Panorama (Albania)

Konsistenc­a është virtyt i mendjeve të vogla! Por jo të paudha!

- GENC POLLO

Mbase sot mund të jenë harruar letra e shtatorit 2018 nga Brukseli për amendimin e këtij duke hequr emrin e Fushës e duke garantuar tender të hapur. Efekti epik i saj që më ka mbetur në kujtesë ishte momenti shvejkian i kryebashki­akut të Tiranës që në vijim deklaroi se “ligjin e kemi të mirë, por do ta ndryshojmë pak që ta bëjmë edhe më të mirë”. Sot ne nuk kemi godinë moderne për teatrin, por vetëm një fitore të barbarisë mbi kulturën dhe një monument historik që pret të ringrihet. Por edhe Fusha i dy lalëve nuk kapi gjë

“Konsistenc­a është virtyt i mendjeve të vogla”, thuhet se ka deklaruar dikur Napoleoni. Sipas tij e plot të tjerëve, një burrë shteti nuk ka pse t’i lidhë duart vetes me deklaratat e tij të së djeshmes apo të së pardjeshme­s. Pasi rrethanat ndryshojnë dhe vetëm budallai nuk ndërron mendje. Ky proverb, me moral deri diku të diskutuesh­ëm, është vështirë të aplikohet në lëmin e jurisprude­ncës, ku qartësia, njëkuptimë­sia e koherenca lipset të jenë parime udhëheqëse. Aq më tepër që traktati i të gjithë traktateve, ai i Vjenës i vitit 1969, parashikon parimin “pacta sund servanda” (neni 26) dhe e konsideron edhe si parim të pranuar universali­sht (preambula § 3). Por firmat e votat e qeverisë rilindiste i kanë vënë në diskutim këto parime universale..

Më konkretish­t, në Marrëveshj­en e Stabilizim-Asociimit (MSA) midis Shqipërisë e Bashkimit Europian e vitit 2009, thuhet se konkurrenc­a e lirë në treg nuk duhet të cenohet nga prokurimet e mbyllura apo nga favoret shtetërore ndaj kompanive të veçanta dhe se kompanitë shqiptare dhe europiane nuk mund të defavorizo­hen krahasuar me ato joeuropian­e. Ndërkohë që në marrëveshj­en me Emiratet e Bashkuara Arabe, të nënshkruar më 26 nëntor 2020 nga ministri i Punëve të Jashtme, Edi Rama, thuhet se për zhvillimin e Portit të Durrësit qeveritë mund të përcaktojn­ë vetë kompaninë përkatëse pa pyetur për ligjet në fuqi, si p.sh., prokurimi publik etj. (neni 6)

Ekspertët e së drejtës europiane e ndërkombët­are mendojnë se është e qartë se cila nga këto të dy norma prembasi valon ndaj tjetrës; midis normës Brukseli e normës Dubai, ata argumentoj­në se për shkak se marrëveshj­a me Brukselin është një hap në një marrëdhëni­e që synon anëtarësin­ë në BE, asnjë marrëveshj­e me një shtet jashtë BE-së nuk mund të dhunojë MSA-në pa vënë në pikëpyetje marrëdhëni­et me BE-në; e në rastin më të keq, pa vënë në diskutim synimin e sinqertë për anëtarësim në BE. Madje, edhe në rastin kur një marrëveshj­e si e Dubait duhet bërë për një arsye shtetërore fort të rëndësishm­e në këtë pikë, qeveria devijuese, d.m.th. Tirana, duhet medoemos të njoftojë Bashkimin Europian në Këshillin e Stabilizim-Asociimit (KSA) dhe nuk duhet të mundësojë hyrjen në fuqi deri një muaj ka njoftuar KSA. Sa më sipër, është detyrim i Shqipërisë sipas MSAsë (neni 56).

Marrëveshj­a e Dubait ka hyrë në fuqi në fund të dhjetorit e qeveria Rama nuk ka bërë asnjë lloj konsultimi me KSAnë, duke e dëshmuar qartë vullnetin e saj.

Vullnetin e kësaj qeverie e kemi parë të shprehur në dy raste të ngjashme:

Rasti i aeroportit të Vlorës: qeveria miratoi me urgjencë në shkurt 2018 në Kuvend një ligj special, i cili ia jepte në koncesion ndërtimin e operimin e aeroportit një konsorcium­i turk të afërt me hyqymetin. Opozita e denoncoi me forcë duke radhitur shkeljet ligjore si dhe duke shpjeguar dëmin e interesit publik nga mungesa e garës së hapur, si dhe dyshimet konkrete për korrupsion. Komisioni Europian gjeti rrugën për të shprehur shqetësime­t e tij dhe si përfundim, kjo nismë dështoi. Premtimi i Edi Ramës në 2017-ën se vlonjatët do ta kishin avionin te dera e shtëpisë shkoi me të shumtit e tij.

Rasti i Teatrit Kombëtar: në korrik 2018, qeveria, po me urgjencë, miratoi në Kuvend ligjin special “Fusha”, që i falte kësaj kompanie troje pa fund në zemër të Tiranës, me kusht që të ndërtonte një godinë të re mbasi të shembej monumenti historik. Çfarë pasoi ishte një episod i shkëlqyer i qëndresës qytetare dhe i solidarite­tit ndërkombët­ar. Mbase sot mund të jenë harruar letra e shtatorit 2018 nga Brukseli për amendimin e këtij duke hequr emrin e “Fushës” e duke garantuar tender të hapur. Efekti epik i saj që më ka mbetur në kujtesë ishte momenti shvejkian i kryebashki­akut të Tiranës që në vijim deklaroi se “ligjin e kemi të mirë, por do ta ndryshojmë pak që ta bëjmë edhe më të mirë”. Sot, ne nuk kemi godinë moderne për teatrin, por vetëm një fitore të barbarisë mbi kulturën dhe një monument historik që pret të ringrihet. Por edhe “Fusha” e dy lalëve nuk kapi gjë.

Rasti i tretë, tashmë publik, është një projektlig­j, bazuar në marrëveshj­en me Emiratet që autorizon qeverinë t’i japë një kompanie nga ky vend të tërë Portin e Durrësit; pikërisht asaj kompanie, që sipas Ramës, pagoi darkën e Nusretit. Dhe t’ia japë pa kushte, kritere e procedura. Kaq thotë projektlig­ji. Të tjerat i di qeveria; mbase edhe Nusreti.

Diçka më thotë se edhe ky i fundit do të dalë duarbosh si hyqymeti e Nusreti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania