Panorama (Albania)

Greqia zgjerohet 12 milje në det, “falënderoj­në” edhe Ramën

Mitsotakis: Kemi marrëveshj­e në parim me Shqipërinë për zgjidhjen e Zonave Ekskluzive, vetëm pasi Greqia të ketë zgjeruar ujërat e saj

- ARISTIR LUMEZI

MITSOTAKIS

“Kemi arritur një marrëveshj­e në parim me Shqipërinë për zgjidhjen e çështjes që mbetet e pazgjidhur që nga 2009-2010 lidhur me Zonat Ekskluzive Ekonomike, vetëm pasi Greqia të ketë zgjeruar ujërat e saj territoria­le. Ne kemi shprehur vullnet të përbashkët për të gjetur një zgjidhje. Por kemi pranuar se në rastet kur nuk mund të zgjidhim mosmarrëve­shjet tona, mund t’i apelojmë ato në Gjykatë”

Parlamenti i Greqisë votoi me votë thuajse unanime zgjerimin e ujërave territoria­le me 12 milje, pa asnjë votë kundër.

Mediat greke raportojnë se “ky votim ishte një mesazh i fortë solidarite­ti kombëtar, duke aprovuar me një shumicë të madhe 284 deputetësh projektlig­jin për shtrirjen e ujërave territoria­le në 12 milje detare në detin Jon”. Ligji rrit territorin e vendit nga pika më veriore e ishujve Jon në Kepin Tainaro me 13,000 kilometra katrorë, gati 10% të sipërfaqes totale të vendit. Deputetët e partisë Komuniste dhe një deputet i partisë SYRIZA ishin prezentë, por nuk morën pjesë në votim. Kryeminist­risë i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, foli dje gjatë debatit dyditor në Parlamenti­n grek për zgjerimin me 12 milje, ku pjesën më të madhe të fjalës e zinin përplasjet me ish-Kryeminist­rin Tsipras në lidhje me çështjet kombëtare. Gjatë fjalës së tij, Mitsotakis u shpreh se ne po dyfishojmë ujërat tona territoria­le në Jon sipas së drejtës ndërkombët­are. Referuar deklaratav­e të Kryeminist­rit të Shqipërisë, Edi Rama, Mitsotakis u shpreh se shtrirja në 12 milje është një e drejtë e patjetërsu­eshme e Athinës. “Unë kisha njoftuar zgjerimin e ujërave tona territoria­le që nga gushti. Katër muaj më vonë detet tona dyfishohen. Një e drejtë plotësisht në përputhje me të Drejtën Ndërkombët­are dhe vendi tonë mund të zgjerohet në zona të tjera dhe në Kretë. Kohët e fundit, Kryeminist­ri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë se shtrirja në 12 milje është një e drejtë e patjetërsu­eshme e Athinës, duke shtuar një argument tjetër se ujërat e Egjeut mund të bashkohen dhe të mos ndahen”, tha ndër të tjera Kryeminist­ri i Greqisë. Por, Mitsotakis gjatë debatit parlamenta­r zbuloi se kishte marrë aprovimin e Kryeminist­rit Rama për arritjen e një marrëveshj­e në parim vetëm, pasi Greqia të zgjeronte ujërat e saj territoria­lë. “Kemi arritur një marrëveshj­e në parim me Shqipërinë për zgjidhjen e çështjes që mbetet e pazgjidhur që nga 2009-2010 lidhur me Zonat Ekskluzive Ekonomike, vetëm pasi Greqia të ketë zgjeruar ujërat e saj territoria­lë. Ne kemi shprehur vullnet të përbashkët për të gjetur një zgjidhje. Por kemi pranuar se në rastet kur nuk mund të zgjidhim mosmarrëve­shjet tona, mund t’i apelojmë ato në Gjykatë”, u shpreh Kryeminist­ri Mitsotakis gjatë fjalës së tij në Parlament në përgjigje të akuzave të ish-Kryeminist­rit Aleksis Tsipras. Në fjalën e tij, Mitsotakis tha: “Për herë të parë që prej aneksimit i ishujve të Dodekanezi­t në vitin 1947, territori grek po zgjerohet me 10%, jo me shkëputjen e territorev­e, por me procedura të bazuara plotësisht në Rregullore­n e së Drejtës Ndërkombët­are. Sot, me fillimin e vitit 2021, ne hedhim hapin e dytë të madh thelbësor. Vendi ynë shtrin zgjerimin e tij në detin Jon në 12 milje. 4 muaj më vonë detet tona atje do të dyfishohen. Kjo është një e drejtë e plotë në përputhje me ligjin ndërkombët­ar dhe vendi ynë mund të zgjerohet në zona të tjera dhe në Kretë dhe kudo tjetër, por në një kohë dhe mënyrë që do ta zgjedhim ne”. Projektlig­ji për zgjerimin e ujërave detare të Greqisë që është depozituar para disa ditësh në Komisionin e Çështjeve të Jashtme dhe të mbrojtjes, ndërsa do të votohet ditën e sotme në parlament. Ai përbëhet nga pesë nene, në të cilat shpjegohet zona e detit territoria­l, zgjerimin e saj deri në 12 milje detare nga vija bregdetare apo vija bazë pas mbylljes së gjireve, parimet dhe rregullat me të cilat do të peshkojnë anijet e BE-së si dhe dita e hyrjes në fuqi. Zgjerimit të detit territoria­l me 12 milje, i parapriu një dekret i Presidenti­t të Greqisë, i cili përcaktont­e vijën e drejtë bazë që mbyll gjiret. Dekreti nuk flet për zgjerimin e gjerësisë së detit territoria­l të Greqisë, është vetëm për ndërtimin e vijës së drejtë bazë në Mesdheun qendror, që përfshin edhe Jonin dhe kanalin e Korfuzit.

 ??  ??
 ??  ?? Harta e zgjerimit të ujërave territoria­le të Greqisë me 12 milje
Harta e zgjerimit të ujërave territoria­le të Greqisë me 12 milje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania