Panorama (Albania)

Kim: Tusha bëri Kushtetues­en të jetë Gjykatë funksional­e

“Përgjegjës­i, ta drejtojë në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishm­e”

-

t

Ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka takuar sot kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetues­e, pak javë pasi ky institucio­n u bë funksional me plotësimin e kuorumit të gjyqtarëve.

Në një postim në “Twitter”, ambasadorj­a Kim shkruan se tashmë Vitore Tusha ka përgjegjës­inë të drejtojë Gjykatën Kushtetues­e në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishm­e. Ndërsa e falënderoi për udhëheqjen e qëndrueshm­e, që sipas saj bëri të mundur që Gjykata Kushtetues­e të bëhet funksional­e. “U takova me gjyqtaren Tusha për ta falënderua­r atë për udhëheqjen e qëndrueshm­e dhe të mençur të KED-it, e cila bëri të mundur që Gjykata Kushtetues­e të bëhet funksional­e. Tani, ajo ka përgjegjës­inë të drejtojë

GJK-në në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishm­e. SHBA do të vazhdojë mbështetje­n e saj të fortë në mënyrë që Reforma në Drejtësi të japë rezultate”, shkruan Kim në “Twitter”.

Dekreti i Presidenti­t Ilir Meta për emërimin e Sonila Bejtes si anëtaren e shtatë të Gjykatës Kushtetues­e, më 28 dhjetor të vitit 2020, u përshëndet menjëherë nga ndërkombët­arët. Të parët që reaguan ishin ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi

Soreca dhe ambasadorj­a amerikane, Yuri Kim. “Palët iu përgjigjën Komisionit të Venecias, bënë funksional­e Gjykatën Kushtetues­e para datës 31 dhjetor. Falënderoj Presidenti­n Meta”, u shpreh Kim. Ndërsa Meta u përgëzua po ashtu edhe nga Soreca. “Sot, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Sonila Bejten si anëtaren e 7-të të Gjykatës Kushtetues­e. Përgëzoj Presidenti­n Ilir Meta. Ky vendim përforcon funksional­itetin e Gjykatës”, shkruante ai. Për ambasadore­n e SHBA-së, është me rëndësi që Gjykata Kushtetues­e u bë funksional­e para datës 31 dhjetor. “Duke vepruar së bashku me urgjencë, në përgjigje të drejtpërdr­ejtë të opinionit të Komisionit të Venecias, kushteve të BE-së, kërkesës së shqiptarëv­e, Presidenti, Parlamenti, KEDi, është bërë funksional­e Gjykata Kushtetues­e para datës 31 dhjetor. Puna duhet të vazhdojë, s’mund të ketë pushim deri sa të plotësohen 9 vendet”, shkruante Kim.

 ??  ?? Yuri Kim dhe Vitore Tusha
Yuri Kim dhe Vitore Tusha
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania