Panorama (Albania)

Martesa e Fjolla Morinës gjatë periudhës së arrestit

Këngëtarja dhe biznesmeni, në lidhje të hapur pas arrestimit

-

Aktivitete­t dhe festat personale, këngëtarja nuk i ka pezulluar edhe pse ndodhej në një periudhë arresti shtëpiak, pasi u kap në kufi me armë zjarri. Marrëdhëni­a e këngëtares Fjolla Morina me biznesmeni­n Fisnik Syla ka kaluar në një etapë tjetër. Pasi bëri publike lidhjen dhe i tha “po” propozimit të tij për martesë, këngëtarja ka nisur përgatitje­t për dasmën, një ceremoni VIP që do të mbahet në Prishtinë pas “lirimit” nga akuza. Në fillim të muajit janar, Fjolla ka postuar në rrjetin social “Instagram” një foto me biznesmeni­n Syla, ku duket e veshur me fustan të bardhë. “Fjolla dhe Fisniku, përgjithmo­në të lumtur”, është diçitura që shoqëron foton e çiftit nga Kosova. Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se Fjolla po përgatitet për një ceremoni VIP mjaft luksoze, ku do të ketë 300 të ftuar, mes të cilëve jo vetëm politikanë e biznesmenë të Kosovës, por edhe këngëtarë, kolegë të saj. Mos ndoshta do të jetë kjo arsyeja që Fjolla Morina është arratisur nga banesa e saj në Kukës? Më tej, lidhja e Fjolla Morinës me biznesmeni­n që i ndryshoi jetën në 365 ditë u zbulua pas arrestimit të këngëtares në pikën kufitare të Morinës, pasi iu gjetën dy pistoleta në makinë. Çifti po udhëtonte së bashku në makinën luksoze, që Fisnik Syla ia bleu disa ditë para ngjarjes. Fillimisht ajo e mohoi lidhjen mes tyre, duke thënë se “mes tyre nuk kishte lidhje intime dhe se po shkatërroh­ej familja e një njeriu, që nuk e meritonte”. “Të shkruani me emër dhe mbiemër dikë, i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua, kjo është keqdashje e pastër. Po shkatërron­i familjen e një njeriu, i cili nuk meriton këtë ‘show’. Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup, ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë!”, shkroi nëna e dy vajzave në një postim në “Instagram”, teksa qëndronte në arrest shtëpie në Kukës. Këngëtarja dhe biznesmeni pranuan se ishin në një romancë në dëshmitë e tyre në Gjykatë, ndërkohë që kanë pasuar me postimin e fotove romantike në “Instagram”-et e njëri-tjetrit.

 ??  ?? Fjolla Morina dhe Fisnik Syla
Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania