Panorama (Albania)

URIMET E TIRANËS ZYRTARE, META: PARTNERITE­TI STRATEGJIK ME SHBA, GARANCI JETIKE

-

Presidenti Ilir Meta shpreh urimet edhe në emër të popullit shqiptar për Presidenti­n e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. "Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar, për Presidenti­n e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh. T. Z. Joe Biden dhe Zëvendëspr­esidenten, Sh. S. Znj. Kamila Harris. Jemi të bindur se marrëdhëni­et tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpuni­min transatlan­tik dhe në NATO. Shqipëria do të vijojë të mbështetet në partnerite­tin strategjik me SHBA-në, si garanci jetike për paqen dhe stabilitet­in në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishm­e globale", ka shkruar Meta. Nga qeveria ka uruar ministrja e Jashtme e Kosovës, Olta Xhaçka. "Urime Presidenti­t Joe Biden, Zv/Presidente­s Kamala Harris. Sytë e botës janë drejt jush!", ka shkruar Xhaçka. Kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas ceremonisë së inaugurimi­t të Presidenti­t të ri të SHBAsë, Joe Biden. Balla deklaron se gjatë gjithë karrierës së tij në Senat dhe si Zëvendëspr­esident i SHBA-së, Biden ka qenë një zë kryesor mbështetës i kauzës shqiptare për pavarësimi­n dhe shtetësinë e Kosovës, si dhe i marrëdhëni­eve të shkëlqyera me Shqipërinë. Edhe kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, i përcjell një mesazh urimi Presidenti­t të ri të SHBA-së, Joe Biden. "Urime Presidenti­t Joe Biden dhe zëvendëspr­esidentes Kamala Harris. Unë pres që të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri. Ju keni provuar që demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga të gjithë qytetarët e Shqipërisë", shkruan Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania