Panorama (Albania)

Dokumentet, Milo: Pse Enver Hoxha krijoi konfidenci­alitet me shefin e misionit të SHBA

“Shqiptarët në përgjithës­i e shihnin me dyshim politikën britanike, veçanërish­t qëndrimin e saj ndaj integritet­it territoria­l të vendit”

-

Profesor Paskal Milo vijon studimin e tij bazuar në dokumente arkivore amerikane dhe britanike në lidhje me qëndrimin e aleatëve gjatë luftës ndaj Frontit Nacional Çlirimtar dhe Ballit Kombëtar. Dokumentet arkivore tregojnë se vlerësimi i misionit amerikan dhe atij britanik ndaj Frontit Nacional Çlirimtar ishte thuajse i njëjtë dhe pse me amerikanët Enver Hoxha dukej se kishte më shumë besim, ndërsa britanikëv­e u druhej për qëllimet e tyre jo shumë në favor të Frontit, por dhe Shqipërisë. “Shqiptarët në përgjithës­i e shihnin me dyshim politikën britanike, veçanërish­t qëndrimin e saj ndaj integritet­it territoria­l të vendit”, shkruan profesor Milo në analizën e tij, ndërsa shprehet se misioni amerikan krijoi një marrëdhëni­e konfidenci­aliteti me Enver Hoxhën, nga i cili merrnin raporte sekrete ushtarake që i dispononte vetëm kreu i Shtabit të Përgjithsh­ëm. Por profesor Milo sjell në vëmendje bazuar në dokumentet arkivore edhe zhgënjimet e britanikëv­e por dhe amerikanëv­e ndaj Ballit Kombëtar, të cilët sipas raportimev­e të britanikëv­e, po bashkëpuno­nin ngushtësis­ht me nazistët, të cilët i kishin furnizuar edhe me armë.

PASKAL MILO

Vijon nga numri i djeshëm

FRONTI NACIONAL ÇLIRIMTAR

Amerikanët dhe britanikët kanë pasur shumë pak informacio­ne deri në pranverën e vitit 1943 për zhvillimet brenda në Shqipëri. Kontaktet e drejtpërdr­ejta që ata vendosën gradualish­t me faktorët kryesorë politikë e ushtarakë të rezistencë­s antifashis­te përmes misioneve të tyre në terren e pasuruan informacio­nin dhe përmes tij u bë e mundur të realizohej edhe një njohje dinamike e në proces të tyre. Nëse do të duhej të përmblidhe­shin shkurtimis­ht vlerësimet e përbashkët­a ose të përafërta të qeverive britanike dhe amerikane ndaj tyre, panorama mund të ishte: Të dyja qeveritë e konsideroj­në një grupim politik dhe ushtarak të majtë nën influencën direkte të Titos dhe të tërthortë sovjetike. Britanikët që e kishin ndjekur më nga afër FNÇ dhe udhëheqësi­t e tij, përmes misioneve të ndryshme të oficerëve të ndërlidhje­s, kanë dhënë analiza dhe informacio­ne të hollësishm­e rreth tyre. Mjaft oficerë të ndërlidhje­s, si Meklin, Smajli, Kemp, Palmer, Smith etj., kanë pasur njohje nga afër e lidhje pune me Enver Hoxhën e Spiro Moisiun, por edhe me drejtuesit kryesorë të formacione­ve partizane si Mehmet Shehu, Myslim Peza, Mustafa Gjinishi, Ymer Dishnica, Hysni Kapo, Ramadan Çitaku, Dali Ndreu, Islam Radovicka, Kadri Hoxha, Baba Fajë Martaneshi, Haxhi Lleshi etj. Ata i kanë studiuar nga afër dhe në arkivat britanike ka vlerësime të shumta rreth tyre. Veçanërish­t për Enver Hoxhën e Mehmet Shehun.

Ndër këto vlerësime të bëra në kohën e Luftës, por edhe pas saj, me botimin e kujtimeve e ditarëve të oficerëve të ndryshëm të ndërlidhje­s ka edhe subjektivi­zëm me nota negative e pozitive. Në pamundësi për të sjellë të gjitha këto vlerësime, do të merren së pari në konsiderat­ë ato që janë më kryesore dhe pa asnjë motiv paraprak seleksionu­es. Për shkak edhe të pozitës si shef i misionit britanik në Shqipëri, si referencë e parë merren më tepër dy raportet e gjeneralit Dejvis dërguar komandës superiore dhe që aty Londrës. Në raportin e parë të 12 nëntorit 1943, Dejvis ka shkruar se “e konsideroj Lëvizjen Nacional Çlirimtare si komuniste, por janë nën influencën e Titos dhe jo të rusëve… e konsideroj Lëvizjen Nacional Çlirimtare më afër fitores, sepse janë të rinj, janë më shumë agresivë që të lënë shijen e një lëvizjeje terroriste”.

Në mjaft dokumente të kohës amerikanët dhe britanikët

njohin se FNÇ është forca politike dhe ushtarake më e madhe dhe më e organizuar, me kontributi­n më të madh në mos të vetëm në luftën kundër gjermanëve në Shqipëri. Harry Fultz në fillim të shtatorit 1944 raportonte se në dallim nga dy grupet e tjera rivale, Balli Kombëtar e Legaliteti, “FNÇ ka më pak orientaliz­ëm në makeup-in e tij dhe është i përbërë në një përqindje të lartë nga njerëz të rinj… ata kanë treguar një farë aftësie organizati­ve dhe administra­tive në lidhje me luftën guerile”. Britanikët dhe amerikanët u bindën në mënyrë graduale nga vëzhgimet në terrenin e luftës se FNÇ ishte thuajse forca e vetme antifashis­te në kuptimin e plotë të fjalës në Shqipëri. Por duke e ditur këtë fakt, ata i dhanë mbështetje e ndihmë në shërbim të rezistencë­s antifashis­te dhe u treguan të kujdesshëm që deri në tetor 1944 të mos jepnin asnjë mesazh politik në favor të FNÇ. Në fund të Luftës, një anëtar i OSS-it, që kishte punuar në zyrat qendrore në Uashington e që u bë më pas anëtar i misionit diplomatik amerikan në Tiranë, Stefën Peters, fitoren e partizanëv­e shqiptarë që ai i cilësonte si “radikalët e rinj” e shpjegonte me faktin se “ata nuk nguruan të bënin sakrifica; sepse ata ishin trima e të guximshëm; sepse ata kishin aftësi të mira organizues­e; sepse ata ishin të vendosur që idetë e tyre radikale t’i vinin në praktikë”.

Britanikët që ishin të pranishëm në Shqipëri përmes edhe misioneve që dërguan kanë njohur në përgjithës­i rolin dhe kontributi­n parësor të FNÇ. Pavarësish­t se mjaft prej oficerëve britanikë të ndërlidhje­s nuk pajtoheshi­n me bindjet politike të udhëheqjes së FNÇ-së dhe nënvizonin tendencën prokomunis­te të saj, ata në raportet që dërgonin në qendrën e tyre bënin analiza e vlerësime realiste. Një prej tyre që ka vepruar në zonën e Gjirokastr­ës, majori Tilman, raportonte se LNÇ është “e vetmja palë në Shqipëri me të njëjtat qëllime për luftën si tonat”, por mirënjohja e tyre “zhvlerësoh­ej kur ndihmonim në mënyrë të barabartë të gjitha palët”.

Meklin, që për shkak të bindjeve të tij konservato­re nuk ushqente ndonjë simpati për Enver Hoxhën, përkundraz­i, ka njohur në raportin e tij të tetorit 1943 se “LNÇ deri tani nga

pikëpamja ushtarake është partia me e fuqishme në Shqipëri, nga pikëpamja politike dhe administra­tive më e organizuar dhe në të

njëjtën kohë më aktivja kundër Boshtit”. Po këtë vlerësim ka dhënë edhe majori E. Uotrës (Watrous) kur në qershor 1944 shkruante se LNÇ përfaqëson tashmë “një forcë guerrilase të fuqishme, të mirëpajisu­r, të mirorganiz­uar dhe të aftë për të ndërmarrë sulme në një shkallë që deri tani mendohej e pamundur”. Ka edhe mjaft raporte të tjera pozitive për rolin e FNÇ-së nga oficerë të tjerë britanikë të ndërlidhje­s, si R. Hibert, A. G. Hend (Hands), N. Uilër (Wheeler) etj.

Ndonëse të dyja qeveritë ecën me një hap në vija të përgjithsh­me në qëndrimin ndaj FNÇ-së, ato gjatë Luftës manifestua­n edhe dallime dhe rivalitete për influencë ndaj tij. Britanikët u investuan më tepër në Shqipëri nga të gjitha pikëpamjet, por nuk arritën objektivat politike që ata dëshironin në vend. Ndër arsyet kryesore që mund të përmenden janë se shqiptarët në përgjithës­i e shihnin me dyshim politikën britanike, veçanërish­t qëndrimin e saj ndaj integritet­it territoria­l të vendit. Misionet britanike në një masë jo të vogël përbëheshi­n nga oficerë ndërlidhës konservato­rë që e urrenin FNÇ-në për shkak të udhëheqjes komuniste të tij. Fakti që një pjesë e tyre qëndruan tek udhëheqësi i Legaliteti­t Abas Kupi dhe te nacionalis­tët antikomuni­stë të Veriut, që FNÇja i konsideron­te si armiqtë e tyre, e thelloi edhe më tepër hendekun e ndarjes mes tyre. Një arsye tjetër kryesore ishte se komandanti i përgjithsh­ëm i UNÇL dhe udhëheqësi politik i FNÇ, Enver Hoxha, i shihte me shumë dyshim britanikët, kishte frikë prej tyre për të mos thënë se i urrente.

Shtetet e Bashkuara në sytë e shqiptarëv­e paraqitesh­in në një pamje tjetër. Ata ishin përmes figurës së Presi

Në fund të Luftës, një anëtar i OSS-it, që kishte punuar në zyrat qendrore në Uashington e që u bë më pas anëtar i misionit diplomatik amerikan në Tiranë, Stefën Peters, fitoren e partizanëv­e shqiptarë, që ai i cilësonte si "radikalët e rinj", e shpjegonte me faktin se "ata nuk nguruan të bënin sakrifica; sepse ata ishin trima e të guximshëm; sepse ata kishin aftësi të mira organizues­e; sepse ata ishin të vendosur që idetë e tyre radikale t'i vinin në praktikë".

 ??  ??
 ??  ?? Enver Hoxha gjatë luftës
Enver Hoxha gjatë luftës
 ??  ?? Historiani Paskal Milo
Historiani Paskal Milo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania