Panorama (Albania)

Mesazhi i Trump para largimit nga Shtëpia e Bardhë

-

Joe Biden mori një duartrokit­je të fortë, ndërsa u ngrit në podium për të mbajtur fjalimin e tij përurues, fjalimin e tij të parë si President.

Pasi falënderoi të pranishmit në inaugurim, Biden tha, "Kjo është dita e Amerikës. Kjo është dita e demokracis­ë".

"Sot festojmë triumfin jo të një kandidati, por të një kauze, të demokracis­ë. Kemi mësuar se demokracia është e brishtë, por në këtë moment miqtë e mi, demokracia ia ka dalë. Në këtë tokë të betuar, kur vetëm pak ditë më parë dhuna u mundua të shkundë themelet e Kapitolit, ne erdhëm të gjithë së bashku për të kaluar në mënyrë të paqtë pushtetin. Siç e kemi bërë gjithmonë ne amerikanët", tha Presidenti në fjalimin e tij. "Falënderoj paraardhës­it e mi, presidentë­t që janë këtu sot. I falënderoj vërtet shumë nga zemra. E di që Kushtetuta jonë është e fuqishme dhe shteti ynë është i fuqishëm. Kemi shumë për të rregulluar, shumë për të fituar. Pak njerëz në historinë e kombit tonë kanë pasur një kohë më sfiduese, sesa kjo në të cilën gjendemi sot. Ky virus që ka marrë më shumë jetë në një vit sesa Amerika ka humbur në Luftën II Botërore. Në një janar tjetër të vitit 1863, Presidenti Abraham Lincoln nënshkroi aktin e emancipimi­t. Ai tha se kishte dhënë shpirtin e tij te ky vendim. Sot, në këtë janar, edhe unë jap shpirtin tim për të bashkuar kombin tonë. Dhe i kërkoj çdo amerikani të më bashkohet në këtë kauzë. Të bashkohemi për t'u përballur me armiqtë e përbashkët, si urrejtja, sëmundja, mungesa e punës, përmirësim­i i arsimit për fëmijët tanë, të kalojmë ndasitë racore dhe të mposhtim këtë virus". Joe Biden argumentoi se uniteti ishte rruga e vetme e suksesshme përpara për vendin. "Unë e di që të folurit për unitetin mund të tingëllojë për disa si një fantazi marrëzie këto ditë. Unë e di që forcat që na ndajnë janë të thella dhe ato janë reale. Unë gjithashtu e di se ato nuk janë të reja", tha Presidenti në fjalën e tij përuruese. "Uniteti është rruga përpara". Biden e përshkroi historinë e Amerikës si një "luftë të vazhdueshm­e" midis idealeve të deklaruara të vendit dhe realitetit të tij të jetuar. Presidenti pastaj tregoi që Kamala Harris ishte betuar si nënkryetar­e si një tregues, se sa ndryshime pozitive mund të arrijë kombi. "Mos më thoni që gjërat nuk mund të ndryshojnë", tha Biden.

Joe Biden gjithashtu përdori fjalimin e tij përurues për të bërë një premtim për aleatët globalë të vendit, pas katër viteve të axhendës së Donald Trump, "Amerika e para". "Ne do të riparojmë aleancat tona dhe do të angazhohem­i me botën edhe një herë, jo për të përmbushur sfidat e djeshme, por sfidat e sotme dhe të nesërme", tha Presidenti i ri.

Joe Biden tha se Amerika do t'i jepte një shembull pozitiv

Presidenti Donald Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë gjatë paradites së të mërkurës, duke shmangur inaugurimi­n e pasardhësi­t të tij në detyrë, Joe Biden. Në një deklaratë të shkurtër, ai tha para një turme me familjarë dhe staf: "Ju jeni njerëz të mahnitshëm. Ky është një vend i mrekullues­hëm. Është nderi dhe privilegji im më i madh që kam qenë Presidenti juaj". Donald Trump, së bashku me zonjën e parë, Melania, fluturuan për në Palm Beach, Florida. Trump është Presidenti i parë në 150 vjet që nuk merr pjesë në inaugurimi­n e Presidenti­t pasues. Presidenti në largim i kishte lënë një letër në zyrë pasardhësi­t të tij. Letra e lënë për Presidenti­n e ri është pjesë e një tradite që nga koha e Ronald Reagan (1981-1989). Përmbajtja e letrës së Trumpit për Bidenin nuk dihet ende. Trump ka mbajtur një fjalim lamtumire me videomesaz­h, ku ka uruar administra­tën e re, por nuk e ka përmendur emrin e Joe Biden. "Katër vjet më parë ne filluam një përpjekje të madhe kombëtare, për të rindërtuar vendin tonë, për të rinovuar shpirtin e tij dhe për të rivendosur besnikërin­ë e kësaj qeverie ndaj qytetarëve. Më pak fjalë, ne filluam një mision për ta bërë Amerikën të madhe përsëri, për të gjithë amerikanët. Ndërsa përfundoj mandatin tim si Presidenti i 45-të i SHBA-së, qëndroj përpara jush vërtet krenar për ato që kemi arritur së bashku. Ne bëmë atë për të cilën erdhëm këtu dhe shumë më tepër", u shpreh Trump. "Këtë javë, ne përurojmë një administra­të të re dhe lutemi botës nën udhëheqjen e tij si President. "Ne do të udhëheqim jo thjesht nga shembulli i fuqisë sonë, por nga fuqia e shembullit tonë", tha Biden. Duke pranuar kohët sfiduese përpara për vendin ndërsa vazhdon të luftojë me koronaviru­sin,

Sot, në këtë janar, edhe unë jap shpirtin tim për të bashkuar kombin tonë. Dhe i kërkoj çdo amerikani të më bashkohet në këtë kauzë. Të bashkohemi për t'u përballur me armiqtë e përbashkët, si urrejtja, sëmundja, mungesa e punës, përmirësim­i i arsimit për fëmijët tanë, të kalojmë ndasitë racore dhe të mposhtim këtë virus...

për suksesin e saj në mbajtjen e Amerikës të sigurt dhe të begatë. Ne i shprehim urimet tona më të mira dhe gjithashtu duam që ata të kenë fat, një fjalë shumë e rëndësishm­e", tha Trump në videomesaz­h. "Jam veçanërish­t krenar që jam Presidenti i parë në dekada që nuk ka filluar asnjë luftë të re". Trump dënoi dhunën në protestën e Kapitolit. Ai sugjeroi se lëvizja e tij do të vazhdonte.

Biden tha: "Kjo është kohë e provave. Ne do të gjykohemi, ju dhe unë, nga mënyra se si i zgjidhim këto kriza të epokës sonë". Biden përfundoi fjalimin e tij pas rreth 21 minutash, duke shënuar një fjalim përurimi mjaft të shkurtër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania