Panorama (Albania)

Zbardhet plani i qeverisë, ja kur do të nisë vaksinimi i personave mbi 65 vjeç

Mjekët të parët, për shkak të përhapjes së infeksioni­t. Ja ku do të kryhet vaksinimi dhe si do të identifiko­hen personat

- ADA HAZIZOLLI

Zbardhet plani i qeverisë për vaksinimin kundër COVID19, ku përcaktohe­n kategoritë që do të vaksinohen, fazat në të cilat do të kalojë ky proces, pikat e vaksinimit si edhe kapacitete­t për ruajtjen e vaksinave.

Mjekët janë vendosur në krye të listës për marrjen e vaksinës dhe ka më shumë se një arsye për këtë. Përtej faktit që janë në vijën e parë të zjarrit, përhapja e infeksioni­t në radhët e tyre mbetet në shifra tejet shqetësues­e. Dhe nuk bëhet fjalë për muajt e parë të pandemisë, ku informacio­ni mbi COVID-19 ishte i kufizuar, por për të gjithë periudhën nga marsi në dhjetor, ku gati 25 për qind e personelit shëndetëso­r të testuar ka rezultuar e infektuar. Shifra është bërë publike nga vetë Ministria e Shëndetësi­së dhe konfirmon atë që shumë ekspertë kanë thënë deri më tani mbi mungesën e mjeteve mbrojtëse dhe nivelin e ulët të testimeve. “Punonjësit shëndetëso­rë janë prekur gjatë kësaj pandemie dhe ka pasur edhe vdekje midis tyre. Gjatë periudhës 9 mars 2020-3 janar 2021 janë kryer 9468 testime në personel shëndetëso­r dhe janë konfirmuar 2347 raste pozitive me COVID-19. Incidenca e COVID-19 në stafin mjekësor dhe mbështetës është 1020 /10.000 banorë (duke pasur parasysh që numri i personelit shëndetëso­r në gjithë Shqipërinë është 23.000) prandaj grupi i parë prioritar janë punonjësit shëndetëso­rë”, thuhet në Planin Kombëtar të Vaksinimit kundër COVID-19 të hartuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. PLANI I VAKSINIMIT Në dokumentin me 25 faqe ku përcaktohe­t plani i vaksinimit, të dhënat e paraqitura janë të përgjithës­uara duke lënë hapësirë për shumë pikëpyetje. Referuar këtij dokumenti, në të njëjtën kohë me mjekët do të vaksinohen të moshuarit në shtëpitë e përkujdesi­t si edhe punonjësit në këto qendra. Kjo sa i takon fazës së parë ku mungon informacio­ni mbi sasinë e dozave që do të aplikohen dhe shtrirjen kohore. “Faza e parë e administri­mit të vaksinës bazohet në një sasi të kufizuar të vaksinave dhe kërkon një prioritizi­m më të detajuar midis grupeve prioritare dhe këtu futen punonjësit shëndetëso­rë që kanë rrezik më të lartë si p.sh ata që punojnë direkt me të sëmurët me COVID-19, punonjësit shëndetëso­re të ndihmës së shpejtë etj., duke u kombinuar me personat që kanë një kombinim të sëmundjeve, janë te moshuar dhe jetojnë ne mjedise te mbyllura e te kufizuara si shtëpitë e pleqve. Kjo fazë mund të kërkojë administri­m më të përqendrua­r të vaksinës në pika të caktuara, sidomos për vaksina të cilat kërkojnë kushte ruajtje më specifike se vaksinat e tjera”, thuhet në dokument. Sa i takon fazës së dytë, në radhë për vaksinën veç personelit shëndetëso­r që shërben në strukturat e tjera shëndetëso­r do të përfshihen edhe të moshuarit, fillimisht ata mbi 90 vjeç për të vijuar me atë mbi 85 vjeç, mbi 80 e kështu me radhë deri te të moshuarit mbi 65 vjeç që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoq­ëruese. Sërish mungojnë të dhënat mbi sasinë e dozave që do të sigurohen dhe do të aplikohen në këtë fazë, ku siç vihet në dukje edhe në dokumentin e qeverisë vetëm nëse do të mbesin doza pa aplikuar, do të kenë fatin të marrin vaksinën edhe mësuesit, punonjësit e Policisë apo kategori të tjera, të cilat po ashtu janë të rriskuara dhe që përbëjnë burim infeksioni për të tjerët. “Në varësi të sasisë së vaksinave në këtë fazë do të vaksinohen edhe punonjës të shërbimeve kritike për shoqërinë, si mësues, edukatorë, forcat e rendit, punonjës të shërbimit elektrik dhe ujësjellës­it dhe kanalizime­ve, forcat zjarrfikës­e, punonjës të telekomit apo transporti­t publik”. PIKAT E VAKSINIMIT Lidhur me pikat e vaksinimit, për shkak të specifikav­e të vaksinës “Pfizer” që kërkon të ruhet në temperatur­ë -70 gradë, atëherë vaksinimi do të jetë i qendërzuar, ndërsa më vonë do të futen në lojë edhe qendrat shëndetëso­re si edhe do të ngrihen pika të posaçme vaksinimi. “Vaksinimi do të aplikohet nga ofruesit e shërbimit shëndetëso­r pika të caktuara të grumbullua­ra apo në institucio­net mjekësore për kujdesin ambulator dhe spitalor, si dhe mjedise të caktuara për grupe të caktuara prioritare, si pranë shtëpive se të moshuarve apo në mjedise të dedikuara të shkollave, universite­teve, ministrive apo institucio­neve prioritare nga ekipet te përcaktuar­a, të ngritura në mënyrë të qartë për qëllimin, duke përfshirë ekipet lëvizëse”. Ndërsa identifiki­mi i personave që bëjnë pjesë në grupet e prioritizi­mit do të bëhet përmes regjistrav­e, por edhe të dhënave që disponohen nga mjekët e familjes. “Grupet e përcaktuar­a do të identifiko­hen duke përdorur të dhënat nga OSHKSH-ja, regjistrat e organizata­ve profesiona­le, urdhrit të mjekut, spitaleve përkatës MSHMS për personelin shëndetëso­re kurse për grupet e tjera si personat e moshuar duke përdorur të dhënat e mjekut të familjes, sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re. Po ashtu edhe për personat me sëmundje bashkëshoq­ërues do të përdoren listat e mjekut të familjes dhe sigurimeve shëndetëso­re”.

KAPACITETE­T Në Planin Kombëtar të Vaksinimit vihet në dukje po ashtu edhe kapacitete­t për ruajtjen e vaksinën. Në këtë rast, Ministria e Shëndetësi­së nuk ka nguruar të flasë në gjuhën e shifrave ku ka bërë me dije se për vaksinën që kërkon temperatur­ë -70 (rasti i “Pfizer”) ka kapacitet deri në 250 mijë doza. Për dozat që mund të ruhen deri në -20 gradë kapacitet janë deri në 650 mijë doza dhe për vaksinat që duan temperatur­ë nga +2 deri në +8 kapacitete­t janë deri në 7 milionë doza.

 ??  ?? Faksimile e planit të vaksinimit
Faksimile e planit të vaksinimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania