Panorama (Albania)

Debatet në Greqi për 12 miljet, sa ndikoi Shqipëria

Nikos Dendias: Ramë dakord me Shqipërinë për të zgjidhur çështjen e zonave detare në Gjykatën Ndërkombët­are të Drejtësisë në Hagë

-

Në një debat dyditor parlamenta­r, Parlamenti grek do të votojë zgjerimin e territorit detar të Greqisë me 12 milje detare.

Bëhet fjalë për detin midis Greqisë dhe Italisë. Miratimi i parlamenta­rëve konsideroh­et i sigurt. Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, shpjegon se është një e drejtë e paprekshme e sovranitet­it për Greqinë të zgjerojë ujërat e saj territoria­le – kjo nuk kërkon negociata me vendet e tjera. Dendias do të dëshironte të shpallte edhe zonën dymbëdhjet­ë miljesh në Egje. Por vendi fqinj, Turqia, kërcënon me luftë. Ministri i Brendshëm grek, Jorgos Gerapetrit­is, siguron parlamenta­rët se kufiri detar do të zgjerohet edhe në Egje “kur të jetë koha e duhur”. Fakti që Greqia tani po i zgjeron të drejtat e saj sovrane në Perëndim, gjashtë ditë para se të rinisin bisedimet me Turqinë, duhet të kuptohet si një mesazh edhe në drejtim të Ankarasë.

SHQIPËRIA, SI NJË OFRUES ZGJIDHJESH Ky hap nuk do të ishte i mundur nëse Greqia dhe Shqipëria nuk do të kishin mënjanuar mosmarrëve­shjet e tyre. Ndonëse as këtu situata nuk është plotësisht e qartë. Sidoqoftë, pas një vizite në Tiranë në nëntor 2020, ministri i Jashtëm Dendias deklaroi për herë të parë se të dyja vendet fqinje janë të gatshme që Gjykata Ndërkombët­are e Drejtësisë të sqarojë çdo mosmarrëve­shje mbi vijën e kufirit detar. “Ne ramë dakord me Shqipërinë për të zgjidhur çështjen e zonave detare në Gjykatën Ndërkombët­are të Drejtësisë në Hagë”, tha Dendias. Në fillim të vitit 2021, Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri një vizitë të shpejtë në Athinë. Duket se po funksionon. Athina dhe Tirana kanë nënshkruar një marrëveshj­e mbi përcaktimi­n e Zonave të tyre Ekskluzive Ekonomike (AOZ) në vitin 2009, por kjo nuk u zbatua kurrë. Pse? “Marrëveshj­a greko-shqiptare u bazua në Konventën e KB për të Drejtën e Detit dhe ishte shembullor­e nga perspektiv­a e së drejtës ndërkombët­are”, thotë për DW Aristoteli­s Tziampiris, profesor i marrëdhëni­eve ndërkombët­are në Universite­tin e Pireut. Por kompromisi me Athinën hasi asokohe në rezistencë të madhe politike në Tiranë, shton ai. Ishte Edi Rama ai i cili i kritikoi rëndë udhëheqësi­t e opozitës në Tiranë për këto qëndrime. Pak më vonë, Gjykata e Lartë e Shqipërisë pezulloi marrëveshj­en. Sipas njoftimeve të medias, diplomacia e Greqisë po përpiqet të krijojë një raport më të ngushtë me Presidenti­n shqiptar, Ilir Meta, i cili është tepër skeptik për afrimin e mundshëm. Koha po kalon, beson Angelos Syrigos, profesor i shkencave politike dhe deputet i Partisë Konservato­re në pushtet, ND, në Athinë. “Zgjedhjet parlamenta­re do të zhvillohen në Shqipëri në prill e deri atëherë duhet të bëhet kërkesa jonë e përbashkët për të shkuar në Gjykatën Ndërkombët­are të Drejtësisë”, paralajmër­on Syrigos në një shkrim të tij për gazetën “Kathimerin­i”. Eksperti politik Tziampiris e sheh këtë si një çështje jo tepër të rëndë. Ai nuk dëshiron të ndërhyjë në politikën e brendshme shqiptare. E të shkosh në GJND është një çështje që kërkon kohë. “Është e vështirë të thuash nëse do të kemi qartësi deri nga zgjedhjet parlamenta­re në Shqipëri. Por unë nuk mendoj se çështjet e tilla do të vendosin zgjedhjet”, beson shkencëtar­i politik. Në parim ka pak pika grindjeje midis Greqisë dhe Shqipërisë në këtë fushë. Më së shumti arkipelagu i vogël përreth grupit të ishujve të vogël Erikousses, në Veri të Korfuzit, mund të shkaktojnë kokëçarje. Bëhet fjalë për një total prej njëmbëdhje­të ishujsh dhe zona të vogla në detin Jon. Në verën e vitit 2015, Kryeminist­ri i atëhershëm, Alexis Tsipras, kaloi madje edhe pushimet atje. Sipas kërkimit nga e përjavshmj­a e Athinës “Proto Thema”, marrëveshj­a greko-shqiptare e vitit 2009 rregullon statusin e arkipelagu­t më shumë në frymën e Greqisë. Mbetet të shihet nëse pala shqiptare do ta marrë si shkas që të kërkojë përmirësim­e. Në çdo rast, është e rëndësishm­e të mos merret një vendim që shkakton mosmarrëve­shje dhe që çështja të zgjidhet përmes një gjykimi detyruesi ligjor, thotë studiuesi i shkencave politike Tziampiris. Ai beson se kjo do të lehtësonte gjithashtu edhe një zgjidhje të mundshme kompromisi në të ardhmen me Turqinë. Grekët shpresojnë se vendimi të jetë në favor të tyre – si në detin Jon, ashtu edhe në Detin Egje. Por kjo nuk është e sigurt. Si një shembull ai përmend marrëveshj­en e fundit për mosmarrëve­shjet rreth emrit me Maqedoninë e Veriut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania