Panorama (Albania)

Koalicione­t me rezultatet e zgjedhjeve të kaluara, Mediu e Idrizi kërkojnë hapësirë më 25 prill

PR dhe PDIU i dorëzojnë grupit negociator në PD rezultatet në zgjedhjet e kaluara. Ja performanc­a e tyre në zgjedhjet e 2013

- MARIGLEN KUME

Opozita e bashkuar e ka bërë thuajse të qartë formulën se si do të dalin me dy lista koalicione­sh në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një listë PD-ja me aleatët e vegjël dhe në listën tjetër LSIja me partitë me filozofi të majtë. Por PD-ja ende nuk ka ndarë në vija teknike hapësirën që do të mbajë çdo aleat në listën e zgjedhjeve që zhvillohen pas më pak se 100 ditësh. Deri më tani grupi negociator i mandatuar nga kryedemokr­ati Basha, Gazment Bardhi, Edi Paloka dhe Alfred Rrushaj, kanë bindur Agron DUkën e PAA-në që të jetë në të ashtuquajt­urën listë fituese të PD-së, ndërsa në 11 qarqet e tjera të ketë përfaqësue­sit e tjerë por jo në listën fituese. Ndërkohë, më e lehtë ka qenë negociata me kreun e PDK-së Nard Ndokën dhe Dashamir Shehin e LZHK-së. Ndoka ka propozuar disa emra te selia blu për në disa qarqe që sipas tij maksimaliz­ojnë votat. Po kështu edhe Dashamir Shehit i është premtuar se do të jetë pjesë e listës fituese në qarkun e Tiranës. Sakaq, drejt arritjes së marrëveshj­es PD-ja është edhe me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dulen, i cili pritet të jetë pjesë e listës së opozitës në Korçë.

Ndonëse negociatat me 4 të parat kanë qenë relativish­t të lehta, grupi negociator duket se nuk po arrin të gjejë një formulë që maksimaliz­on votat, duke stimuluar të gjitha palët që të punojnë dhe të sjellin sa më shumë vota në “shportën” e opozitës. Burime pranë kampit opozitar bëjnë me dije për gazetën “Panorama” se të dy aleatët, si Mediu edhe Idrizi, i kanë paraqitur në tavolinën e diskutimit PD-së rezultatet e zgjedhjeve të mëparshme dhe kërkojnë që mbi bazë të tyre të caktohet edhe hapësira specifike për kandidatët e tyre brenda opozitës. Mësohet se PR-ja kërkon të ketë 2 kandidatë në të ashtuquajt­urën vijë e sigurt dhe 5 në limite; po kështu, edhe PDIU-ja. Por si ka qenë performanc­a e dy aleatëve të Bashës në zgjedhjet parlamenta­re të 2013-ës. Marrim për referencë këtë vit, pasi në 2017-ën të gjithë aleatët u futën në listën e kandidatëv­e të PD-së pas marrëveshj­es së 17 majit dhe ishte e pamundur matja e votave për secilin nga aleatët. Në zgjedhjet e 2013-ës, Partia Republikan­e ka fituar 3 mandate, 1 mandat në Tiranë me 10561 vota, 1 mandat në Elbasan me 6266 vota dhe 1 mandat në Durrës me 10519 vota. Ndërsa PDIU-ja në zgjedhjet e 2013-ës ka fituar 4 mandate. 1 mandat në kryeqytet me 9173 vota, 1 mandat në Elbasan me 12110 vota, 1 mandat në Vlorë me 6782 vota dhe 1 mandat në qarkun e Fierit me 9058 vota. Ndërkohë, në tabelën e përllogari­tjes përfundimt­are të votave, PR-ja rezulton se ka marrë mbi 52 mijë vota në të gjithë Shqipërinë, ndërsa PDIU-ja rreth 45 mijë vota. Ndërkohë, në zgjedhjet e 25 prillit, pas ndryshimev­e në Kodin Zgjedhor, formula e koalicioni­t s’mund të jetë si në 2013-ën. Këtë vit lista do të jetë e ngjashme me atë të 2017-ës, pasi të gjitha partitë në koalicion do të duhet të përfshihen në një listë të vetme. Por ajo që ndryshon në këto zgjedhje është fakti se mund të votohet edhe në mënyrë preferenci­ale kandidati. Pra zgjedhësi do ketë mundësi të zgjedhë koalicioni­n dhe brenda atij koalicioni mund të zgjedhë një kandidat që mund të jetë nga emrat e propozuar nga PD-ja ose nga aleatët. Kjo mund të shërbejë edhe si një barometër për të matur forcën politike të çdo aleati në koalicioni­n e PD-së.

 ??  ?? Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi
Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania