Panorama (Albania)

“Telefonata me Topin në mes të protestës, mesazhi për Ramën”

Balla: Hapja e derës së Kryeminist­risë nga Garda ishte e gabuar. Ndodhi kur protesta po shuhej

-

Ndërsa trishtimi për vrasjet para syve të mi trashej nga pamundësia për të provuar atë që intuita ime më thoshte, befas më vjen një mesazh nga një miku im në një ambasadë të rëndësishm­e: “Çoje pak te ‘News 24’”. Gazetari Artan Hoxha po shpjegonte se si ai dhe operatori Ervin Daja kishin pamjet e vrasjeve nga një kënd, nga ku dukeshin edhe vrasja, edhe viktimat, edhe vrasësi. Më pas filluan pamjet e videos. Dhe mua befas më ndaloi frymëmarrj­a!

për të dhe në momentin kur jeta ime ndryshoi. Në karrierën time kam përjetuar momente të vështira, edhe sigurie fizike, por ishte hera e parë që pashë vdekjen të zbriste këmbëkryq nga plumbat e një horri me uniformë ushtarake. Një fshatari komsomolas, të bërë trim nga pushteti i armës, apo ndoshta një frikacak dhjaks, që arma i shkrehu jashtë kontrollit. Sipas dëshmisë ekskluzive për “Real Story” në 21 janar 2021, automatiku 55 ishte një armë e vështirë për t’u mbajtur nën kontroll. Sido që të jetë, në ato pak sekonda, nga plumbat e Llupos vdiqën menjëherë Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe u plagos Fatos Mahmutaj. Vdiq edhe objektivit­eti im për këtë ngjarje, që sigurisht do të shënjonte jetën time...

MES SHOKIMIT DHE MOSBESIMIT Më pas pashë dhe dy grupe njerëzish që mbanin në drejtime të ndryshme dy trupa. Ishin ata që mbanin Aleks Nikën dhe ecnin në drejtim të Urës së Madhe. Një makinë u afrua, sot nuk më kujtohet nëse ishte ambulancë apo civile, dhe mesa u duk, e nisi atë drejt Spitalit Ushtarak. Më afër dy kullave, një tjetër trup mbahej nga disa veta dhe dukej i pajetë. Ishte Faik Myrtaj. Trupat e Hekuranit dhe Ziverit ishin larguar më herët. Shokimi në fytyrën time është fiksuar nga një foto e Hektor Pustinës, e shkrepur në distancë nga mesi i bulevardit. Unë shihem me një xhup blu me kapuç, mes kameramanë­ve, duke parë poshtë. Nuk ka një pasqyrim më të saktë të gjendjes sime në ato momente. Nuk arrija ta besoja atë që po ndodhte. Pikërisht kur u duk se gjithçka po fashitej.

Në këtë moment u riktheva te tavolina e kolegëve, nga ku buzëqeshja kishte kohë që kishte ikur. Në lidhje direkte nga Spitali Ushtarak, dy mjekë po flisnin para kamerave. Konfirmuan dy vdekjet e para dhe gjendjen në koma të një të treti. Faik Myrtaj si duket nuk kishte mbërritur akoma. Sipas mjekëve që kishin shikimin dhe zërin e fikur, vrasjet ishin bërë nga afër dhe me armë të kalibrit të vogël. Pra, me pistoletë? Së paku, mesa më ishte fiksuar, në ato momente protestues­i më i afërt me gardistët që u shfaqën në oborrin e Kryeminist­risë kur u hap dera e saj ishte djali që ishte futur brenda dhe që hodhi një gur në drejtim të gardistëve. Ai ishte, së paku, 12-13 metra më afër se Ziver Veizi ndaj pozicionit të gardistit më të afërt, pasi u shkrepën armët; pasi zjarri nga tytat ishte i dukshëm, për shkak të rënies së muzgut. Ky gardist që shtinte dukshëm në ajër ishte në këmbë, së paku pesë metra larg një gardisti të ulur pranë dritares së bodrumit dhe që mbante armën automatike në drejtim horizontal, në pozicion qitjeje. Pra, me një llogari të thjeshtë dhe jo shumë të saktë në pak sekonda largësia nga viktima më e afërt te gardisti më i afërt ishte së paku 35 metra, por largësia nga gardisti i ulur në pozicion qitjeje dhe Ziverit ishte diku mbi 40 metrat. Nga Hekurani, më shumë se 45 metra. Por asnjë gardist nuk kishte qenë aq afër. Kush vrau? Pyetja ishte e rëndë, përgjigjet edhe më të rënda. Nëse ishin vrarë nga afër, ishin vrarë nga civilë. Skema e konfuzioni­t të krijuar nga vrasjet kishte filluar të funksionon­te. Ishin vrarë qëllimisht, por nga kush? Vetëm Mero Baze nuk kishte asnjë dyshim. “I vrau Saliu”. Për ne të tjerët, pikëpyetje­t ishin të forta. Për një çast, mendova të pamenduesh­men. Rama nuk kishte bërë asgjë për të shmangur përplasjen, me gjithë paralajmër­imet që së paku ia kisha përcjellë unë. Ishte një skemë e përgatitur prej tij? Por dilema dhe frika lidhen me arsyen, intuita lidhet me historinë. Dhe historia favorizont­e negativish­t Sali Berishën. Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë e gjeja veten të mendoja siç mendonte Mero Baze. Ai ishte i zoti, falë intuitës dhe informacio­nit, të përkthente sjelljet e Sali Berishës. Kjo më bënte të dyshoja se edhe në pasditen e 21 janarit 2011, Mero Baze kishte të drejtë: protestues­it ishin vrarë nga gardistët e Saliut. Ai e kishte paralajmër­uar këtë një ditë më parë. I kishte qëndruar “premtimit”. Por dyshoja se do ta pranonte këtë publikisht. Derisa më kishte krijuar mua perceptimi­n se mund të ishin vrarë edhe nga vetë brenda protestues­ve, përse mos ta bënte këtë edhe me publikun e gjerë? Por nuk ishte koha për analiza të gjata. Po binte nata dhe nga shkallët e ndërtesës u dëgjuan britma të forta.

BETEJA E EKRANEVE Në sallën e restoranti­t ku ishim vetëm ne gazetarët dhe punonjësit e lokalit u dyndën të frikësuar dhe të tmerruar disa dhjetëra të rinj. Mes tyre, shquajta disa nga djemtë e rinj të “Mjaft”-it, Andin dhe Leartin. Por në fund hyri me vrap dhe kokën prapa Erion Veliaj. Pas tij edhe Ajola. Të gjithë vrapuan dhe u fshehën pas nesh. Vetëm pak sekonda më vonë, me zhurmën e takëmeve të rënda, erën e djersës dhe zemërimin nga një ditë e gjatë pune, por dhe dhuna e ushtruar mbi ta, hynë disa policë me skafandra, mburoja dhe shkopinj gome. Policia po bënte krehjen e fundit të bulevardit. Vetëm kur panë fytyrat e njohura, timen, të Rudina Xhungës, dhe ajo e ngjitur në sekondë të fundit, e të Skënder Minxhozit, policët u zmbrapsën: “Zhdukuni të gjithë. Brenda pak minutash nuk duam t’ju shohim më vërdallë”, foli rëndë njëri prej tyre. Më pas zbritën. Pas tyre, me frikë e ankth dhe pas kurrizit tonë zbritën gjithë të tjerët. Kur shkuam në kat të parë e dolëm jashtë, të rinjtë u shpërndanë me vrap nga të katër anët. Në trotuar mbetëm të ngrirë unë, Xhunga dhe Minxhozi. Rudina duke u dridhur për shkak se jo larg nesh disa policë po na shikonin në kokërr të syrit, ngriti zërin qëllimisht që të na njihnin dhe tha: “Ikim te Top-i”. Më futi krahun, ndërsa Skënderi me trupin e tij të madh ecte dy hapa pas nesh. Ndërsa kalonim anën tjetër të bulevardit, tre policë kishin vënë në mes Fatmir Xhafën. Dy e shtrëngoni­n nga krahët dhe e shtynin drejt urës, ndërsa i treti i binte gjysmë fshehurazi me shkop gome te kërcinjtë. Kujdesej që të mos i linte shenja të dukshme, personit që do bëhej ministër i Brendshëm vetëm 6 vite më vonë.

Ndërkohë, në një tjetër ekran, ose me saktë dy, afër qeverisë, kishte filluar truku i ngritjes së skemës së puçit të shtetit, duke filluar nga inskenimi i vrasjeve, sikur ishin bërë nga brenda protestues­ve. Grupi medial i njerëzve pranë Saliut, kishin punuar mesa duket me plan. Një kamera e tyre, e vendosur brenda ndërtesës së Kuvendit, kishte një plan të shkëlqyer ballor të hyrjes anësore të Kryeminist­risë, aty ku dhe u zhvilluan ngjarjet dhe dy vrasjet më të dukshme (bashkë me, paradoksal­isht, vrasjen e mbetur në tentativë të gazetarit të tyre Fatos Mahmutaj). Mahmutaj duket se kishte dalë jashtë rreshtit dhe atë ditë i ishte dedikuar profesioni­t të tij dhe jo linjës editoriale. Ndoshta për këtë, podiumi i gazetarëve ku ai u godit dhe ku humbi jetën dhe Hekuran Deda nuk ishte rastësi. Ashtu siç nuk u hodh rastësisht tri herë gaz lotsjellës në verandën ku isha unë dhe dhjetëra operatorë te dy kullat. Atë ditë si duket qeveria la të xhironin vetëm kamerat e saj: ato të Gardës dhe të “ABC Neës”. Gjithçka ishte kopsitur me kujdes. Nuk e di ku e kanë gjetur qetësinë kriminale të qepjes së këtij skenari që rezultoi dhe idiot, pasi rreth orës 22.45 “Neës 24” publikoi videon që tregon se si qeveria e Sali Berishës i vrau protestues­it, plagosi rreth 30 të tjerë; mes tyre së paku 6 me plagë të tilla, që për distanca milimetrik­e do të kishin qenë vdekjeprur­ëse, si ajo ndaj Fatos Mahmutajt dhe një djali të ri 27-vjeçar, një biznesmen i ri, i afërt me PS-në, të cilit plumbi i kishte hyrë e dalë nga qafa, për fatin e tij të madh, pa i shkaktuar asnjë dëm fizik të ndjeshëm. Qepja e skenarit të vrasjeve nga brenda protestës, është një krim i dytë, që gjithashtu, nuk u hetua e nuk u gjykua kurrë. Çuditërish­t u hetuam vetëm ne, gazetarët kritikë ndaj Berishës.

Pasi dola nga studioja e “Top”-it, një makinë e punës më çoi në shtëpi. U ngula para ekranit. Te “Top”-i njerëz që flisnin budallallë­qe, te “Klani” emisione të qepura me kujdes kundër Ramës. Po fitonte terren “teza” e vrasjes nga brenda protestës. Më thanë se Rama po shkonte në shtëpi, një shenjë se kishte mbaruar gjithçka. Protesta që dështoi, dhunë mbi Policinë, njerëz që u vranë. Gjithçka paralajmër­onte furtunë mbi kokën e Edi Ramës. Kur erdha në shtëpi, të gjitha dritat e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me ishin ndezur. Grup prokurorës­h kishin mbërritur shumë shpejt në vendngjarj­e. Për fat, në kohë për të sekuestrua­r edhe makinën. (Siç do ta pohonin të nesërmen, nuk ishte gjetur në të as tritol dhe as gjurmë shpërthyes­ish, por dyshoj se do ta kishin thënë këtë gjë, nëse nuk do të kishte ndodhur ngjarja, ndoshta, më e rëndësishm­e dhe padyshim një nga punët për të cilat media shqiptare duhet të ndjehet krenare: xhirimi i vrasjes së protestues­ve nga gardisti i zellshëm Agim Llupo). Ndërsa trishtimi për vrasjet para syve të mi trashej nga pamundësia për të provuar atë që intuita ime më thoshte, befas më vjen një mesazh nga një miku im në një ambasadë të rëndësishm­e: “Çoje pak te ‘Neës 24’”. Gazetari Artan Hoxha po shpjegonte se si ai dhe operatori Ervin Daja kishin pamjet e vrasjeve nga një kënd, nga ku dukeshin edhe vrasja, edhe viktimat, edhe vrasësi. Më pas filluan pamjet e videos. Dhe mua befas më ndaloi frymëmarrj­a!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania