Panorama (Albania)

Paqëndrues­hmëria e shifrave, dyfishohen rastet pozitive me COVID-19

-

Pas së hënës, ku u vërejt një numër i reduktuar rastesh të reja me COVID-19, përkatësis­ht vetëm 292 të infektuar, të martën shifrat kanë kapërcyer sërish mbi 500. Kështu, në 24 orët e kaluara nga të dhënat e Ministrisë kanë rezultuar të infektuar 586 persona, pjesa më e madhe në Tiranë, Durrës dhe Kavajë. “Janë kryer 2510 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 586 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 188 raste në Tiranë, 47 në Durrës, 30 në Kavajë, 27 në Krujë, 22 në Vlorë, 21 në Elbasan, 18 në Shkodër, nga 16 raste në Sarandë, Ura Vajgurore, 15 në Berat, nga 12 raste në Dibër, Lushnje, 11 Mat, nga 10 raste në Kurbin, Lezhë, nga 9 raste në Korçë, Kukës, Gramsh, 8 në Librazhd, nga 7 raste në Fier, Pogradec, Delvinë, Belsh, nga 6 raste në Mirditë, Tepelenë, Bulqizë, nga 5 raste në Mallakastë­r, Patos, nga 4 raste në Divjakë, Shijak, Skrapar, Cërrik, nga 3 raste në Malësi të Madhe, Kuçovë, nga 2 raste në Devoll, Has, Pukë, Tropojë, Gjirokastë­r, Vau i Dejës, Poliçan, nga 1 rast në Rrogozhinë, Peqin, Memaliaj, Vorë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 594 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 41,464 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Lidhur me situatën në spitalet COVID, numri i të shtruarve ka pësuar sërish rënie. Aktualisht, sipas Ministrisë, në 4 spitalet COVID po trajtohen 277 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. “Fatkeqësis­ht, me gjithë përpjekjet e mjekëve, 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, të moshave 54-88 vjeç”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania