Panorama (Albania)

I dënuar për drogë, prokuroria i sekuestron 5 milionë euro pasuri

-

Prokuroria e Tiranës ka vendosur nën sekuestro preventive pasuritë e paluajtshm­e ndaj shtetasit Sokol Marku, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Sipas Prokuroris­ë, shtetasi Sokol Marku, 32 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, rezulton i dënuar sipas një vendimi të dhënë nga Gjykata e Tiranës më datës 13 mars 2013. Ai gjithashtu, sipas akuzës, ka bërë një ndreqje të vendimit të dhënë, pasi ka pasur paqartësi mbi dhënien e tij (nëse kishim të bënim me një dënim me burgim apo dënim alternativ), duke u dënuar kështu me pesë vite burg për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëv­e", parashikua­r nga neni 283/1 i K. Penal. Gjithashtu, më datë 05.04.2016 gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën penale "Kundërshti­m i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", parashikua­r nga neni 235/1 të K. Penal. Gjithashtu, Prokuroria njofton se nga të dhënat e marra ky shtetas merret dhe me trafik të lëndëve narkotike në Itali. Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të materialev­e të dërguara nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është bërë regjistrim­i i procedimit penal në vitin 2019 për veprat penale të "Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtari­së kriminale" parashikua­r nga neni 287, ku janë sekuestrua­r 18 automjete luksoze, dy aktivitete biznesi lokale, si dhe 10 pasuri të paluajtshm­e, si njësi tregtare, vila apo apartament­e me një vlerë rreth 5 milionë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania