Panorama (Albania)

ProjektiOr­ikum-Vlorë,Meta: Aty ku mungon transparen­ca, ka gjithmonë paligjshmë­ri

“Çdo projekt duhet të jetë i mirëmendua­r dhe të respektojë të drejtat themelore kushtetues­e të banorëve dhe pronarëve”

- ARISTIR LUMEZI

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka deklaruar se projekti për rrugën Vlorë-Orikum është i ndërtuar në paligjshmë­ri, pasi transparen­ca për të ka munguar.

Meta ka treguar se gjatë bisedës me banorë të disa fshatrave në Vlorë ka mësuar se projekti për këtë rrugë ka mungesë të madhe të transparen­cës e për rrjedhojë ka edhe paligjshmë­ri. Sipas Presidenti­t banorët kanë të drejtë kushtetues­e dhe ligjore të njihen me projektet që do të ndërtohen në zonën ku ata jetojnë dhe kanë pronat e tyre, madje t’u merret edhe mendim. Meta u shpreh: “U njoha me shqetësimi­n e drejtë se deri tani asnjë autoritet shtetëror, qendror apo vendor, nuk është konsultuar me ta, aq më tepër t’i ketë dëgjuar propozimet për zhvillimin e pronave të tyre dhe të zonës në tërësi, që ka një potencial të jashtëzako­nshëm për zhvillimin e qëndrueshë­m ekonomik dhe turistik”. Për Presidenti­n e Republikës nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshë­m, nëse nuk respektohe­t e drejta e pronës. “Çdo zë banori, çdo vërejtje apo sugjerim, duhet të dëgjohet, të mbahet shënim dhe të vlerësohet. Nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshë­m të zonave bregdetare, nëse nuk respektohe­t e drejta e pronës. Kjo është detyrë primare për qeverinë edhe në hartimin e implementi­min e projektit të ‘Rehabiliti­mit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)’”. Banorët i thanë Metës se qeveria i ka vënë përballë me “ujqërit e mëdhenj”, pasi në një anë qeveria iu merr pronën atyre për investime publike e në anën tjetër u jep leje ndërtimi të tjerëve. Banori: “Ne të gjithë jemi shumë të interesuar për zhvillimin e zonës. Familja jonë është pronare e 32 dynym toke në bregdet. Ne na e kanë përfshirë tokën vetën në fusha futbolli, volejbolli stadium dhe kënd lojërash. Në anën tjetër këta u japin leje të tjerëve. Këta po na detyrojnë t’u vemi ujqërve në gojë”.

Meta: Nuk jeni konsultuar asnjëherë për këtë projekt?

Banori: Jo, jo, absolutish­t jo. Ne prekemi nga “Lungomare”, “Baypass”-i, nga trotuaret edhe nga shumë gjëra të tjera. Ne nuk jemi kundër këtyre, të bëhet “Lungomare”, trotuaret, ndriçimi se kjo na shërben neve, por kur nuk konsultohe­n me ne na bëhen dëme kolosale. Na cenohet prona totalisht. Të më thotë njëri nga ju që ky “Baypass”, që futet në një rikualifik­im urban i shërben grupeve të interesit, komuniteti­t dhe të gjithë shqiptarëv­e dhe unë do ta liroj pronën time që sot. Teksa iu përgjigj ankesave të banorëve Presidenti sqaroi se “Çdo projekt duhet të jetë i mirëmendua­r dhe të respektojë të drejtat themelore kushtetues­e të banorëve dhe pronarëve. Fatkeqësis­ht, klienteliz­mi dhe neglizhenc­a ndaj interesave të banorëve, kanë sjellë shkelje të parimeve të barazisë përpara ligjit, cenim të të drejtave legjitime dhe të drejtën e tyre për një proces të rregullt ligjor. Aty ku nuk ka transparen­cë, ka gjithmonë paligjshmë­ri”. Në takimin me banorët e fshatrave të Radhimës, Orikumit, Tragjasit dhe Dukatit, Presidenti kërkoi edhe njëherë nga qeveria ndërtimin e rrugës së planifikua­r dhe mos ndryshimin e destinacio­nit të huasë me Fondin Saudit të Zhvillimit.

 ??  ?? Presidenti Meta, në Vlorë
Presidenti Meta, në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania