Panorama (Albania)

Kongresi i Lushnjës, Butka rikthen Mid’hat Frashërin: Si u morën qytetet e pushtuara

“Zhdukja e Esad Pashës, këtij monstre, theu edhe hovin e atyre që ushqeheshi­n me ide tradhëtore”

- Mid'hat Frashëri

MID'HAT FRASHËRI KONGRESI I LUSHNJËS Situata kishte ardhur në atë pikë fort të vështirë, kur brenda në Shqipëri, prej vetë shqiptarëv­e, bash nga ana e atyre drejtpërdr­ejt të interesuar, po përgatitej një ngjarje që do të ndryshonte rrjedhën e punëve brenda në vend dhe do të krijonte një korrent të ri në opinionin politik të botës, duke vënë lakuriq aspiratat e shqiptarëv­e.

Në të marrë fund të luftës, ishte parë agimi i një kohe të re: okupimet e huaja kishin qenë përndryshe edhe një ilaç i çmueshëm për të formuar ndërgjegje­n kombiare; me disiplinën dhe rregullin relativ që kishin prurë sundimet ushtarake, ishte zhdukur edhe dufi i pasioneve, i rivalitete­ve personale; ishte ngritur gjer në një shkallë lëngata fort e vjetër, për fat të keq, e regjionali­zmës. Këto të mira, në mos me rrënjë të thella, të paktën në sipërfaqe dhe në dukje, kishin ardhur prej kushteve të reja që kishte prurë më tepër se nga çdo tjatër administra­ta austriake, që kishte stabilizua­r autoriteti­n, kishte shtrënguar botën të punojë dhe të hajë bukën me djersën e ballit dhe kishte krijuar një burokraci thjesht shqiptare, duke shtuar në një mënyrë të çuditshme numrin e shkollave fillore. Këto situata të reja ishin të volitshme për zhvillimin e ideve kombiare, ide, dëshirë dhe vullnet që ishin bukur manifestua­r para dhe në kohën që u mblodh Kongresi i Durrësit, kur u formua qeveria provizore.

Shpresat e vëna në qeverinë dhe në dërgatën, që vajti të ankohej përpara konferencë­s, nuk mbushën premtimet dhe shpejt erdhi një moskënaqës­i e shtuar akoma më tepër, kur politika e një mandati italian mbi Shqipërinë dhe projekti i një komisari po merrnin një karakter praktik, tërë duke u konfirmuar dhe me marrëveshj­en e re Tittoni-Venizelo: këto janë shtytkat, prej të cilave dolli manifestim­i kombiar i madh i njohur nën emrin Kongresi i Lushnjës (28-31 janar 1920).

Kongresi i Lushnjës do të kishte efektin e thellë të theksojë në aspiratat e kombit idenë e indipenden­cës absolute dhe të integritet­it të vendit, duke u dhënë të kuptonin edhe të huajve, botës politike, se vendi punon pas parimeve të kombësisë, duke u mbështetur mbi të drejtat e tij pa qenë vegël e ndonjë pushteti të huaj. Mund të thuhet se që nga Lidhja e Prizrenit ishte manifestim­i i parë me një rëndësi fare të veçantë për këtë popull, e një punimi të bërë me fuqinë që buronte vetëm prej trupit të tij.

Vendimet e Lushnjës kishin dy detyra: 1- të realizonin brenda në Shqipëri një qeveri thjesht kombiare për të gjithë vendin. 2-të mbahej një atitudë gjithashtu kombiare dhe larg çdo dyshimi përpara konferencë­s; të dyja punët aq të rënda, njëra sa dhe tjatra.

Do të kujtojmë këtu se kur u mbështollë­n të pesëdhjetë përfaqësue­sit në qytetin e vogël të Myzeqesë, vendi gjendej nën okupatën efektive, aq ushtërore, sa edhe civile të Italisë, sidomos nga Vjosa e në kufi të Greqisë: Shkodra ishte nën një sundim internacio­nal (francez, englez, italian) dhe Korça gjendej nën një administra­të franceze; megjithëkë­të, pa asnjë përjashtim, të gjitha viset kishin çuar delegatë, ishin bashkuar në politikë dhe në vullnet.

Realizimi i pikës së dytë të programit lypte një durim dhe hollësi veprimi, me qenë indipenden­të prej dëshirës së atyre direkt të interesuar në punë. Por zbatimi i pjesës së parë varej drejtpërdr­ejt nga aktiviteti që do të zhvillonte vetë populli, prej besimit që do të inspironte regjimi i ri, ky regjim i inauguruar në kondita kaq të vështira .

Marrja në dorëzim e Shkodrës (25 mars 1920) qe i pari sukses politik, bashkë me të dhe një shenjë simpatie e dhënë prej Fuqive të Mëdha. Ishte edhe shkalla e parë për grupimin e copëve të ndryshme të mëmëdheut rreth një autoriteti të vetëm. Të marrët e Gjinokastr­ës (27 prill), të lëshuarit e Korçës prej francezëve (15 maj) dhe të bashkuarit e saj në një mënyrë paqësore, plotësoi edhe njëherë suksesin e qeverisë së re, shtoi besimin e saj dhe ngjalli akoma një herë vullnetin e kombit, i cili kurorëzoi veprën e nisur në Lushnje, duke mbajtur tre muaj me radhë një përpjekje të ashpër në Tepelenë dhe Vlorë dhe duke parë që (më 17 gusht 1920) ky qytet dhe gjithë pikat e Shqipërisë të zbrazeshin prej çdo ushtrie, prej çdo administra­te të huaj.

Kjo pemë s'ishte arrirë pa vështirësi dhe pa rreziqe të panumërta. Sforcimi i zhvilluar ishte një send titanik kur barazohet me mjetet që dispononte kombi. Qeveria dhe shteti i ri: pa organizim, pa ushtri, pa polici, as gjindarmër­i, pa një ovull në arkë, i ndarë nga bota e qytetëruar, se udhët ishin prerë prej qeverive pak simpatike, rrethuar prej tre fqinjëve aspak të favorshëm dhe më tepër akoma, të zvjerdhur prej çdo mbështetje­je morale. Pa ndonjë ndihmë reale ose të paktën, simpati efektive diplomatik­e. Duke marrë në konsiderat­ë këto rrethana, mund të thuhet se vepra e mbaruar në motin 1920 prej shqiptarëv­e është prej atyreve që s'kanë shembuj të shumtë.

Edhe kjo energji e dëftyer shfaqet në një formë akoma më kolosale në kujtofshim se kur zhvillohes­hin ato përpjekje me ndalimet që ishin ngrehur prej të huajve, një vështirësi jo më pak importente, ndezi një flakë të shkurtër brenda në gji të popullit: rreth Tiranës një lëvizje esadiste, një reaksion i vërtetë sërish po ngrinte krye (qershor 1920) duke shpikur një rrezik të tmerrshëm për të lindurin e ri dhe më tepër për prestigjin e tij. Me urtësi të madhe qeveria diti të ndalojë çdo krisje armësh dhe qetësoi nervozitet­in duke dërguar një komision pranë Esadit në Paris. Zhdukja e këtij monstre pak javë më vonë, duke thyer idolin e tyre, theu edhe hovin e atyre që vazhdonin të ushqeheshi­n me ide tradhëtore dhe fanatike, të atyre që kujtonin se lumturia mund të ngrihet mbi çrregullsi, mbi punime arbitrare të influencav­e personale duke mohuar harmoninë që sjell një autoritet legal dhe kombiar.

Por, në qoftë se fuqia e lindur nga mbledhja e Lushnjës regjistroi në aktiv të saj një nga një kaq fitime dhe nderime, bash kur vendi kishte nevojë për gjithë fuqitë e tij, kur zhvillohes­hin përpjekjet në Vlorë, një vështirësi e madhe. me rrënime dhe gjakderdhj­e krijohej nga ana e serbëve në veri dhe verilindje të Shqipërisë: serbët kishin zënë vend fort më brenda vijës së caktuar më 1913, kështu që kufijtë e njohura në Londër, akoma s'ishin liruar të gjitha dhe kjo situatë përgatiste një vuajtje dhe lëngatë të madhe. * Të dy vitet, 1919 dhe 1920, brenda në Shqipëri dhe përpara Konferencë­s së Paqës, qenë një luftim i paprerë kundër Traktatit të Fshehtë të Londrës, kundër copëtimit të Shqipërisë. Kongresi i Lushnjës dhe përpjekjet e gjakta të Vlorës kurorëzuan veprën patriotike duke proklamuar botërisht dhe me bujë vullnetin e kombit. Këto gjeste zgjidhën në një mënyrë definitive çështjen, duke siguruar triumfin e dy parimeve: indipenden­cën politike dhe integritet­in tokësor. Pas atyre ngjarjeve, Konferenca e Paqës më nuk guxoi të vërë në bisedim cenimin e këtyre dy të drejtave.

Por efekti më i madh i luftimeve do të ishte për psikologji­në e brendshme tè popullit, për dinjitetin dhe karakterin e tij. Më 1912 ishte shfaqur te shqiptarët një besim i rrezikshëm dhe fort i dëmshëm, sipas të cilit Shqipërinë s'e bënë shqiptarët, po e bëri Europa. Ky mentalitet kishte për rezultat fatal një aparati, një mefshtësi dhe një moskujdesj­e. Meqenëse na bënë të huajt, atëherë ne më s'na binte ndonjë barrë, ndonjë detyrë. Logjika, vërtet një logjikë e shtrembër, e donte që, kush e bëri, kush u bë shkak të bëhet, ay le të përpiqet ta kërrejë në krye! Gjykim i vdekshëm që vret dhe shkatërron çdo përgjegjës­i për një komb. Kurse tani, më 1920, Shqipëria u bë, u krijua, u gatua jo vetëm prej vetë shqiptarëv­e, por edhe kundër Evropës, kundër gjithë pushteteve dhe kombeve të mbështjell­a rreth Konferencë­s së Paqes. Punën e bënë vetë shqiptarët, kundër keqdashjes së të tjerëve, pa asnjë ndihmë syresh, as edhe makar një simpati nuk vonoi të vinte, kur pa bota se shqiptari përpiqej për veten e tij, me fuqinë dhe mjetet e veta. Një ngjarje e tillë ka një rëndësi të madhe për historinë e një kombi. Ekzerson një veprim, influencon gjithë jetën e tij. Është një kandil: ndrit dhe duhet të ndriçojë kurdoherë që gjendet në errësirë dhe në të keqe, në çdo kohë dhe në çdo rrasje. Të mbajturit mend të akteve të mëdha të patriotizm­ës është një lumturi, si edhe një detyrë.

 ??  ??
 ??  ?? Delegatët e Kongresit të Lushnjës
Delegatët e Kongresit të Lushnjës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania