Panorama (Albania)

Vrasja e Billës, dy provat që mund të fundosin dajë e nip

Në makinën e Sebastjan Malit u gjetën 3 fije floku për ADN

- TIRANE Sebastiano Mali

Zbulohen detaje të reja nga hetimet për ekzekutimi­n e Hekuran Billës, në maj të 2020 në zonën e Komunës së Parisit, krim për të cilin janë të dyshuar Viktor Marku e nipi i tij Sebastjan Mali.

Në automjetin “Nissan Micra” që mori me qira i dyshuari Mali janë gjetur 3 fije floku nga ku janë përfituar dy kampione ADN. Me vendim prokurorie kampionet do të krahasohen me kampionet e dy të dyshuarve. Burime nga Prokuroria thanë se nëse do të konstatohe­t përputhshm­ëri, atëherë rezultati do të jetë një provë e pakundërsh­tueshme fajësie për të dyshuarit, dajë e nip, të cilët sipas Prokuroris­ë organizuan dhe ekzekutuan Billën për motive hakmarrje, përderisa ai kishte vrarë në 2006 në Britaninë e Madhe, të afërmin e tyre Prel Marku, 22 vjeç. Viktor Marku e nipi i tij Mali u arrestuan pak ditë pas ngjarjes së rëndë, si të dyshuarit kryesorë për krimin. Prokuroria urdhëroi edhe arrestimin e Adjola Lakrës, e cila dyshohet se u përdor për të nxjerrë në pritë ish-të dënuarin, Hekuran Billa. Aktualisht Prokuroria është duke analizuar edhe të dhënat e siguruara nga kompanitë celulare, për të konfirmuar përmes qelizave të celularëve nëse të dyshuarit janë gjendur në vendin e ngjarjes. Hetimet për këtë ngjarje pritet të mbyllen në mars të 2021 kur do të vendoset për fatin e të dyshuarve.

VRASJA Hekuran Billa u ekzekutua më 11 qershor të vitit të kaluar vetëm pak kohë pasi ishte liruar me kusht nga Gjykata e Krujës. Ai ishte ekstraduar nga Britania e Madhe për vrasjen e Prel Markut dhe po vuante dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë. Nga kamerat e sigurisë është fiksuar edhe momenti i vrasjes së 40-vjeçarit Hekuran Billa, i njohur edhe me emrin Herland Bilali. Nga pamjet filmike duket makina tip “BMVV X6”, ngjyrë e bardhë me targa angleze që drejtonte viktima, e cila ndiqej nga një automjet tjetër, ku janë atentatorë­t. Automjetet lëviznin njëra pas tjetrës nga Unaza e Re, para qendrës tregtare, në drejtim të “Komunës së Parisit”. Autorët futen në parakalim dhe i afrohen objektivit nga krahu i djathtë, duke qenë se e kishin edhe shumë afër, për shkak se mjeti i tij ishte me timon në krah të kundërt dhe e qëllojnë me breshëri. Billa mbetet i vdekur dhe automjeti i tij përplaset fillimisht me një mjet në krahun e majtë e më pas ndalon pasi përplaset me dy makina të parkuara. Ndërsa atentatorë­t ecin mbrapsht për disa metra dhe më pas kthejnë makinën duke u drejtuar nga Unaza e Re, andej edhe nga po vinin duke ndjekur Billën.

VIKTIMA Hekuran Billa, 40-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e 11 qershorit 2020 në Tiranë, kishte dalë nga burgu në vitin 2019. Në janar të këtij viti ai kishte hapur një biznes për automjete me qira. Familja e Billës, me origjinë nga fshati Bushtricë i Kukësit, jetonte prej vitesh në fshatin Domje, në Tiranë. Viktima ka dy vëllezër dhe dy motra, ndërsa nuk ishte i martuar. Para se të lirohej nga burgu, në rrethana ende të paqarta, edhe pse drejtësia britanike e kishte dënuar me burgim të përjetshëm, ai kishte qëndruar për 4 vite në Burgun e FushëKrujë­s. Familjarët e tij kanë deklaruar në Polici se mbrëmjen kur mbeti i vrarë ai kishte dalë për të takuar një shok, pikërisht pranë zonës ku u qëllua për vdekje. Policia e Tiranës ka njoftuar vrasjen e ndodhur në zonën e “Komunës së Parisit”, para një qendre tregtare rreth orës 22:00, ndërsa rreth 40 minuta më vonë ka marrë një tjetër njoftim për një makinë që po digjej në Pezë të Vogël. Kjo makinë dyshohet të jetë e atentatorë­ve, ndërsa brenda saj u gjet edhe arma me silenciato­r që është përdorur në krim.

 ??  ??
 ??  ?? Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti në Mamurras
Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti në Mamurras
 ??  ??
 ??  ?? Viktor Marku në gjyq
Viktor Marku në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania