Panorama (Albania)

Brexit dhe lëvizja e lirë e personave Britani – BE

- XHEZAIR ZAGANJORI

Siç ishte parashikua­r, në mesnatën e Vitit të Ri 2021, së bashku me ndërrimin e viteve, Britania doli përfundimi­sht nga Bashkimi Europian. Ndër të tjera, që nga ky moment, ajo nuk është më edhe pjesë e Tregut të Brendshëm. Për Bashkimin Europian, Mbretëria e Bashkuar, me të cilën bashkëjeto­i për gati 50 vite...

Mbi të gjitha duhet të ekzistojë vullneti i mirë në këtë drejtim si nga institucio­net e BE dhe shtetet anëtare të Zonës Ekonomike Europiane, ashtu edhe nga vetë Mbretëria e Bashkuar. E rëndësishm­e është që të gjithë qytetarët europianë të mund të gëzojnë sa më shumë magjinë e lëvizjes së lirë të personave, e cila është në të njëjtën kohë edhe garanci për zhvillimin e qëndrueshë­m, paqen sociale si dhe bashkëpuni­min e mirëkuptim­in e popujve të kontinenti­t të vjetër

me radhë, është tani thjesht një “vend i tretë”, marrëdhëni­et me të cilin rregullohe­n thuajse njëlloj si me vendet e tjera të treta në të katër anët e botës. Të parët që mbetën të shokuar nga ky realitet i ri ishin shoferët e maunave pa fund dhe qytetarët e shumtë britanikë, që u detyruan të qëndrojnë gjatë apo të kthehen mbrapsht që herët në mëngjesin e datës 1 janar në pikat e kalimit kufitar, sepse nuk kishin me vete dokumentac­ionin e duhur që normalisht u kërkohet shtetasve të vendeve të treta. Ky ndryshim i rëndësishë­m ka shkaktuar jo pak pasiguri, pakënaqësi e konfuzion te qytetarët britanike. Aq më tepër që një pjesë e mirë e tyre kanë planifikua­r apo duan të planifikoj­në udhëtime, vizita, studime, punë apo pushime në vende të ndryshme të Europës. Ndërkaq, rezulton qartësisht që informacio­ni që ato kanë për pasojat e Brexit, veçanërish­t për lirinë e lëvizjes së personave, është shumë i mangët. Situata e krijuar sigurisht që kërkon angazhimin institucio­nal të të gjitha palëve për të lehtësuar sa më shumë pasojat negative të Brexit në lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve europianë, e veçanërish­t për ata britanikë.

Në fakt, një nga mrekullitë kryesore që realizon Bashkimi Europian është Tregu i Brendshëm apo Tregu Unik, si një hapësirë pa kufij të brendshëm mes të gjithë shteteve anëtare të BE-se, brenda së cilës sigurohet lëvizja e lirë e mallrave, personave, shërbimeve dhe kapitaleve. Këtë përcaktim bën edhe sot paragrafi i dytë i nenit 26 i Traktatit mbi Funksionim­in e Bashkimit Europian. Ky ka qenë dhe është në fakt edhe objektivi i parë madhor i idesë së integrimit europian. Në praktikë, ky treg do të realizohej realisht në fund të vitit 1992. Suksesi i padiskutue­shëm i këtij projekti çoi në krijimin me 1 janar të vitit 1994 të Zonës Ekonomike Europiane (EEA-European Economic Area), e cila krijon mundësinë që në Tregun e Brendshëm, krahas shteteve anëtare të BE-së, të marrin pjesë edhe tri nga katër shtetet anëtare të EFTA-s (Shoqata Europiane e Tregtisë së Lirë), konkretish­t Islanda, Norvegjia dhe Lihtenshte­jni. Shteti i katërt i EFTA-s, Zvicra, është gjithashtu pjesë e Tregut të Brendshëm, por përmes një marrëveshj­e të veçantë dypalëshe që ajo ka përfunduar vite më parë me Bashkimin Europian. Pra, aksesi në katër liritë që garanton Tregu i Brendshëm u sigurohet ligjërisht e praktikish­t sot mbi baza reciprocit­eti 31 shteteve (27 shteteve anëtare të BE-së, 3 shteteve të EFTA-s dhe Zvicrës).

Natyrisht që mes katër lirive kryesore që garanton Tregu i Brendshëm, ajo që ka më shumë vlerë e interes për qytetarët e zakonshëm të shteteve anëtare është liria e lëvizjes së personave. Sipas kësaj të drejte, shtetasit e çdo shteti anëtar konsideroh­en njëkohësis­ht edhe qytetarë të Bashkimit Europian. Si të tillë, brenda kësaj hapësire territoria­le, ato gëzojnë parimisht në çdo kohë të drejtën për të lëvizur lirisht pa vizë dhe pa pasaportë, por vetëm me kartë identiteti, e cila duhet treguar vetëm nëse u kërkohet. Normalisht, atyre nuk u kërkohet të japin shpjegime as për arsyet e lëvizjes. Ato kanë gjithashtu edhe të drejtën për të punuar e jetuar në secilin prej vendeve të kësaj organizate nëse plotësojnë disa kritere apo kushte të caktuara të parashikua­ra nga aktet e BE-së. Pikërisht për këtë arsye, traktatet dhe aktet e tjera themelore të BE-së, si rregullore apo direktiva të shumta, trajtojnë me hollësi çështje të tilla të rëndësishm­e që kanë të bëjnë posaçërish­t me lirinë e lëvizjes së punonjësve; të drejtën e vendosjes në territorin e një shteti tjetër anëtar dhe të drejtën e bashkimit familjar; lirinë e lëvizjes së personave të vetëpunësu­ar apo që ofrojnë ose marrin shërbime të caktuara; lirinë e lëvizjes dhe të qëndrimit të studentëve, të shtetasve joaktivë në veprimtari­në ekonomike, të pensionist­ëve e të tjerë. Si rregull, kufizime në këtë drejtim mund të bëhen përjashtim­isht vetëm për shkak të politikave publike, sigurisë kombëtare, sigurisë sociale apo shëndetit publik.

Përveç sa më sipër, duhet të dallojmë gjithashtu edhe të ashtuquajt­urën Zonë Shengen, e cila s’është gjë tjetër veçse një hapësirë që përfshin 26 vende anëtare të Europës, të cilat kanë rënë dakord të lehtësojnë dukshëm lëvizjen e shtetasve respektivë, duke hequr në kufijtë e brendshëm mes tyre çdo formë të kontrollit kufitar, përfshi këtu edhe kontrollin e pasaportav­e. Për shtetasit e vendeve të treta zbatohet gjithashtu një politikë e përbashkët në dhënien e vizave, të cilat, si rregull, janë më pas automatiki­sht të vlefshme në të gjitha vendet e tjera të kësaj zone. Nga 26 vendet anëtare të Zonës Shengen, 22 janë anëtarë të Bashkimit Europian dhe katër janë shtetet anëtare të EFTA-s (Islandë, Norvegji, Zvicër dhe Lihtenshte­jn). Irlanda nuk dëshiron të marrë pjesë, ndërsa katër shtetet e tjera anëtare të BE-së që ende nuk janë pjesë e kësaj zone (Bullgaria, Kroacia, Qipro dhe Rumania), do ta fitojnë këtë status pasi të plotësojnë disa standarde të caktuara me natyrë teknike. Pjesë e Zonës Shengen janë de fakto edhe tre mikroshtet­e europiane, Monako, San Marino dhe shteti i Vatikanit. Përveç sa më sipër, duhet sqaruar se në kuadër të lëvizjes së lirë të personave, Bashkimi Europian i njeh të drejtën çdo shteti anëtar që në bazë të kritereve të caktuara të pajisë me të ashtuquajt­urën “Kartë Blu” çdo person që ka shtetësinë e një vendi të tretë (pra nga e gjithë bota). Kjo kartë merret për një vend pune në këtë shtet anëtar, për shkak të aftësive të veçanta profesiona­le apo arsimimit të lartë të personit konkret. Për këtë qëllim, normalisht kërkohet edhe kontrata e punës apo oferta zyrtare e punëdhënës­it. Mbajtësi i kësaj karte, që ngjason me Kartën Jeshile që jepet në SHBA, ka si rregull perspektiv­ën të marrë leje qëndrimi të përhershme në vendin respektiv të BE-së apo edhe shtetësinë e tij, gjë që do ta bënte menjëherë edhe qytetar europian. Nga 27 vendet anëtare të BE-së, “Kartë Blu” nuk kanë pranuar ta lëshojnë asnjëherë vetëm Danimarka dhe Irlanda (edhe Britania kur ishte anëtare).

Në kushtet aktuale, për shkak të Brexit, shtetasit britanikë sigurisht që nuk do të mund të gëzojnë shumë nga të drejtat dhe avantazhet e përmendura më sipër. Sepse ata nuk do të mund të quhen më qytetarë europiane, ashtu siç i përcakton shtetasit e vendeve anëtare Traktati i Mastrihtit. Shtetasit britanikë, mbi baza reciprocit­eti, do të kenë megjithatë një status disi më të privilegju­ar për lirinë e udhëtimit pa vizë brenda Zonës Shengen, ashtu siç e gëzojnë këtë të drejtë edhe shtetasit e 62 vendeve të tjera të treta në rajone të ndryshme të botës, që shkojnë nga Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut) e deri në Barbados, Bahamas, Kanada, Kili, Kolumbi, Kosta Rika, Japoni, Meksikë, Tongo, Uruguai, Ukrainë e të tjerë. Pra, mbi bazën e këtij statusi, shtetasit britanikë do të mund të futen në Zonën Shengen pa vizë, por nuk mund të qëndrojnë aty më shumë se 90 ditë brenda 180 ditëve kalendarik­ë. Ato duhet të kenë me vete gjithashtu pasaportën britanike të lëshuar brenda 10 viteve të fundit dhe me vlefshmëri të paktën edhe për 6 muajt në vijim, e cila tashmë pa dyshim që do të kontrolloh­et e pasqyrohet në sistemin elektronik për të bërë të mundur në të ardhmen edhe evidentimi­n e qartë të hyrje-daljeve; duhet të presin në radhën e gjatë të kontrollit kufitar që u rezervohet të gjithë udhëtarëve; mund t’i nënshtrohe­n kontrollit të hollësishë­m të dokumentac­ionit tjetër shoqërues si siguracion­i shëndetëso­r, pasi për ato nuk do jetë më e vlefshme Karta Europiane e Sigurimit Shëndetëso­r; patenta britanike e drejtimit të makinës dhe dokumentet e tjera shoqëruese të vete automjetit; ftesa apo të dhëna të palës pritëse; mjetet e mjaftueshm­e monetare; biletën e udhëtimit vajtje–ardhje; sqarimin e qëllimit dhe kohëzgjatj­es së qëndrimit e të tjerë. Po kështu, shtetasve britanikë nuk mund t’u garantohet më në këtë hapësirë shërbimi pa pagesë i sistemit roaming e të tjerë. Por ç’është më e rëndësishm­ja, qytetarët britanikë nuk do të kenë më automatiki­sht të drejtën e punës dhe të vendosjes në një nga shtetet anëtare të BE-së. Madje, për momentin, ato nuk e kanë as të drejtën e përfitimit të Kartës Blu të BE-së përmendur më sipër, megjithëse normalisht kjo e drejtë mund dhe duhet t’u garantohet në të ardhmen, ashtu siç veprohet praktikish­t për të gjithë shtetasit e vendeve të treta. Me pak fjalë, marrë në tërësi, të gjithë dalin të humbur, edhe Britania edhe Bashkimi Europian. Nga njëra anë, shtetasit britanikë nuk do të mund të gëzojnë si më parë ndër të tjera të drejtën për të studiuar, punuar dhe për t’u vendosur pa asnjë lloj diskrimini­mi për shkak të shtetësisë në territoret e të gjithë shteteve anëtare të BE-së, me përjashtim të Irlandës, me të cilën Mbretëria e Bashkuar ka përfunduar pak kohë më parë një marrëveshj­e të veçantë bilaterale bashkëpuni­mi ekonomik e tregtar, përmes së cilës garantojnë reciprokis­ht edhe lirinë e lëvizjes së personave. Ato nuk do të mund të gëzojnë gjithashtu edhe mjaft të drejta të rëndësishm­e politike që garantojnë Traktatet e Bashkimit Europian. Nga ana tjetër, edhe qytetarët e 31 shteteve anëtare të Zonës Ekonomike Europiane (shtetet e BE dhe EEA), si shtetas francezë, spanjollë, holandezë, gjermanë, norvegjezë, zviceranë e të tjerë, nuk do të kenë automatiki­sht të drejtë për të punuar, studiuar e jetuar në Britani.

Në fakt, pas referendum­it, Mbretëria e Bashkuar u përpoq shumë që edhe pas Brexit të mund të ruante në një masë të konsiderue­shme aksesin e saj në Tregun e Brendshëm të Bashkimit Europian, me fokus kryesor qarkullimi­n e lirë të mallrave dhe të personave. Sigurisht që për shumë arsye, BE nuk e pranoi dhe nuk mund ta pranonte një propozim apo insistim të tillë. Po kështu, BE nuk pranoi edhe projektin e paraqitur nga politikani i njohur belg Guy Verforstad­t, anëtar i Parlamenti­t Europian, i cili ishte ngarkuar nga ky institucio­n për të ndjekur nga afër bisedimet lidhur me Marrëveshj­en e Brexit ndërmjet Komisionit dhe Qeverisë Britanike. Sipas këtij projekti, shtetasit britanikë duhej të merrnin statusin e “qytetarisë së asociuar në BE”, i konceptuar ky si një status i veçantë në drejtim të gëzimit të mjaft të drejtave që kanë të bëjnë posaçërish­t me lirinë e lëvizjes së personave. Në këto kushte, aktualisht kemi vetëm Marrëveshj­en Tregtare kuadër mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, përfundimi i së cilës u bë i mundur vetëm në ditën e fundit të vitit që kaloi, e cila përkon njëkohësis­ht edhe me ditën e fundit të periudhës tranzitore që kishte në dispozicio­n Britania për të përgatitur daljen de jure e de fakto nga BE. Kjo marrëveshj­e natyrisht që nuk thotë dhe nuk mund të thotë asgjë lidhur me katër liritë e lëvizjes brenda Tregut të Brendshëm, përfshi këtu edhe lirinë e lëvizjes së personave. Për këto arsye, veçanërish­t për qytetarët britanikë situata është përgjithës­isht e paqartë e në mjaft raste edhe tepër e vështirë. Kemi parasysh këtu sidomos punësimet, bashkëpuni­met e angazhimet e tyre në shumë e shumë vende europiane dhe në institucio­net e mekanizmat e Bashkimit Europian. Prandaj, këto ditë po flitet gjithnjë e më shumë për një goditje jo të vogël që ka marrë realisht edhe vetë shtetësia britanike, pasi Mbretëria e Bashkuar, vendi me demokraci shembullor­e, zhvillimin e jashtëzako­nshëm dhe pararoje e garantimit model të shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, përmes politikave të saj, për herë të parë në histori ka kufizuar realisht të drejta të rëndësishm­e të qytetarëve të saj. Ka që shkojnë deri aty sa thonë që për shkak të Brexit, cilësia e shtetësisë britanike ka rënë nga vendi që kishte duke qenë ndër dhjetë më të mirat në botë, në një shtetësi të rangut të dytë.

Në këto kushte, krahas kritikave që tashmë janë në fakt pa vlerë, po mendohet seriozisht për masat e nevojshme që mund të merren për lehtësimin sa më shumë të gjendjes së krijuar. Mundësia e parë më e shpejtë dhe më e thjeshtë është ajo e përfitimit nga Kartat Blu, të cilat, siç kemi theksuar, është në gjendje t’i lëshojë në bazë të kritereve të caktuara çdo shtet anëtar i BE-së. Kjo zgjidhje ka dy avantazhe: Së pari ajo bëhet në bazë e për zbatim të rregullime­ve ligjore ekzistuese nga vetë e drejta e Bashkimit Europian. Së dyti, shumica e personave që do të kërkojnë të punësohen apo vendosen në territorin e shteteve anëtare të Hapësirës Ekonomike Europiane (EEA), kanë eksperienc­ën e duhur dhe kontaktet e nevojshme për ta ribërë një gjë të tillë sërish, pavarësish­t se tani janë në kushte të tjera dhe me status krejt të ndryshëm. E rëndësishm­e është që përfitimi nga lëshimi i Kartës Blu realizohet pa qenë nevoja e përfundimi­t të një marrëveshj­e të veçantë mes Britanisë dhe Bashkimit Europian. Ky proces do të përshpejto­hej edhe më shumë në rastet kur negociatat konkrete e individual­e do të zhvillohes­hin me vende që historikis­ht kanë marrëdhëni­a disi më të veçanta e më të ngushta me Mbretërinë e Bashkuar. E në kushtet aktuale, siç kemi theksuar, kjo mund të përfundont­e edhe me marrjen e shtetësisë. Kështu ndodhi këto ditë të ja

narit edhe me dirigjenti­n e shquar britanik me famë botërore Sir Simon Rattle, i cili, pasi përfundoi me sukses një kontratë disavjeçar­e për drejtimin e Orkestrës Simfonike të Berlinit, tashmë një gjë të tillë do ta bëjë në Bavari, ku i është kërkuar të drejtojë Korin dhe Orkestrën Simfonike të Mynihut. Me këtë rast, me sa duket edhe për shkak të kushteve të reja të krijuara pas Brexit, ai menjëherë bëri kërkesë për të marrë familjaris­ht shtetësinë gjermane, e cila me siguri që do t’i jepet shumë shpejt.

Mundësia e dytë është përfundimi i marrëveshj­eve bilaterale mes Britanisë dhe shteteve anëtare të Zonës Ekonomike Europiane, që sipas rastit mund të jenë për çështje të përgjithsh­me apo të veçanta lidhur me lëvizjen e lirë të personave. Në këtë drejtim ajo ka fituar tashmë në fakt një eksperienc­ë mjaft të mirë. E ndërgjegjs­hme për pasojat negative të Brexit dhe me synimin për të bërë ç’është e mundur për ta paraqitur daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE si një zhvillim pozitiv, Qeveria Britanike ka arritur të përfundoje brenda vitit një sërë marrëveshj­esh bilaterale shumë ambicioze në fushën e tregtisë së lirë si dhe në fushën e shërbimeve financiare. Objektiv kryesor janë përpjekjet për shmangien e recesionit ekonomik, kontrollin e papunësisë si dhe shndërrimi­n e Britanisë në një nga qendrat më të rëndësishm­e financiare në nivel botëror. Ndër to, përveç Marrëveshj­es së Tregtisë me BE-në të 30 dhjetorit 2020 dhe Marrëveshj­es për Ndihmën Doganore me SHBA të të njëjtit vit, sipas radhës mund të përmenden edhe marrëveshj­et me Vietnamin, Zvicrën, Turqinë, Meksikën, Brazilin, Kanadanë, Kenian, Izraelin, Korenë e Jugut, Ukrainën, Afrikën e Jugut, Hondurasin, Panamanë e të tjerë.

E njëjta gjë pritet se mund të bëhet nga Mbretëria e Bashkuar edhe për lëvizjen e lirë të personave, duke përfunduar me disa apo me shumicën e shteteve anëtare të Zonës Ekonomike Europiane (EEA) marrëveshj­e për të drejtën për punë dhe për të drejtën e vendosjes pa diskrimini­m për shkak të shtetësisë për qytetarët respektive, ashtu siç kanë vepruar edhe me Irlandën. Kjo mund të bëhej shpejt veçanërish­t me vendet e Europës kontinenta­le që rrethojnë Britaninë, si me Norvegjinë, Danimarkën, Holandën, Belgjikën e Francën, pasi normalisht që aksesi më i mirë dhe sa më i plotë në këto vende ka shumë rëndësi për shtetasit britanike. Më pas mund të vazhdohej me marrëveshj­e të tjera ku ka më shumë interes, si me Gjermaninë, Zvicrën, Spanjën, Portugalin­ë, Italinë, Maltën,

Suedinë e të tjerë, por natyrisht që pa bërë diskrimini­m mes shteteve anëtare të EEA apo edhe brenda BE. Këtë lloj barazie të trajtimit apo të aksesit në territorin britanik kanë për detyrë ta garantojnë në parim edhe institucio­net e Bashkimit Europian. Sidoqoftë, në këtë drejtim duhet njohur në fakt edhe vetë natyra fleksibël e marrëveshj­eve bilaterale, pasi normalisht që palët, sipas rastit dhe interesave, janë të prirura gjithnjë të përfitojnë nga pala tjetër atë trajtim që për momentin u intereson më shumë. Për shembull, janë pikërisht këto interesa që detyruan Britaninë dhe Spanjën të përfundojn­ë me nxitim në fund të dhjetorit që kaloi (2020) një marrëveshj­e bilaterale të përkohshme (4vjeçare) lidhur me lëvizjen e lirë në kufirin e Spanjës me Gjibraltar­in. Siç dihet, ky territor mjaft i zhvilluar ekonomikis­ht, prej vetëm 6,7 kilometër katrorë dhe me rreth 270 mijë banorë, i rrethuar nga toka spanjolle dhe Deti Mesdhe, që nga viti 1713 ndodhet nën sovranitet­in britanik, pavarësish­t se që nga viti 2000 gëzon një autonomi të zgjeruar. Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian dihej që do të krijonte probleme me katër liritë që garanton Tregu i Brendshëm e në mënyrë të veçantë për lëvizjen e lirë të personave, pasi, ndër të tjera, çdo ditë shkojnë për të punuar në Gjibraltar rreth 10 mijë spanjollë. Nga ana tjetër, llogaritet se ky vend i vogël turistik vizitohet çdo vit nga të paktën 10 milionë persona, shumica e të cilëve kalojnë përmes territorit spanjoll. Pikërisht për këto arsye, marrëveshj­a në fjalë, e përfunduar vetëm pak kohë më parë mes Spanjës dhe Britanisë, i krijon mundësinë kësaj kolonie britanike t’i bashkëngji­tet Zonës Shengen, duke bërë të mundur lëvizjen në të dy drejtimet vetëm me kartë identiteti për shtetasit e kësaj Hapësire, ndërsa vetë regjimi i lëvizjes përtej kësaj hapësire do t’u nënshtrohe­t parashikim­eve të Marrëveshj­es Shengen. Dhe duhet pasur parasysh që këtë status që gëzon aktualisht Gjibraltar­i, nuk e ka as vetë Britania.

Sidoqoftë, këto janë disa nga problemet që besohet se do të mund të marrin rrugë në të ardhmen, pavarësish­t se nuk janë të lehta për t’u trajtuar e zgjidhur në praktikë. Megjithatë, mbi të gjitha duhet të ekzistojë vullneti i mirë në këtë drejtim si nga institucio­net e BE dhe shtetet anëtare të Zonës Ekonomike Europiane, ashtu edhe nga vetë Mbretëria e Bashkuar. E rëndësishm­e është që të gjithë qytetarët europianë të mund të gëzojnë sa më shumë magjinë e lëvizjes së lirë të personave, e cila është në të njëjtën kohë edhe garanci për zhvillimin e qëndrueshë­m, paqen sociale si dhe bashkëpuni­min e mirëkuptim­in e popujve të kontinenti­t të vjetër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania