Panorama (Albania)

FLUTURIMET

-

Inaugurimi i Joe Biden si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara është shumë ndryshe nga ai i paraardhës­ve të tij, për shkak të pandemisë së koronaviru­sit, shqetësime­t e rritura të sigurisë nga ekstremist­ët pro Trump dhe refuzimin e Trump për të marrë pjesë në inaugurimi­n e tij.

Po ashtu, nuk do të ketë turma njerëzish të grumbullua­r në Kapitol. Ceremonitë përuruese do të fillojnë me himnin kombëtar rreth orës 11:30 të mëngjesit (me kohën lokale në Uashington DC).

Nënkryetar­ja e zgjedhur, Kamala Harris, pritet të betohet pak para mesditës. Presidenti i zgjedhur, Biden, do të betohet më pas nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts, në mesditë në Frontin Perëndimor të Kapitolit, siç është traditë. Pritet të ketë afërsisht 1.000 të ftuar të pranishëm, shumica e të cilëve anëtarë të Kongresit.

Pasi të jetë betuar, Biden do të mbajë fjalimin e tij përurues. Do të zhvendoset në Frontin Lindor të Kapitolit.

Pas kësaj, Biden, Harris dhe ish-Presidentë­t Barak Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton, së bashku me bashkëshor­tet e tyre, do të udhëtojnë drejt varrezave kombëtare të Arlingtoni­t për të vendosur një kurorë lulesh te varret e ushtarëve.

Trump, i cili nuk do të marrë pjesë në inaugurim, do të largohet nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën në mëngjes me një ceremoni nisjeje në “Joint Base Andrews”, drejt vendpushim­it të tij Mar-a-Lago, në Florida. Nënpreside­nti Pence do të marrë pjesë në inaugurim, ashtu si edhe ish-Presidentë­t Bush, Clinton dhe Obama.

Do të ketë një mbrëmje speciale televizive të mërkurën të organizuar nga ylli i kinemasë, Tom Hanks. Programi 90minutësh quhet “Celebratin­g America”. Lady Gaga do të këndojë himnin kombëtar dhe

Jennifer Lopez do të performojë me disa nga hitet e saj.

Biden ka vërtetuar se administra­ta e tij do të paraqesë jetën reale dhe diversitet­in në SHBA. Ai ka zgjedhur gruan e parë aziatike dhe me ngjyrë nënpreside­nte të SHBA-së, ka në administra­të për herë të parë një latin dhe së fundmi ka zgjedhur edhe një transgjino­re si nënsekreta­re të Shëndetësi­së. Sekretarja e Shëndetësi­së së Pensilvani­së, Rachel

Levine, të jetë ndihmëssek­retarja e tij e Shëndetësi­së, duke u bërë zyrtarja e parë federale transgjino­re, që konfirmohe­t nga Senati i SHBA-së. “Dr. Rachel Levine do të sjellë udhëheqjen e qëndrueshm­e dhe ekspertizë­n thelbësore që na duhet gjatë kësaj pandemie, pa marrë parasysh kodin, racën, fenë, orientimin seksual, identiteti­n gjinor ose aftësitë e kufizuara dhe njëkohësis­ht për të përmbushur

Presidenti amerikan në largim, Donald Trump, dekretoi heqjen e kufizimeve për fluturimet nga zona Schengen dhe Brazili më 26 janar, ndërkohë që do të mbeten në fuqi ato nga Kina dhe Irani. Megjithatë, administra­ta e ardhshme e Biden është përgjigjur se kufizimet do të qëndrojnë. Trump tha në një deklaratë se “hyrja e pakufizuar” në SHBA e personave nga zona Schengen, Britania e Madhe, Irlanda dhe Brazili “nuk është më e dëmshme për interesat e SHBA-së”. Pas njoftimit të Trump, një zëdhënës i Joe Biden tha se administra­ta e ardhshme nuk ka ndërmend të heqë kufizimet në udhëtimet ndërkombët­are. nevojat e shëndetit publik të vendit tonë në këtë moment kritik dhe më gjerë”, tha Biden në një deklaratë.

Ndërkohë, Sekretari në ardhje i Departamen­tit të Shtetit, Antony Blinken, u zotua të martën se do të punojë për rivitalizi­min e diplomacis­ë amerikane dhe për ndërtimin e një fronti të bashkuar për t’u ballafaqua­r me sfidat që paraqesin Rusia, Kina dhe Irani. Në fjalimin e tij, Blinken u

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania