Panorama (Albania)

Aksidentet rrugore, humbin jetën dy persona

Në Shkodër u aksidentua për vdekje një 68-vjeçar

-

Gjatë muajit janar në vendin tonë janë shënuar një numër mjaft i lartë aksidentes­h, ku disa prej tyre kanë rezultuar fatalë në jetë njerëzish. Vetëm ditën e djeshme, në Shkodër e Mamurras u shënuan dy aksidente, ku si pasojë humbën jetën dy persona. Në qytetin e Shkodrës, uniformat blu njoftuan se një motoçiklet­ë u aksidentua nga një makinë, ndërsa humbi jetën një person. Viktima u identifiku­a si Lazer Lukani, 68 vjeç, banues në fshatin Ashtë. Goditja ka qenë e fortë, e për pasojë drejtuesi i mjetit tip “Benz” i identifiku­ar si shtetasi H. M., përfundoi në kanalin anësor të rrugës të mbushur me ujë, ku ai ndërroi jetë. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Polici për zbardhjen e dinamikës së aksidentit. “Më datë 19.01.2021, rreth orës 12:10, në aksin rrugor Shkodër-Bushat, në fshatin Beltojë, mjeti tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin H. M., është përplasur me një motoçiklet­ë ku si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçiklet­ës, shtetasi L. L., 68 vjeç banues në fshatin Ashtë, Shkodër, ka ndërruar jetë”, njoftoi Policia e Shkodrës.

AKSIDENTI NË MAMURRAS Ndërkohë, një 70-vjeçar humbi jetën, pasi motoçiklet­a me të cilën po udhëtonte u përplas nga një automjet. Aksidenti

ndodhi rreth orës 19:00 të ditës së djeshme në autostradë­n Milot-Thumanë pranë kryqëzimit të Mamurrasit në Kurbin. Sipas Policisë, viktima është shtetasi me iniciale P.P., banues në Fushë Mamurras. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se i moshuari ka qenë duke kaluar rrugën me motoçiklet­ë nga njëra anë në tjetrën, kur u përplas nga automjeti. Goditja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhersh­me 70-vjeçarit, ndërsa Policia, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit që përplasi motoçiklet­ën dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje. Kujtojmë që aksidentet rrugore janë kthyer në një shqetësim, pasi në dy javët e para të vitit të ri kanë humbur jetën 12 persona për këto shkaqe, ndërsa janë dëmtuar dhjetëra të tjerë. Më tragjiku ishte ai i javës së kaluar në Lezhë, ku një familje nga Kosova u shua pas përplasjes së makinës me një kamion. Nga përplasja fatale shpëtoi shoferi i kamionit si dhe fëmija 3 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Siguria rrugore është kthyer në një problemati­kë të vazhdueshm­e, të cilën qeveria ka menduar ta japë me koncesion gjatë këtij viti, si një mundësi për menaxhim më të mirë. E.H

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania