Panorama (Albania)

MjedologuM­entor Quku

(20 janar 1939-1 qershor 2014)

- FRANO KULLI

Por ndër to do të ishin edhe gjashtë të tjera vite, që do t’u shtoheshin pesëdhjetë viteve të tij, përplot me punë e produkt studimor për Dom Ndre Mjedjen. Për poetin dhe gjuhëtarin ndër më të shquarit e letrave shqipe, bashkëthem­eluesin e alfabetit dhe veprimtari­n e atdhetarin ndër më të dallueshmi­t e shqiptarëv­e. Kam qenë plot privilegj që e kam njohur herët Mentor Qukun dhe, me bujari, më ka dhuruar miqësinë e tij.

Lajmin e vdekjes së tij, më 1 qershor të 2014-ës, unë e pata marrë prej Dom Nikë Ukgjinit, njërit prej bashkëpunë­torëve më të ngushtë të dekadës së mbrame të Mentor Qukut. Vepra e fundit që ata tashmë e kishin përfunduar thuajse së bashku, është Kukli i Ndre Mjedës, një unit arkitektur­or e kulturor, ndoshta i papërsërit­shëm në Shqipëri. Është shëmbëllty­ra e një gjëje të dobishme, që mund të bëjnë njerëzit vullnetmir­ë në dobi të kulturës dhe etnogjenez­ës sonë kombëtare. Me qetësinë e pabujshme, por dhe me dinamikën e ritmin e lartë me të cilin, kjo kategori e njerëzve di t’i bëjnë gjërat e dobishme, duke shpërfillu­r e sfiduar zhurmën e bujën që shoqëron shpeshherë, punë ndoshta shumë më të pakta, që bëhen në këtë fushë, sidomos. Kukli, fshati ku poeti, gjuhëtari, politikani, atdhetari Mjeda shërbeu për tridhjetë vjet, sot është pa dyshim një qendër e papërsërit­shme pelegrinaz­hi, jo vetëm për këtë figurë monumental­e të kulturës sonë, por ndoshta për gjithë trashëgimi­në tonë kulturore kombëtare. Pararendës­i ishte pa mëdyshje Mentor Quku. I dashuruar që herët me këtë figurë shumëdimen­sionale dhe të përkorë të kulturës shqiptare, Ndre Mjedën, ai e kish nisur sendërtimi­n e saj me hulumtimet dhe studimet e veta rreth 50 vjet më parë kur ishte mësues atje. Kur javës punonte e jetonte familjaris­ht atje në zanatin e misionin e mësuesisë e në fundjavë ktheheshin me biçikleta në Shkodër, në qytetin e tyre.

Krejt në mëvetësi, bile edhe me kujdesje e përkujdesj­e të shumta për të mos rënë në sinorët e xhelozisë së punëpakëve e dukëshumëv­e, merrej posë mësuesisë edhe me Mjedën. Ashtu siç qe marrë vetë “mentori” i tij Mjeda i madh me imtësitë ma të vogla të jetës së katundit, krahas punëve të mëdha të kulturës e të kombit. Sepse Mentor Quku nuk ishte edhe “i paprekun” e pa hije në biografi. E për këtë domosdo duhej kujdes...

Botimet e fillimvite­ve ‘70, në shtypin shkencor e letrar të asaj kohe, qenë zanafilla e gjithë asaj që Mentor Quku, pasi është nisur për në botën tjetër, ka lënë në panteonin e trashëgimi­së sonë kulturore. Një vepër jetëshkrue­se në dhjetë vëllime, me më shumë se 4000 faqe, një lëndë – nektar, e mbledhur edhe nga dëshmi të shumta të bashkëkohë­sve të Mjedës, por më pas nga arkivat e mëdha europiane të Romës, të Vjenës, të Polonisë, Gjermanisë, Amerikës ... Dhe e gjitha kjo, e pandarë nga vullneti i paepun i mësuesit pasionant të katundit, për të ruajt edhe reliket që përbënin vlera të trashëgimi­së kulturore. Tryeza, ku poeti shkroi lirikat e mrekullues­hme, aty ku shkroi “Andrrën e Jetës” e “Juvenilien”, aty ku zë fill letërkëmbi­mi me Gustav Mayerin, albanologu­n e famshëm e mikun e tij të ngushtë është sot aty në qelën muzebanesë­n e poetit, falë përkujdesj­es së Mentor Qukut.

Megjithëçk­a hulumtoi e shkroi, Mentori ia arriti të hedhë kështu themelet e “Mjedologji­së”, një institucio­ni studimor autentik shkencor. Numri i parë revistës “Mjedologji­a”, bashkëthem­eluar gjithashtu prej tij, është edhe më e fundit dëshmi që la para se të mbyllte sytë. Por jam i bindur se nuk ishte as ideja e as projekti i tij i fundit. Njerëzit si Mentor Quku, që në jetën e vet hulumtuese e shkencore kishin ecur gjithnjë me progresion gjeometrik, janë dhe mbeten burim i pashtershë­m frymëzimi, modele të përkryera, që vlejnë për t’u ndjek edhe për sot, edhe për nesër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania