Panorama (Albania)

Zbulohen vendimet e natës së Vitit të Ri për vaksinat, deputetët votojnë pa lexuar

“Nëntë mijë vaksina”, “dy mijë vaksina”, dhuratat e dy javëve të para të janarit nga vendet mike nuk erdhën. Deklaratat kontradikt­ore

- BESARTA BASHA

Vetëm duke lexuar titullin e dokumentit, 94 deputetë kanë votuar pro tri akteve normative që i hapin rrugë dërgesës së parë të vaksinave nga kompania “Pfizer” në Shqipëri.

Thelbi i saj, vetë marrëveshj­a, është klasifikua­r si sekret tregtar dhe si e tillë jo vetëm që nuk është bërë publike, por as u është parashtrua­r ligjvënësv­e për diskutim.

AKTE EMERGJENTE

Për sigurimin e vaksinës anti-Covid, qeveria shqiptare ka hartuar tri akte normative emergjente në më pak se tri javë dhe në terr të plotë informativ. Në ditën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor, qeveria është mbledhur për të kaluar aktin normativ, që autorizont­e Ministrinë e Shëndetësi­së të zhvillojë negociata me prodhuesit e vaksinës “Pfizer” në Gjermani. Dhjetë ditë më vonë, të dielën, si rrallë ndonjëherë, qeveria u rimblodh sërish. Kësaj here, për miratimin emergjent të tekstit të marrëveshj­es me “Pfizer”, përmes së cilës disa doza të ardhura në aeroportin e Rinasit nga një shtet mik që mendonte për vendin tonë, të mund të hynin në Shqipëri. Ndërsa dje, brenda një dite të vetme, në kohë rekord, është hartuar dhe miratuar marrëveshj­a për prodhimin dhe furnizimin me 500 mijë doza që duhet të vijnë deri në fundin e kësaj jave. Ndërsa dy aktet e para janë bërë publikë, edhe pse me vonesë, ky i fundit, vazhdon të mbetet enigmë, në emër të “konfidenci­alitetit”.

LOJA ME NUMRAT

Përpos tekstit të marrëveshj­es me kompaninë gjermane, nuk dihen as numrat e saktë, as data se kur mijëra dozat me lëngun e çmuar do të prekin tokën shqiptare. Nëse gërmojnë më shumë, shifrat e përmendura nga numri 1 i qeverisë konfuzojnë më tepër. Në ditën e parë të 2021-shit, teksa deklaronte marrëveshj­en me “Pfizer” për 500 mijë doza që do të vinin gradualish­t, Edi Rama përmendi një numër të konsiderue­shëm, që, sipas afateve të shprehura, duhej të kishin ardhur tanimë. “Kemi garantuar edhe gatishmëri­në e dy vendeve partnere për një total prej nëntë mijë dozash në gjysmën e parë të janarit”, nënvizoi shefi i qeverisë në 1 janar, pa përmendur emrat e vendeve mike. Jo për çështje sekrete, siç shprehet tanimë, por për faktin se marrëveshj­a zyrtare mund të bënte që këto vende të ndërronin mendje. “Nuk e dimë nëse dinamike e re e krijuar nga marrëveshj­a zyrtare me ‘Pfizer’ do të ndikojë ose jo në finalizimi­n e këtyre operacione­ve solidarite­ti nga ana e dy qeverive mike”. Pas entuziazmi­t për nëntë mijë doza, disa ditë më vonë, pritshmëri­të u ulën në dy mijë, të cilat duhet të vinin brenda këtij harku kohor. As ato nuk u panë gjëkundi. “Shifra, me të cilën nisim sot është 975. Ndërkohë që javën e tretë të janarit vijnë 10 mijë e 750 doza nga ‘Pfizer’, direkt nga kompania.

Ndërkohë, midis së sotmes dhe kësaj që thashë, presim edhe dy mijë doza të tjera nga i njëjti vend mik”, deklaroi Kryeminist­ri i prerë në besë nga qeveria sekrete “mike”, më 11 janar, ditën e nisjes së vaksinimit. E vetmja pritshmëri tanimë është marrëveshj­a me ‘Pfizer’, për të cilën nuk dimë as edhe një fjalë, edhe pse paratë janë dhënë parapagim. Aktualisht, vendi ynë po “sajohet” me afro një mijë dozat, që nuk po i mbaron dot. Në tetë ditë, në të vetmen qendër, “Air Albania” janë vaksinuar saktësisht 447 mjekë e infermierë, çka ka bërë që veç sigurimit të vaksinave, të shtrohen pikëpyetje edhe nëse sistemi ynë do t’i përballont­e dot mijëra vaksinat e premtuara Ramës.

 ??  ?? Faksimile e akteve normative për autorizimi­n e negociatav­e dhe hyrjen e vaksinave anti-Covid
Faksimile e akteve normative për autorizimi­n e negociatav­e dhe hyrjen e vaksinave anti-Covid
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania