Panorama (Albania)

Tenderët për BKH, Kontrolli i Lartë i Shtetit zbarkon në Ministrinë e Brendshme

-

Institucio­ni, i cili pritet të jetë “dora e fortë ndaj të fortëve”, do të kalojë më parë në filtrin e shpenzimev­e ekonomike që janë realizuar për të. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një audit në Ministrinë e Brendshme dhe shpenzimet e kryera për institucio­nin e rëndësisë së lartë. Objektivi i këtij auditi do të jetë investimi në strukturën e Byrosë së Hetimit, duke nisur nga ndërtesa, mobilimi, armët e zjarrit dhe pajisjet e tjera. Edhe pse investimi është kryer në klasifikim­in si “sekret”, KLSH-ja ka autoriteti­n për t’i kontrollua­r këto investime. Nga KLSH-ja pritet të realizohet një analizë e plotë e shpenzimev­e për investimet e kryera, nëse ka pasur shkelje apo jo. Një ditë më parë, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, zhvilloi një takim pune me drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, në ambientet e KLSH-së. Në qendër të takimit ishte diskutimi për fusha me rëndësi të veçantë, në të cilat do të fokusohet procesi i punës së Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në vazhdimësi. Nuk dihet, nëse gjatë takimit është folur mbi auditin e nisur nga KLSH-ja, por takimet e fundit me drejtuesen e Byrosë e Kombëtare të Hetimit dhe kreu e SPAKut, tregojnë një bashkëpuni­m të ngushtë mes këtyre institucio­neve. BKH-ja, e konsiderua­r si FBI-ja shqiptare, ende nuk është plotësuar me hetues. Ndonëse pretendohe­j të përzgjidhe­shin 60 të tillë, vetëm 39 arritën të kualifikoh­eshin deri në fazën e intervistë­s. Ndërsa tashmë ata do të kryejnë edhe testin e poligrafit e më tej do të verifikohe­t edhe pasuria e familjarëv­e të tyreve që do të jenë hetues të Byrosë. Në njoftimin e fundit zyrtar, BKH-ja tha se Komisioni i Përzgjedhj­es, më datë 19.11.2020, mbylli fazën e intervistë­s dhe përzgjedhj­es së kandidatëv­e, për fazat e mëtejshme të konkurrimi­t.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania