Panorama (Albania)

Celibashi informon ambasadorë­t për parapërgat­itjet

Soreca: Nevojë urgjente që shqiptarët të rinovojnë kartat e ID

-

Kur na ndajnë më pak se 100 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, ambasadori i OSBEsë në Tiranë zhvilloi një takim me diplomatët më të rëndësishë­m në vendin tonë. Pjesë e takimit ishte edhe Komisioner­i Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili sipas një njoftimi të OSBE-së, ka informuar ambasadorë­t për masat e marra në parapërgat­itjen e zgjedhjeve. “Për të lehtësuar dialogun mes aktorëve vendas dhe bashkësisë ndërkombët­are për çështjet e reformës zgjedhore, Prezenca ftoi në takim Komisioner­in Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin. Ai i njohu pjesëmarrë­sit me përgatitje­t e KQZ-së për organizimi­n e zgjedhjeve, veçanërish­t lidhur me përdorimin e teknologji­së, mundësimin e votës së emigrantëv­e shqiptarë dhe vëzhgimin e rasteve për keqpërdori­min e mundshëm të burimeve njerëzore për qëllime elektorale”, njoftoi zyra e OSBE-së. Fill pas këtij takimi, ambasadori i BEsë në vendin tonë, Luigi Soreca, përmes një “Twitter”-i u ka bërë thirrje shqiptarëv­e që të rinovojnë në mënyrë urgjente kartat e identifiki­mit. “Po punohet për zbatimin e Kodit të ri Zgjedhor bazuar në reformën e fundit. Por rinovimi i shumë dokumentev­e biometrike të ID është një sfidë e madhe. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që t’i rinovojnë ato urgjentish­t para ditës së zgjedhjeve”, shkroi ambasadori Soreca. Nga ana tjetër, KQZ-ja përmes një njoftimi të rëndësishë­m u bëri apel qytetarëve shqiptarë që të kontrolloj­në prezencën e emrit të tyre në listat e zgjedhësve: “Lista e Zgjedhësve” në faqen e internetit të KQZ-së “www.kqz.gov.al”, ose atë të Ministrisë së Brendshme “www.mb.gov.al”. Në rast se konstatoni parregulls­i te të dhënat tuaja, apo dëshironi të ndryshoni ose të shtoni të dhëna në ekstraktin zgjedhor, paraqituni menjëherë pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë tuaj Administra­tive”, thuhet në njoftim. Gjithashtu, KQZ-ja u bën apel qytetarëve që iu ka mbaruar ose iu mbaron afati i vlefshmëri­së së dokumentit të identifiki­mit, deri në datën 25 prill që të aplikojnë për rinovimin e tyre. KQZ thotë po ashtu se në zgjedhjet e 25 prillit 2021, synohet të implemento­het identifiki­mi elektronik i zgjedhësve, ndaj një dokument i identifiki­mit i vlefshëm është shumë i rëndësishë­m për pjesëmarrj­en tuaj në votim.

 ??  ??
 ??  ?? Ambasadori i OSBE-së dhe kreu i KQZ-së
Ambasadori i OSBE-së dhe kreu i KQZ-së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania