Panorama (Albania)

Përballja me shifrat për 300 mijë të punësuar

Rama: Nga 2013 në 2019, 225 mijë të punësuar më shumë

-

Ndoshta ishte premtimi më i madh i opozitës para 2013-ës, por duket shumë larg realizimit jo me një, por edhe më dy mandate. Dje për herë të parë, përballë njëri-tjetrit, Rama-Denaj dhe drejtoresh­a e Tatimeve, thanë arsye të ndryshme (secili duke vlerësuar punën e vet) për 300 mijë vendet e punës. Premtimi i PS-së në 2013-ën ishte për 300 mijë vende të reja punë. Por edhe me modifikimi­n, se formalizim­i, pra deklarimi i të punësuarve në të zezë, mund të quhet punësim, sërish shifrat tregojnë të kundërtën. “Ne kemi premtuar 300 mijë vende pune dhe sot, thjesht duke iu referuar jo anketimeve, jo statistika­ve të nxjerra nga anketimet, por shifrave të Regjistrit të Punës në Republikën e Shqipërisë, hapeni dhe shikojeni ju që jeni ndërmjetës­it mes palëve në skenën politike apo mexhlisin e debatit publik dhe qytetarëve - dhe thojuni njerëzve nëse është apo jo e vërtetë që në Regjistrin e Punës në Republikën e Shqipërisë në vitin 2013 kishte 473506 veta të regjistrua­r dhe në fund të vitit 2019 kishte 698235 punonjës të regjistrua­r. Janë apo nuk janë 225 mijë më shumë? Janë apo s’janë 225 mijë shqiptarë më shumë që paguhen dhe paguajnë, sipas vendit të tyre të punës”. Këtë fjali e tha Rama dje, duke u mburrur para gazetarëve. Edhe pse po krahasonte vitin 2013 me vitin 2019, pra më shumë se një mandat qeverisës, sërish shifra nuk është e plotë. Por më të paplotë e bëri drejtoresh­a e Tatimeve kur tha se shkak ishte edhe formalizim­i me 10%. Pra rreth 60 mijë kanë ardhur nga formalizim­i, jo vende të reja pune. Gjë që u mbështet edhe nga Ministria e Financave. “Flasim për një rritje konkrete të numrit të të punësuarve në nivelin më të lartë të viteve të fundit, duke arritur në nivelin e shifrës 698.235 për fondin e 2015-ës me gati 225.000 vende pune shtesë. Sigurisht që politikat fiskale kanë kontribuar në rritjen e të ardhurave, por miradminis­trimi fiskal ka qenë po aq i rëndësishë­m”. Për të mbyllur debatin, nëse janë vende të reja pune, apo të formalizua­ra, ndërhyri sërish Rama. “Skllavëria nuk numërohet si vend pune në asnjë vend të planetit, kështu që ato mund t’i numëroni ju, por unë nuk i numëroj. Unë po ju them vende pune në Republikën e Shqipërisë dhe këtu kemi vitit 2019, pa llogaritur goditjet nga pandemia dhe rikthimin e shumë vendeve prapa etj., etj., por për të marrë një shifër që të mos kemi diskutime, këto janë librat e llogarive të shtetit. Dhe në librat e llogarive të shtetit është shumë e qartë që numri i vendeve të punës është rritur aq sa është rritur”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania