Panorama (Albania)

KQZ përjashton Kurtin nga kandidatur­a për deputet

Reagon Kurti: Institucio­net e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit dhe jo t’i vihen përballë atij

-

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendos­je, Albin Kurti, nuk është certifikua­r për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit, si një nga personat e dënuar nga Gjykata.

Pritet që ai të hiqet nga lista e kandidatëv­e të LVV-së, por nga Lëvizja Vetëvendos­je, e kanë cilësuar këtë vendim pasojë të një shteti të kapur. Ndërsa janë deklaruar se nuk kanë marrë ende asnjë njoftim zyrtar nga KQZ-ja, Kurti tha se ai prin listën e Vetëvendos­jes. “Unë nuk jam në dijeni për kurrfarë vendimi të tillë të KQZ-së, nuk kemi marrë ndonjë shkresë, unë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendos­je dhe as kryesia... Ju e dini që unë jam bartës i listës dhe këtë me vendim të Këshillit të Përgjithsh­ëm të Lëvizjes Vetëvendos­je dhe Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendos­je, institucio­net e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit të vetëdijesu­ar si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës dhe jo t’i vihen përballë atij”, tha ai. Edhe nëse hiqet nga Lista, Kurti sërish mund të jetë kandidat i VV-së për Kryeminist­ër.

DËNIMI Kurti ishte dënuar në janar të vitit 2018 për dy vepra penale, “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe për “Pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, ndërsa në shtator të po atij viti Apeli ia vërtetoi të njëjtin dënim. Me këto vepra përshkruhe­shin veprimet e Lëvizjes Vetëvendos­je për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, si pasojë e të cilave, liderit të LVV-së i është pamundësua­r kandidimi në listë zgjedhore. Përveç Kurtit, KQZ-ja s’i ka certifikua­r edhe 46 kandidatë për deputetë edhe nga listat e partive tjera që po ashtu ishin të dënuar në tri vitet e fundit. “ZGJIMI” I LIGJIT PËR TË DËNUARIT Qytetarët e Kosovës do të duhet të dalin në zgjedhje për herë të dytë brenda një viti e gjysmë. Kjo pasi qeveria e Avdullah Hotit u cilësua nga Gjykata Kushtetues­e si e paligjshme, për shkak të votës së një deputeti të dënuar me vendim të formës së prerë. Hoti e mori qeverinë me vetëm një votë avantazh, që do të thotë se nuk e ka pasur shumicën e votave parlamenta­re. Çështja ishte ngritur për shqyrtim në Kushtetues­e nga një grup deputetësh nga Lëvizja Vetëvendos­je, e cila sfidoi legjitimit­etin e mandatit të Etem Arifit, deputet nga Partia e Ashkalinjv­e për Integrim. Arifi u dënua përfundimi­sht për mashtrim me 15 muaj burgim në gusht të vitit të kaluar, për t’u zgjedhur si deputet një muaj e gjysmë më vonë. Në konstatimi­n e dytë të aktgjykimi­t të dhjetorit, duke “zgjuar” ligjin për kandidatët e dënuar Kushtetues­ja tha se personat e dënuar për vepër penale me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit, nuk mund të jenë kandidatë për deputetë dhe as të fitojnë mandat në Kuvend. Gjykata Kushtetues­e ka urdhëruar më 22 dhjetor 2020, që Kosova të shkojë në zgjedhje. KQZ-ja ka dërguar të gjitha listat e kandidatëv­e për shqyrtim në Gjykatë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania