Panorama (Albania)

Pensionet, emra terin j që përfitojnë shtesën

ISSH miratoi dje listën e re me emrat e minatorëve, metalurgëv­e dhe naftëtarëv­e që marrin shtesën e pensionit në Tiranë e rrethe. Deri tani, 45 vendime për mbi 20 mijë përfitues

-

Miratohet shtesa e re për 113 pensionist­ë nga radhët e minatorëve, naftëtarëv­e dhe metalurgëv­e. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka bërë publike një ditë më parë listën me emrat e përfituesv­e në Tiranë dhe rrethe.

Trajtimi me pensione suplementa­re i këtyre tri kategorive ka nisur që prej nëntorit të 2019-s dhe gjatë kësaj periudhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka marrë 45 vendime duke e çuar mbi 20 mijë numrin e përfituesv­e, nga 23 400 që parashikoh­et të trajtohen me këtë skemë. Çka do të thotë se në pjesën dërrmuese procesi është përmbyllur dhe se kanë mbetur vetëm një numër i reduktuar dosjesh për t'u marrë në shqyrtim nga ana e ISSH-së.

SHTESA E RE Sipas ligjit të ri, rritja për minatorët llogaritet me 1 për qind për çdo vit pune në nëntokë, ndërsa për naftëtarët dhe metalurgët me 0.6 për qind. Këtë shtesë mbi pension, e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesione­t dhe punët e përcaktuar­a të vështira dhe shumë të vështira. Konkretish­t, nëse një ish-punonjës i nëntokës merr aktualisht një pension mujor prej 25 000 lekë dhe ka punuar në nëntokë 20 vite, ai do të marrë një shtesë prej 20 për qind të masës së pensionit, pra 5000 lekë në muaj. Me të njëjtën logjikë veprohet edhe për naftëtarët dhe metalurgët, por shtesa për këto dy kategori nuk llogaritet me 1 për qind, por me 0.6 për qind për çdo vit punë në sektor. Pra, nëse një naftëtar merr pension prej 27000 lekë në muaj dhe ka 20 vite punë në industrinë e naftës, shtesa mbi pension do të jetë 12 për qind ose 3240 lekë në muaj.

KONTRIBUTE­T Një tjetër ndryshim i zyrtarizua­r me ligjin e ri është edhe ulja e pragut kontributi­v. Minatorët, naftëtarët dhe metalurgët mund të përfitojnë pension të plotë, duke pasur vetëm 30 vite kontributi­ve dhe jo 37 sa është aktualisht. Një ndryshim ky që po ashtu reflektohe­t duke rritur masën e përfitimit për këto tri kategori që janë pjesë e skemës suplementa­re.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania