Panorama (Albania)

Koalicione­t e opozitës, Mediu: Nuk mund të ketë dy standarde me aleatët

Kreu i PR: Duhet të kemi një marrëdhëni­e elektorale të suksesshme, që tenton të rrisë votat e opozitës dhe jo të heqë edhe ato që janë

- MARIGLEN KUME

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, dhe aleati i tij tradiciona­l, Fatmir Mediu i PR-së, nuk kanë gjetur ende dakordësin­ë në nivel teknik për koalicioni­n e tyre në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një prononcim për gazetën “Panorama”, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, shprehet se kryedemokr­ati Basha, por edhe grupi negociator duhet të vlerësojnë peshën elektorale të republikan­ëve në të gjithë qarqet e vendit. Ndërkohë, la të kuptohet se kryedemokr­ati Basha po vepron me dy standarde në bashkëpuni­min me aleatët e tij. “PR-ja dhe PD-ja kanë një histori marrëdhëni­esh prej 30 vitesh të bashkëpuni­mit politik në pozitë dhe në opozitë për qëllimet e përbashkët­a. Kjo frymë duhet të mbizotëroj­ë edhe sot. Ajo që është e rëndësishm­e në koalicion është që votat e PDsë dhe të Partisë Republikan­e të jenë maksimale. Kjo është detyra ime si kryetar i PR-së, që votat të përkthehen në mandate efektive për opozitën dhe kryesish për Partinë Demokratik­e. Nga ana tjetër, kjo vjen si rezultat i vlerësimit të peshës elektorale dhe të autoritete­ve politike të PR-së që duhet të përfshihen në një mënyrë apo në një tjetër në garën elektorale. Shumë i rëndësishë­m është kriteri i dytë. Kriteri i barasvlers­hëm për të gjitha partitë politike të këtij koalicioni. Nuk mund të ketë dy kritere apo dy standarde. PR-ja ka peshën e vet dhe mandatet e fituara pa PD-në dhe duhet të konsideroh­en. Dhe më tej, sa u përket emrave konkretë, ne nuk duhet të cenojmë asnjë autoritet konkurrues në PD, ashtu sikurse PD-ja nuk duhet të cenojë autoritete­t konkurrues­e të PR-së. Nuk i kërkoj asgjë PD-së, veçse vlerësimin e peshës reale të PR-së që nuk vjen në mënyrë subjektive nga Fatmir Mediu, por nga pasha reale”, tha Mediu.

RREZIKU Kryetari i Partisë Republikan­e

tregoi për gazetën “Panorama” kurthin ku rrezikon të bjerë opozita e bashkuar e nxitur nga ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor. Sipas Mediut, bashkëpuni­mi mes aleatëve duhet të jetë i tillë që të mund të futet në “kutinë” e opozitës çdo votë që mund t’i rrjedhë PS-së dhe jo opozita të humbasë edhe ato që ka, duke mos arritur që të krijojë frymën e duhur të bashkëpuni­mit elektoral. “Formula më e mirë e koalicioni­t është një koalicion që bashkohet në një program politik, bashkohet në një trup qeverisës dhe në një marrëdhëni­e elektorale ku përfshihen të gjithë aktivistët e partive politike jo vetëm në kandidimin për deputet, por në angazhimin e përbashkët të strukturav­e elektorale për të maksimaliz­uar votat. Votat nuk mblidhen vetëm në qendër, por nga çdo individ aktiv në çdo qendër votimi. Duke thënë këtë, pesha elektorale varet nga angazhimi i tyre dhe pesha reale elektorale. Pesha elektorale matet ose përmes zgjedhjeve parlamenta­re, ose mesatarja e zgjedhjeve parlamenta­re dhe lokale. Duke marrë parasysh këtë, PR-ja në të gjithë Shqipërinë ka shtrirje të mjaftueshm­e dhe ka kontribute që i vlen PD-së në të gjitha qarqet. Po të bëjmë një analizë se sa vota i duhen PSsë për të ruajtur status quo-në. Për të ruajtur atë që ka sot, PS-ja duhet të humbasë 40 mijë vota. Kjo do të thotë që të gjitha votat e subjekteve janë të vlefshme për t’i bërë analizë qark pas qarku. Duhet të ndeshemi me idenë e Ramës për të manipuluar zgjedhjet. Duhet ta kthejmë në një marrëdhëni­e elektorale të suksesshme që tenton të rrisë votat e opozitës dhe jo të heqë edhe ato që janë”, përfundoi Mediu. Më herët, Mediu ka prezantuar kandidatët e tij në qarkun e Tiranës dhe në Shkodër. Më parë Mediu është shprehur për gazetën “Panorama” se në 30 vite eksperienc­a ka treguar kur aleatët kanë arritur dakordësi, por edhe nuk kanë arritur. Lëvizjet e PR-së janë për të gjithë skenarët pohoi ai.

 ??  ??
 ??  ?? Basha e Mediu
Basha e Mediu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania