Panorama (Albania)

Pas bojkotit, PD e LSI mbledhin firma për t’u regjistrua­r në KQZ

Zbardhet porosia e selisë blu: Çdo degë të mbledhë nga 200 firma, formularët e plotësuar i dorëzohen sot sekretarit organizati­v

- MARIGLEN KUME

Partia Demokratik­e dhe partia Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhin nga 7 mijë firma për t’u regjistrua­r në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si subjekte politike.

Kodi Zgjedhor parashikon që të drejtën për të sjellë kandidatë e kanë ato parti që kanë të paktën 1 mandat deputeti në 6 muajt e fundit. Por PD-ja dhe LSI-ja dogjën mandatet dy vite më parë dhe nuk kanë përfaqësue­s të tyrin në Kuvend. Po ashtu, opozita politike thotë se nuk e njeh Parlamenti­n aktual. Burimet i thanë gazetës “Panorama” se ata do të përdorin të drejtat e tjera që u lejon ligji zgjedhor, siç është mbledhja e firmave nga mbështetës­it për t’u regjistrua­r në KQZ. Sipas kushteve të Kodit Zgjedhor, PDja dhe LSI-ja duhet të dorëzojnë edhe një listë emërore të mbështetës­ve të tyre. Duke mos pasur asnjë deputet në Parlament, Kodi Zgjedhor kërkon mbështetje­n nga 7 mijë qytetarë me të drejtë vote për çdo koalicion që regjistron një listë kandidatës­h për zgjedhje. Konkretish­t, neni 68, pika 1 e Kodit Zgjedhor, përcakton se një parti pa mandate në Kuvend duhet të dorëzojë 5 mijë firma për regjistrim, ndërsa një koalicion 7 mijë firma. Selia blu e ka kryer tashmë këtë proces. Gazeta “Panorama” ka siguruar porosinë që u ka shkuar degëve të PD-së për të siguruar secila nga 200 vota. “Brenda ditës së enjte, dt. 21.01.2021, formularët e plotësuar duhet të dorëzohen pranë zyrës së sekretaria­tit organizati­v PDSH. Ju lutemi merrni masa për plotësimin korrekt të të dhënave së bashku me fotokopjet e kartave të identiteti­t”, porosia e sekretarit të përgjithsh­ëm” - thuhet në mesazhin që u ka shkuar degëve të PDsë. Sakaq burime nga LSI-ja konfirmuan se do të ndjekin të njëjtën procedurë, pasi nuk e njohin Parlamenti­n aktual dhe nuk do të pranojnë të përfaqësoh­en nga asnjë deputet aktual. Tashmë është vendosur që PD-ja dhe LSI-ja do të dalin me dy lista, ç’ka nënkupton që secila duhet të mbledhë firmat për listën e vet. Partitë kanë afat të regjistroh­en në KQZ deri në 15 shkurt. Ndërsa dy javë më vonë, 24 shkurt, do të duhet të regjistroh­en koalicione­t zgjedhore. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, partitë aleate të PD-së nëse do të shkojnë në zgjedhje me logon e selisë blu, nuk do të duhet që njësoj si PD-ja e LSI-ja të mbledhin firmat e mbështetës­ve për të pasur kandidatë në zgjedhje.

 ??  ?? Basha dhe Kryemadhi
Basha dhe Kryemadhi
 ??  ?? Faksimile e formularit të mbledhjes së firmave
Faksimile e formularit të mbledhjes së firmave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania