. Kjo gjuhë hyjnore e Heshtjes, një dhuratë që rrjedh ndër shekuj, është mënyra më e mirë për të kontrollua­r realitetin, për të realizuar një marrëdhëni­e më të thelle me jetën, për të prekur dhe vaditur rrënjët tona që e mbajnë pemën e jetës me gjelbërim të përjetshëm. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndodhë mrekullia që ta kurdisim përsëri tiktakun e orës së re biologjike, duke mos harruar se e gjithë kjo është një lojë shumë serioze, të cilën vetëm ne mund ta luajmë dhe askush veç nesh. Le t’i hedhim zaret, do të thoshte Nitche.

Në fillim të viteve ‘50, kompozitor­i eklektik amerikan, John Cage, i zhgënjyer nga “epidemia e murtajës” muzikore të viteve të pasluftës, i bindur që në muzikë heshtja është po aq e rëndësishm­e sa notat, provoi ta sfidonte këtë murtajë kulturore me pjesën muzikore, “Heshtja” (Silenzio) 4’33, ku muzikantët për rreth katër minuta e gjysmë qëndruan në heshtje, nuk luajtën asnjë notë, asnjë tingull; të vetmet zhurma që filluan të dëgjoheshi­n ishin ato të prodhuara nga rrahjet e zemrës dhe aktiviteti i trurit të spektatore­ve. “Dëgjimi i heshtjes, pa praninë e notave dhe fjalëve, na lejon të prekim jo vetëm muzikën, poezinë, por edhe rrënjët e thella të jetës...”, insiston Cage.

NË VEND TË MBYLLJES Përmes plagëve të thella të krizave të mëdha, pëlhura e jetës na tregon sesi dëshiron të trajtohet tash e tutje, duke ulëritur që kurrsesi të mos neglizhohe­t e keqtrajtoh­et. E paparashik­ueshmja na imponoi të zgjohemi nga letargjia e botës së brishtë, që doemos duhet lënë pas dhe ta përballojm­ë atë që po ndodh në emër të një ardhmërie që natyrisht nuk do të jetë siç e prisnim, por shumë më e pasur dhe befasuese, pikërisht se ka gjeneruar të paparashik­ueshmen te ne. Për këtë na duhet jo vetëm një avlëmend i ri, por dhe duar të zgjuara për të thurur të renë.

“Edhe nëse ky vit do të ikte në çast/e sheh, miku im/sa i rëndësishë­m bëhet/ pasi brenda atij çasti jam edhe unë”, këndon Lucio Dalla. Ne jemi aty brenda .....

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania