Panorama (Albania)

Kryemadhi: Me PD na bashkon taksa e sheshtë

Kryetarja e LSI flet për programin: Taksë zero për prodhimin vendas

-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se taksa e sheshtë është pika kryesore e bashkimit me PD-në, pas qëllimit për të larguar Edi Ramën dhe Rilindjen. Në një intervistë për “News 24”, Kryemadhi u shpreh se në zgjedhjet e 25 prillit bashkë me PD-në dhe opozitën e bashkuar do të garojnë me dy lista të ndara, por ka ende shumë gjëra për të konkretizu­ar brenda koalicioni­t opozitar. Kreu i LSI-së tha se ajo do të jetë në listat e LSI-së në qarkun e Elbasanit dhe Fierit, ndërsa po mendon edhe dy qarqe të tjera, Tiranë dhe Durrës. “Tashmë na ndajnë vetëm 96 ditë nga 25 prilli, çdo ditë e më shumë vjen duke u ngushtuar hapësira midis datës 25 prill që do të jetë referendum­i për të gjithë qytetarët shqiptarë. Kemi shumë pika të përbashkët­a si opozitë e bashkuar. Pika jonë kryesore është largimi i Edi Ramës dhe i Rilindjes”, tha Kryemadhi. Sa i përket taksës së sheshtë, ajo u shpreh: “Sigurisht që taksa e sheshtë është një nga pikat që ne kemi të përbashkët, ku PD-ja është angazhuar për 9%, ne kemi qenë për 10%, por do të biem dakord. Është e rëndësishm­e që të jetë taksë e sheshtë. Për ne është e rëndësishm­e taksa e sheshtë, që çliron biznesin e vogël dhe biznesin e mesëm”. Kryemadhi tregoi edhe pjesë nga programi i LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit, ku tha se ekonomia do të jetë në fokusin kryesor për shkak të fatkeqësiv­e të mëdha që kanë goditur vendit dhe mungesës së ndihmës nga qeveria. “Vijon

që të flitet sikur Shqipëria jeton në parajsë, por ajo jeton në varfëri të tejskajshm­e. Sot shqiptarët paguajnë taksa më shumë dhe e kanë shëndetësi­në më të shtrenjtë. Një kurë e COVID-19 nxori zbuluar shëndetësi­në falas, që ishte mashtrim i radhës. Ne iu kemi rritur koston e jetesës për shqiptarët. Një nga synimet tona është: ‘Made in Albania’ me TVSh zero. Duhet t’i japim mundësi bujqësisë shqiptare që të zhvillohet. Miliona euro që ikin nga rrugët që prishen nga një shi, mund t’i shkonin të rinjve për punësim”, tha Kryemadhi. Ajo u ndal edhe te koalicioni opozitar, ku tha se me dy lista shanset për të dalë fitues nga zgjedhjet dyfishohen. “Ne jemi në koalicion jo vetëm me PD-në, por me të gjitha partitë opozitare, që janë në frontin opozitar. Kemi një marrëveshj­e mes LSI-së dhe partive opozitare. Është marrëveshj­a e 23 prillit të 2019-ës. Për sa u përket zgjedhjeve të 25 prillit, zoti Basha është drejt konkludimi­t të marrëveshj­es me të gjithë aleatët. Ne jemi në koalicion me shqiptarët që në 25 prill do të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Sa i prekët listës, kjo gjë është më se e qartë. Fryma është ajo që krijon numrin më të madh të mandateve. Koalicioni i opozitës, fronti opozitar me fuqinë e dy listave, sigurisht që çojmë në kutinë e votimit më shumë vota, duke pasur 280 kandidatë, sesa duke pasur 120 kandidatë”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së zhvilloi dje disa takime në qytetin e Fierit, ku mori mbështetje për programin dhe zgjedhjet e 25 prillit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania