Panorama (Albania)

“Djalli” mbret i 11-metërshave, Gasperini: Edhe ajo zotësi është

-

Gara me Udinezen në Kupën e Italisë nuk e heq vëmendjen e Xhan Piero Gasperinit nga sfida e fundjavës kundër Milanit në kampionat (të shtunën në 18:00). Polemik trajneri i Atalantës, sidomos në lidhje me penalltitë që kuqezinjtë kanë marrë sivjet në favor (12 në 18 ndeshje). Lidhur me këtë fakt, Gasperini ka sqaruar: "Me siguri që marrja e penalltive është një çështje aftësie. Ka që e quajnë përvojë, por edhe ajo është një cilësi. Ekipi im nuk merr thuajse kurrë penallti në favor, por në ecurinë e një sezoni numri i penalltive mund të bëjë diferencën. Në këtë aspekt, Atalanta nuk është mes skuadrave më të vlerësuara".

MILANI, MBRET PENALLTISH - Në 18 javë të Serisë A, të gjitha skuadrat kanë pasur të paktën një penallti në favor. Udineze, Parma dhe Xhenoa janë të vetmet që kanë marrë nga një 11-metërsh kundër duke e kapitalizu­ar. Nëse këto tri

NDESHJE ekipe janë më pak "të favorizuar­a" në këtë aspekt, mbret mund të quhet Milani, që deri në këtë pikë të kampionati­t ka marrë 12 herë penallti pro. Disi e dobët shënjestra pasi vetëm nëntë prej tyre janë shndërruar në gol, por kjo nuk e ndryshon sezonin e jashtëzako­nshëm të ekipit të Pioliti, i cili qëndron në krye të Serisë A me 43 pikë e vetëm tri larg Interit ndjekës. Pikërisht, zikaltrit janë në vendin e tretë të podiumit me katër penallti në favor gjatë 18 javëve të kampionati. Aleksis Sançez ndaj Sampdorias është i vetmi "huq", pasi Lukaku i ka dërguar në rrjetë ato që ka goditur. Lacio, Krotone dhe Sampdoria janë ekipet që plotësojnë vendin e tretë, teksa në të dytin qëndrojnë Juventusi, Roma dhe Sasuolo. Dy të fundit i kanë transformu­ar në gol shanset e tyre, ndërsa mbi bardhezinj­të rëndon ajo penallti e humbur nga Kristiano Ronaldo kundër Atalantës. Napoli dhe Fiorentina janë emrat e tjerë me peshë që kanë pësuar nga tri penallti në favor gjatë këtij sezonit dhe nuk kanë gabuar kurrë, por nëse skuadra e Hysajt lundron në vendet e larta, vjollcët po regjistroj­në një ecuri që lë shumë për të dëshiruar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania