Panorama (Albania)

Rrjedh gazi në shkollë, 6 nxënës përfundojn­ë në spital

Hetimi, dyshohet se rrjedhja ndodhi nga tejmbushja e një depozite

-

Gjashtë nxënës të një shkolle private në Tiranë janë dërguar në spital, ndërsa pjesa tjetër është evakuuar si pasojë e rrjedhjes së gazit në sistemin e ngrohjes.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në një shkollë në rrugën "Don Bosko", rreth orës 09:30. Ndërkohë, gjashtë nxënësit që u dërguan në spital janë nën vëzhgimin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë është njoftuar spitali, ku kanë mbërritur disa ambulanca, që kanë bërë të mundur transporti­min e nxënësve. Rrjedhja e gazit propan ka qenë tepër e madhe, saqë është ndier edhe në ambientet e jashtme të shkollës. Mësohet se 6 nxënësit, të cilët patën probleme shëndetëso­re si pasojë e rrjedhjes së gazit nga sistemi i ngrohjes në një shkollë private në Tiranë, ndodhen në Spitalin e Pediatrisë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Rrjedhja e gazit propan ka qenë tepër e madhe, saqë është ndjerë edhe në ambientet e jashtme të shkollës. Shërbimet zjarrfikës­e kanë bërë të mundur ajrosjen e ambienteve të shkollës, për të mos pasur akumulim të gazit. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur si dhe nga ka ardhur rrjedhja e gazit. Nga veprimet paraprake hetimore, dyshohet se rrjedhja mund të ketë ndodhur për shkak të tejmbushje­s së njërës prej depozitave.

NGJARJA Rrjedhja e gazit të lëngshëm propan buran dyshohet të ketë ndodhur në katin e parë të godinës, ndërsa era e tij është ndjerë për disa orë edhe jashtë ambienteve të kolegjit dhe në rrugë. Burime nga grupi hetimor sqarojnë se depozitat e gazit në shkollën private në rrugën "Don Bosko", në Tiranë, janë instaluar në muajin dhjetor nga vetë përgjegjës­it e shkollës. Nga ekspertiza paraprake rezultoi se rrjedhja ka ndodhur në një prej depozitave, pasi ishte e tejmbushur. Policia e Tiranës njoftoi dje se ishte bërë menjëherë evakuimi i të gjithë nxënëseve në shkollë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 09:30, ndërsa 6 nxënësit janë dërguar në spital, por nuk kanë probleme serioze dhe rrezik për jetën. Disa prej nxënëseve të shkollës kanë thënë se fillimisht është ndier pak erë dhe u është thënë të hapnin dritaret dhe t'i mbanin hapur, por më pas era është shtuar dhe mësuesit i kanë thënë të dalin jashtë për kafe. "Kur po dilnim jashtë, pamë një që villte, një tjetër që i kishte rënë të fikët", thonë nxënëset. Sasia e gazit të lëshuar ka qenë e madhe dhe ka shkaktuar probleme në frymëmarrj­e te disa prej vajzave. Aroma ndihej edhe në rrugë dhe në ambientet e jashtme. Në Polici janë shoqëruar disa persona për informacio­ne të mëtejshme. Gjithashtu mësohet se nga hetimet paraprake është përjashtua­r mundësia për rrjetin e amortizuar. Tre pacientë të moshës 12-14 vjeç të intoksikua­r janë paraqitur me ambulancë pranë Urgjencës

Pediatrike. Mjeku toksikolog ka kryer konsultën mjekësore dhe ka konstatuar se janë koshiente, paraqesin simptoma të lehta të intoksikac­ionit, si dhimbje koke, të përziera dhe pak ansioze. Pacientët janë me parametra stabël, jashtë rrezikut për jetën dhe janë shtruar në pavijon për monitorim.

 ??  ?? Shkolla ku ndodhi ngjarja
Shkolla ku ndodhi ngjarja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania