Panorama (Albania)

Basha, takim virtual me zyrtarët e BE-së, siguron mbështetje

Kreu i PD: Folëm edhe për ndihmën në sektorin e shëndetësi­së që Bashkimi Europian do t’i ofrojë Shqipërisë në të ardhmen

-

Ndërsa Kryeminist­ri Edi Rama përforcont­e akuzat ndaj BE-së gjatë një konference me gazetarët për strategjin­ë e shpërndarj­es së vaksinës kundër Covid19, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, lajmëroi se kishte zhvilluar një takim virtual me zyrtarë të BE.

Kreu i opozitës ishte në një videokonfe­erencë me Komisioner­in për zgjerim Oliver Varhelyi, kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamenti­t Europian, David

McAlister, ku tha se kishte folur për mbështetje­n ekonomike dhe në sektorin e shëndetësi­së. Po ashtu, Basha reagoi edhe ndaj deklaratav­e të kreut të qeverisë në konferencë­n të dedikuar ekonomisë. Sipas kryedemokr­atit, në 8 vite qeverisje Kryeminist­ri Rama i ka marrë shqiptarëv­e 3 miliardë euro nga taksat e rritura. Nga ana tjetër, Basha akuzoi kryetarin e maxhorancë­s se në momentin që shqiptarët patën nevojë që taksat e paguara t’u ktheheshin në ndihmë, Shqipëria renditet si vendi i parë në rajon me numrin më të lartë të falimentim­it të bizneseve si dhe i fundit në botë për ndihmën që i dha qytetarëve në pandemi.

LULZIM BASHA “Sapo kam pasur një komunikim në ‘zoom’ me disa nga drejtuesit kryesor të Bashkimit Europian, përfshirë komisioner­in për zgjerimin Olivér Várhelyi, kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamenti­t Europian, David McAlister, drejtues të tjerë të lartë të Bashkimit Europian, të Parlamenti­t Europian, ku kam folur edhe për ndihmën e jashtëzako­nshme që Bashkimi Europian i ka ofruar Shqipërisë, por edhe për ndihmën ekonomike dhe ndihmën në sektorin e shëndetësi­së që Bashkimi Europian do t’i ofrojë Shqipërisë në të ardhmen. Një gjë është e qartë si drita e diellit. Për shkak të dështimit të Edi Ramës, Shqipëria është sot në krizën më të thellë ekonomike krahasuar me çdo vend tjetër të rajonit. Në 8 vite, Edi Rama i ka rritur taksat duke iu marrë shqiptarëv­e 3 miliardë euro më shumë. 97% e shqiptarëv­e, paguajnë sot më shumë taksa se 8 vite më parë. 40% pothuajse e të ardhurave të biznesit shkon kosto e taksave të rritura të Ramës. Numri i shqiptarëv­e që kanë humbur vendin e punës është më i larti në rajon dhe ndihma ekonomike që qeveria e Edi Ramës i ka dhënë shqiptarëv­e, është më e ulëta në botë. Dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria është sot vendi me krizën më të thellë ekonomike në rajon dhe çdo vend tjetër ia ka dalë të përballet me pasojat e pandemisë me sukses shumë më të lartë, sesa i përket të gjithë këtyre treguesve, në veçanti gjithë gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare, gjendjes ekonomike të biznesit shqiptar dhe mundësisë për të përballuar koston e jetës. Ky është realiteti dhe kjo nuk mund të fshihet. Lajmi i mirë është që ditët e kësaj qeverie janë të numëruara. Tirja i qeveris, që iu ka marrë paratë shqiptarëv­e, iu ka marrë parat familjeve shqiptare, ku 97% e shqiptarëv­e paguan më shumë taksa, iu ka marrë paratë biznesit shqiptar dhe këto para në vend që t’i kthejë në shërbime dhe investime, ia ka dhënë një grushti klientësh të vetë. Nuk mundet më të fshihet dhe as të fshehë dështimin e tij duke fajësuar këdo, përfshirë së fundmi edhe Bashkimin Europian. Është koha për ndryshim.

 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha
Kreu i opozitës, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania