Panorama (Albania)

Pagat e reja, mësuesit: Qeveria është tallur me ne

Kaptelli: Rritja e pagave jo me 15 për qind sa thuhet në VKM, por diku midis 9-10%. S’ka mbuluar as indeksimin e inflacioni­t

-

Sindikata e Pavarur e Arsimtarëv­e të Shqipërisë kundërshto­n mënyrën se si qeveria ka përllogari­tur pagat e reja për mësuesit, e cila çon më pak lekë në xhepat e mësuesve, dhe jo nivelin e premtuar prej 15 për qind.

Të zhgënjyer nga rritja e papërfills­hme, kryetari i sindikatës, Nevruz Kaptelli, nënvizon se ndryshimi në pagë është minimal, madje më i ulët se indeksi i çmimeve. “Nuk është rritur paga 15% sa thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave, por paga e mësuesve është rritur pak më tepër se 9%. Realiteti është që rritja e pagave nuk ka mbuluar dot as indeksimin e inflacioni­t”. Sipas llogaritje­ve të bëra nga kjo sindikatë, rritja e pagës neto rezulton diku midis 9 dhe 10 për qind.

Në premtimet e qeverisë mjekët dhe mësuesit do të ishin prioritet në rritjen e pagave. Pas mësuesve, pritet zyrtarizim­i i vendimit për bluzat e bardha. Rritja është e konsiderue­shme, 40 për qind dhe nuk është zbardhur ende në Fletoren Zyrtare.

REAGIMI

“Mësuesit janë të zhgënjyer nga kjo rritje formale e pagave që po bëhet. Nga llogaritje­t tona, nuk është rritur paga 15%, sipas VKM-së, por më pak. Mësuesit e edukimit parashkoll­or marrin 4200 lekë në muaj më shumë, sepse është rritur vetëm paga e pozicionit dhe për mësuesit e tjerë kjo shkon deri në shtatë mijë lekë në muaj. Pra, paga nuk është rritur aq sa u premtua, por pak më tepër se nëntë për qind”, sqaron përfaqësue­si i mësuesve në sindikatë, Kaptelli, teksa flet për manovrën e bërë nga qeveria, e cila ka rritur vetëm pagën e pozicionit dhe asnjë tregues tjetër mbi të cilët përllogari­tet paga neto. Premtimet e qeverisë për pagat, arsimtarët i konsideroj­në thjesht si mashtrime elektorale. “Pagat e mësuesve janë rritur vetëm tri herë dhe të tria herët është një tallje me mësuesit, pasi pagat janë rritur gjithmonë përpara fushatës zgjedhore”.

Në dy mandatet e saj, qeveria e Edi Ramës ka rritur tri herë pagat e arsimtarëv­e. Praktikish­t, çdo muaj parazgjedh­or. Në 2017-ën, në 2019-ën e së fundmi vetëm pak muaj para zgjedhjeve qendrore. Përkatësis­ht me 10, 7 dhe 15 për qind. Ndonëse kjo është më e madhja rritje që iu është bërë mësuesve, këta të fundit janë të zhgënjyer pas pritshmëri­ve të mëdha që kishin. Prej vitesh ata nuk marrin dëmshpërbl­im në fund të vitit, gjë për të cilën ndihen të diskriminu­ar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania