Panorama (Albania)

Mziu: Në Dibër PD do të marrë 4 mandate, gati të përballem me çdo të keqe

-

Tri herë kryetar i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu u caktua nga kryedemokr­ati Lulzim Basha si drejtues politik për qarkun e Dibrës. Menjëherë sapo u zyrtarizua si drejtues politik i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu ka shpalosur ambicien e tij se në zgjedhjet e 25 prillit synon që të marrë 4 mandate në Dibër. Në një komunikim me gazetarët nga selia e PD-së, Mziu u shpreh dje se do të jetë i pari në listën e kandidatëv­e për deputetë dhe se do të marrë një fitore spektakola­re në këto zgjedhje për t’i kthyer Dibrës, siç tha ai, rezultatin e 2009-ës. “Në Dibër ka pasur shumë probleme për shkak të vjedhjes së votave. Jam i gatshëm për t’u përballuar me këtë sfidë dhe për të mundur këtë të keqe. Jam i sigurt se do të marr një fitore spektakola­re për të kthyer atë rezultat që ka pasur Dibra në 2009-ën dhe për ta hequr këtë të keqe jo vetëm në Dibër, por në gjithë Shqipërinë. E vetmja ambicie imja është që të maksimizoj­më votat në qarkun e Dibrës për të fituar opozita shqiptare dhe të gjithë shqiptarët ndaj kësaj keqqeveris­je në këto 8 vite. Asgjë tjetër nuk është peng imi”, tha Mziu. Pavarësish­t se në KQZ edhe përfaqësue­sit e PD-së ranë dakord për lëvizjen e mandateve, Mziu tha se Dibrës nuk duhej t’i ishte hequr një mandat deputeti. “Në fakt qarku i Dibrës duhet të kishte 6 dhe më shumë, sepse ka pabarazi në këtë drejtim. Po bëja disa statistika për të bërë mesataren në çdo qark dhe dilte që qarku i Dibrës kishte mesataren më të lartë të votave për deputetë, çka do të thotë se kishte më shumë se 14 mijë vota për një deputet, ndërsa qarku i Vlorës kishte 9 mijë. Kjo nuk mund të zhbëhet më. Ne kemi synim si opozitë për të marrë 4 nga 5 mandatet e këtij qarku”, tha Mziu. Një këshillë e kishte edhe për rivalen e tij, Olta Xhaçkën. “Xhaçka në këto 3 ditë po gjen një mënyrë për t’u larguar dhe për të lënë një tjetër zëvendësue­s. Unë i bëj thirrje të qëndrojë atje dhe të marrë humbjen më të thellë që ka marrë PS-ja në këtë qark”, tha Mziu. Sakaq kujtojmë që drejtuesi i ri politik i Dibrës ka një proces gjyqësor të hapur për akuzat të bëra ndaj tij gjatë kohës që mbante postin e kryetarit të Bashkisë së Kamzës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania