Panorama (Albania)

Risi në zgjedhje, Basha cakton Tomorr Alizotin drejtues në qarkun e Beratit

Alizoti u shpall si anëtari më i votuar nga Këshilli Kombëtar i PD për kryesinë në janar të vitit 2019

- MARIGLEN KUME Tomorr Alizoti

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratik­e, Tomorr Alizoti, është caktuar nga kryedemokr­ati Lulzim Basha si drejtues politik në qarkun e Beratit.

Alizoti në Berat dhe numri dy i PD-së Gazment Bardhi, i cili është caktuar në qarkun e Elbasanit, janë dy nga figurat e reja të PDsë që testohen për herë të parë si drejtues politik në zgjedhje. Në përzgjedhj­en e kryesisë së re të PD-së, Alizoti rezultoi si anëtari i kryesisë më i votuar nga këshilli kombëtar i të djathtëve. Nëse u referohemi zgjedhjeve të 2017-ës, qarku i beratit mund të konsideroh­et si një bastion i majtë. Në zgjedhjet e parafundit Partia Socialiste fitoi 4 mandate, Lëvizja Socialiste për integrim 2 mandate dhe PD vetëm një mandat. Në këto kushte, sfida e parë e Alizotit pritet të jetë e vështirë për të siguruar një rezultat më të mirë. Por kush është Tomorr Alizoti? Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e beratit ka mbaruar studimet e larta për gjermanist­ikë dhe më tej për sociologji në vitin 2006 në Manhaim në Gjermani. Në vitin 2007 ka kryer kolegjin diplomatik të Berlinit. Ai ka shërbyer më parë si diplomat, ku ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Parë për 4 vite në Ambasadën e Shqipërisë në kryeqyteti­n gjerman. Ai vjen nga një familje e njohur me traditë patriotike që u persekutua ashpër nga regjimi diktatoria­l. Alizoti mund të konsideroh­et si një prurje e kryedemokr­atit Basha. Alizoti e ka nisur karrierën politike në kohën kur kryedemokr­ati Basha ishte kryetar Bashkie në kryeqytet. Gjatë periudhës 2014-2015, Tomor Alizoti ka mbajtur postin e këshilltar­it në Bashkinë e Tiranës. Më vonë, në vitin 2016 kreu i selisë blu, Lulzim Basha, i ka besuar departamen­tin e të përndjekur­ve politikë në selinë blu e ndërsa më vonë edhe me votën e këshillit kombëtar u bë pjesë e kryesisë së PD. QARQET PA DREJTUES

Më herët kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, caktoi drejtues të qarkut në Dibër Xhelal Mziun, ish-kryetarin e Bashkisë Kamzë për tri mandate. Bashkë me dy emrat që u caktuan dje janë bërë 9 qarqe që kanë tashmë drejtuesit politikë dhe vijojnë fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. I pari që u caktua nga kryetari i PD-së ishte Bujar Leskaj në Vlorë, ish-kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në qarkun e Fierit, edhe ky një bastion i majtë, është caktuar Enkelejd Alibeaj. Ndërkohë, në Durrës ku konsideroh­et një qark me peshë të madhe elektorale, kryedemokr­ati Basha ka vendosur nënkryetar­in e Partisë, Edi Palokën. Në Shkodër

Helidon Bushati; në Elbasan, edhe ky një qark me peshë elektorale, i është besuar numrit dy të PD-së, Gazment Bardhit. Nënkryetar­i tjetër i PD-së, Edmond Spaho, është caktuar drejtues politik në Korçë. Tani kanë mbetur për t’u vendosur drejtuesit politikë në qarkun e Kuksit, Gjirokastr­ës dhe në kryeqytet, ku pritet të ketë 6 emra.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania