Panorama (Albania)

Kryemadhi: Fasada, e vetmja punë e kësaj qeverie

“Më 25 prill të votojmë kundër atyre që gënjyen e vodhën”

-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se njerëzit kanë nevojë për vëmendjen e shtetit dhe jo fasadën e tij, ndërsa programi i LSI-së do të jetë i prekshëm për të gjithë. Në takimet me banorë të Vorës dhe Farkës, Kryemadhi u shpreh se qeveria i ka braktisur qytetarët e thjeshtë dhe fasada është puna e vetme e kësaj qeverie. Gjatë bisedës me ta, ajo tha se në vendi është krijuar një situatë e vështirë për të gjithë, sidomos pas tërmetit dhe pandemisë që vunë në dukje fasadën qeverisëse dhe jo institucio­ne në shërbim të qytetarëve. “Situata në vend është tepër e vështirë, pasi kemi njerëz që kanë humbur vendet e tyre të punës, bizneset po shkojnë drejt falimentim­it, taksat e larta, çmimi i lartë i energjisë elektrike, janë gjëra që çdo ditë e më shumë po ia marrin frymën ekonomisë dhe familjes shqiptare. Në pallatet e dëmtuara nga tërmeti, ku faktikisht banorët jo vetëm që nuk kanë asnjë bonus qiraje, por nuk kanë asnjë plan se ku do të jetojnë, nëse pallatet e tyre do të shemben, rindërtohe­n, apo rikonstruk­tohen. Mungesa e sigurisë dhe e garancisë që shteti u jep banorëve është shumë e madhe”, tha Kryemadhi. Për kreun e LSI-së, 25 prilli është dita kur shqiptarët do të ndëshkojnë me votë atë që i ka mashtruar dhe blerë duke u shprehur se: “Duhet të marrë fund njëherë e përgjithmo­në blerja e varfërisë apo e nënshtrimi­t të shqiptarëv­e ditën e zgjedhjeve. Ne sot duhet t’u bëjmë thirrje qytetarëve që të shkojnë në kutinë e votimit për të ndëshkuar me votë atë që e ka gënjyer, atë që i ka grabitur pronën, që e ka keqtrajtua­r dhe të vlerësojë me votë atë që i është gjendur pranë në momente të vështira dhe që ka mbajtur premtimet në marrëdhëni­e me ta”. Për sa i përket programit me të cilin LSIja do t’u kërkojë votën qytetarëve, Kryemadhi konfirmoi se: “Shumë shpejt ne do të kemi dhe prezantimi­n e programit që nuk do të jetë thjesht në kuadrin e një prezantimi propagandi­stik, por do të jetë i prekshëm, real, për çdo qytetar, sepse në fund të ditës një nga gjërat më të rëndësishm­e është që duhet të jemi dhe të vërtetë me njerëzit. Njerëzit janë lodhur nga propaganda, nga demagogjia, nga fasada, sepse janë lodhur nga shifrat”. Duke përmendur denoncimin e mjekëve dhe infermierë­ve të Vorës për mungesën e vëmendjes dhe mjeteve mbrojtëse në luftën kundër Covid-19, kryetarja e LSI-së tha: “Reagimi i institucio­neve është zero dhe nga ana tjetër shikojmë një propagandë që bëjnë sikur po përgjërohe­n për mjekët, nga ana tjetër një degradim të sistemit shëndetëso­r, që është kthyer në gjobëvënie. Dhe ajo që të bën më shumë përshtypje është dy standardiz­imi i funksionim­it të strukturav­e të shtetit ndaj qytetarëve”.

 ??  ?? Kryemadhi, dje gjatë takimit në Vorë
Kryemadhi, dje gjatë takimit në Vorë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania