Panorama (Albania)

Zbardhet Plani Kombëtar, ja kur nis vaksinimi për moshat mbi 65-vjeç, çmimi dhe grafiku i ndarjes së 500 mijë dozave

Del kontrata sekrete, në janar dhe shkurt 41 mijë doza, në mars, prill e qershor nuk ka furnizim. Sasia prej 400 mijë dozash pas korrikut

- MARIGLEN KUME

Një dozë vaksine anti-Covid e kompanisë “Pfizer”, sipas marrëveshj­es së blerjes së qeverisë shqiptare, kushton 12 dollarë, ndërsa kostoja për një person shkon në 24 dollarë.

Gazeta “Panorama” bisedoi me një nga deputetët që lexoi marrëveshj­en e firmosur mes qeverisë shqiptare dhe “Pfizer Export BV” në Holandë dhe ministrive të Shëndetësi­së e Kujdesit Social dhe asaj të Shtetit për Rindërtimi­n, si dhe Institutit të Shëndetit Publik. Ai tha se në marrëveshj­e çmimi për një dozë është 12 dollarë, ndërsa në kontratë është parashikua­r që sasia e parë e dozave nga “Pfizer” do të mbërrijë në Shqipëri në muajin janar dhe sasia do të jetë 10 mijë e 530 doza. Sipas të dhënave të parashikua­ra në kontratë, të lexuar nga deputeti i Parlamenti­t shqiptar i cili nuk preferoi të identifiko­hej sasia e dozave të dyta do të mbërrijë në Shqipëri në muajin shkurt dhe sasia është parashikua­r 30 mijë e 420 doza. Në total Shqipëria ka dakordësua­r me kompaninë “Pfizer” që të blejë 500 mijë doza. Mbi 40 mijë vijnë në dy muajt e parë të këtij viti, ndërsa do të ketë një ndërprerje të furnizimit me vaksina në pranverë dhe furnizimi me dozat e reja të “Pfizer” pritet që t’i mbërrijë Shqipërisë në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit. Por në marrëveshj­en, siç pohon deputeti me të cilin komunikoi gazeta “Panorama”, nuk specifikoh­et se si do të jenë të ndara sasitë e dozave të vaksinave që do të vijnë në pjesën e dytë të vitit. Sasia e vaksinave që parashikoh­et të vijnë në dy muajt e parë të këtij viti do të shërbejë për rreth 20 mijë banorë të vendit. Ndërkohë, në kontratë nuk sqarohet se përse nuk do të ketë furnizim me vaksina për muajt mars, prill, maj e qershor.

PAGESA DHE TRANSPORTI

Ndërkohë “gogo.al” publikoi pjesë të kontratës së firmosur mes qeverisë shqiptare dhe “Pfizer”. Në kontratë shkruhej se fatura që vendi ynë do t’i paguajë prodhuesve të vaksinës është rreth 6 milionë dollarë. Në momentin e parë qeveria ka paguar 50% të faturës dhe pjesën tjetër më vonë. Sipas marrëveshj­es, “Pfizer” del garant për të siguruar që produkti është prodhuar në përputhje me specifikim­et, ndërsa qeveria shqiptare ka detyrimet që të bëjë transporti­n nga vendi i prodhimit drejt vendit tonë, që është edhe vendi i destinacio­nit. “Për çdo shpërndarj­e të mëtejshme dhe/ose transporti­m në një vend destinacio­ni që nuk është një pikë e përdorimit të produktit, blerësi do të ruajë dhe trajtojë produktin në mënyrën e përcaktuar te specifikim­et, udhëzimet në shtojcën D dhe udhëzimet e dhëna nga ‘Pfizer’-i për të siguruar stabilitet­in dhe integritet­in e produktit. Për të shmangur dyshimet, blerësi do të ketë të gjitha shpenzimet për përdorimin e produktit pas transferim­it nga ‘Pfizer’-i në vendin e destinacio­nit, përfshirë, por pa u kufizuar në ato për ruajtjen e produktit dhe shpërndarj­en dhe administri­min e produktit (nëse zbatohet) në Shqipëri”, shkruhet në marrëveshj­en sekrete.

KUSHTET E SIGURISË

“Blerësi do të jetë i vetmi përgjegjës për ruajtjen, trajtimin, shpërndarj­en, transporti­min, administri­min dhe përdorimin e produktit në Shqipëri pas dorëzimit të produktit tek ai ose të caktuarit e tij në vendin e destinacio­nit. Blerësi do të jetë përgjegjës dhe do të sigurojë që çdo pajisje e përdorur për të dorëzuar produktin, për shembull dërguesi/t dhe pajisja/ et monitorues­e të jenë ruajtur në një vend të duhur të pastër dhe të sigurt për të mbrojtur dhe ruajtur funksional­itetin e pajisjeve të tilla (në kushte të kontrollua­ra, pa ekspozim ndaj motit ose dëmtuesve etj.). ‘Pfizer’ mund t’i sigurojë blerësit fletë të dhënash sigurie dhe informacio­ne të tjera për të ndihmuar blerësin për të zhvilluar procese dhe procedura, përfshirë trajnimin, për të trajtuar produktin dhe materialet e produktit në një mënyrë të sigurt dhe në përputhje me ligjet… Blerësi përfaqëson dhe garanton që vetë ai do të sigurojë që të gjithë marrësit e produktit dhe materialet e produktit të kenë ekspertizë­n e nevojshme për të zhvilluar dhe zbatuar procedurat e përshtatsh­me dhe programet e trajnimit për të mundësuar trajtimin e duhur të produktit dhe materialev­e të produktit në një mënyrë të sigurt dhe të ligjshme”, parashikoh­et në marrëveshj­en sekrete.

 ??  ?? FAKSIMILE E DOKUMENTEV­E TE PLANIT KOMBETAR TE VAKSINIMIT KUNDER COVID
FAKSIMILE E DOKUMENTEV­E TE PLANIT KOMBETAR TE VAKSINIMIT KUNDER COVID
 ??  ?? GJATE KRYERJES SE VAKSINES
GJATE KRYERJES SE VAKSINES
 ??  ?? Faksimile e aktit normativ për marrëveshj­en me “Pfizer”
Faksimile e aktit normativ për marrëveshj­en me “Pfizer”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania