Panorama (Albania)

BARDHI: PS DEL HUMBËSE NË ÇDO SONDAZH

-

Teksa PD-ja është drejt mbylljes së negociatav­e me të gjithë aleatët për formulën e koalicioni­t, kreu i qeverisë kishte përgatitur një videomonta­zh dhe e postoi në “Facebook”. Në video kreu i PS-së Edi Rama i quante kryetarët e partive të vogla “memexhinj” dhe ironizonte kryedemokr­atin se lë demokratët mënjanë dhe u siguron mandatin e deputetit “memexhinjë­ve” (aleatëve). Kryeminist­ri shkon edhe më tej në sulmet e tij ndaj Bashës, ku shprehet se mungesa e koalicione­ve parazgjedh­ore me aleatët e tij është halli i vërtetë i Bashës. “’Meme Party’, ja pse u tremb Luli kur pa ne ëndërr qe ‘Meme’-t do ndaloheshi­n me ligj”, shkroi Rama në “Facebook”. Pas këtij statusi i menjëhersh­ëm ka qenë reagimi edhe i kreut të PD-së, Lulzim Basha. Ky i fundit kujton situatën e vështirë ekonomike e shëndetëso­re, në të cilën ndodhet vendi ynë, ndërsa kreu i qeverisë merret me videomonta­zhe për të përçarë opozitën në vendimet taktike elektorale. Sipas kryedemokr­atëve, shqiptarët janë lodhur me Kryeminist­rin aktual. Ky i fundit, sipas Bashës, nuk do ta kuptoj këtë, ndaj Basha në reagimin e tij shprehet se do ia mësojë këtë Ramës më 25 prill. “Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Duket se ai e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarët anembanë vendit janë lodhur prej tij. Këtë do ta mësojë mirë në 25 prill, kur ta largojmë dhe të sjellim një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare”, shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha.

KOALICIONE­T Ndryshimi i Kodit Zgjedhor pa dakordësin­ë e opozitës, pas ndryshimev­e sipas marrëveshj­es së 25 qershorit, bënë që për herë të parë që pas ‘92 të ndryshohet skema e koalicione­ve. Në zgjedhjet e 25 prillit të gjitha partitë që dakordësoj­në për koalicion para zgjedhor, do të përfshihen në një listë. Në kampin opozitar është dakordësua­r që të përballen me maxhorancë­n aktuale me dy lista koalicione­sh. Nga njëra anë është PD-ja, së bashku me aleatët e saj të vegjël dhe nga ana tjetër lista e partisë së dytë më të madhe në opozitë, LSI-së, me partitë me filozofi të majta. Deri më tani, PD-ja ka dakordësua­r për koalicioni­n

Sekretari i PD-së Gazment Bardhi replikoi dje me numrin dy të PS-së, Taulant Balla, i cili nga Elbasani kujtoi ngjarjen e 21 janarit. Përmes një postimi në “Facebook”, Bardhi u shpreh se Balla bën diversion pasi e ndjen humbjen. “Diversione­t idiote të Taulant Ballës për Opozitën e Bashkuar kanë vetëm 1 shkak, humbjen e thellë të pushtetit të korruptuar të Edi Ramës dhe Taulant Ballës më 25 Prill! Çdo sondazh i nxjerr humbës, sepse çdo shqiptar e di se Edi Rama dhe Taulant Balla kane vetëm 1 hall, të shtojnë pasuritë e tyre, llogaritë bankare, vilat e fshehura! Ky është modeli që do të shkojë për skrap më 25 Prill”, shkroi Bardhi me tri parti aleate, PAAnë, PDK-në dhe LZHK-në. Shumë pranë marrëveshj­es ndodhet me PBDNJ-ja, ndërsa po negociohet ende me PR-në dhe PDIU-në. Arritja e marrëveshj­es me aleatët nënkupton edhe garancinë për emrin në listën e PD-së në 25 prill.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania