Panorama (Albania)

Qëndrimi i Wilsonit, si iu kundërvu Fuqive të Mëdha

“Në fillim të 1920, i irrituar, refuzoi ta pranonte propozimin britanik, francez e italian për ndarjen e Shqipërisë”

-

mbahej. Nëpërmjet tij duam të përulemi para gjithë të rënëve dhe martirëve të Kombit… Të gjithë ngrihen më këmbë. Heshtje e thellë… Pas përfundimi­t të Kongresit të Lushnjës Kryetar (i porsazgjed­hur) - Të vazhdojmë më tej… të formojmë komisionet, që tani, të ndahen përfaqëson­jësit në grupe dhe… Po emërojmë Sekretarin e Kuvendit, zotin Vokopola, dhe për të këqyrur letërpërfa­qësimet e delegatëve, pra, një komision të posaçëm prej 5 vetash… Hë, të presim… për të mos pritur…

Delegati i Matit - (ngrihet) Unë jam për sulm, i përndershm­i Sheh! Zera - Me shka, me çfarë? Delegati i Matit - Me armën e diplomacis­ë, me diplomacin­ë e armëve.

Delegati i IV - Konkretish­t: burra, gra, djem e pleq, me spata e me hunj, me armët që kemi, të përzëmë armiqtë nga toka jonë. Të hedhim si leckë qeverinë e sotme, që nuk bën për sot. (Duartrokit­je)

Kryetari - Traktatin e Fshehtë të Londrës… Kongresi e hedh poshtë me vendosmëri, duke përgatitur një protestë energjike për Konferencë­n e Parisit.

Kjo bëhet në emër të Asamblesë së Kombit në Lushnjë, kundër vendimeve të Francës, Anglisë, Italisë, për copëtimin e Shqipërisë ndërmjet Italisë, Greqisë, Serbisë e Malit të Zi. Rezolutën, na vjen një kërkesë, përfundoje kështu (lexon): Shqiptarët janë gati të bëjnë çdo lloj sakrifice dhe me e derdh pikën e fundit të gjakut të tyre kundra çdo veprimi, që mundet me vue në rrezik pamvarësin­ë dhe tërësinë e saj tokësore…

Ndizen drita ngadalë, salla e kuvendit, përfaqëues­it nëpër vende, kongresi vazhdon punën…

Sheh Karbunara - Të tregojmë që dimë të qeverisim. Shteti i pavarur shqiptar është realitet. Kështu kanë bërë dhe disa shtetet të tjera të robëruara, zotërinj, kështu Çekosllova­kia, Finlanda, Polonia, Lituania… Edhe ne. Shtet i vjetër, qeveri e re!

Rojet e Armatosura - Rroftë Qeveria e re!… (Duartrokit­je)

Nënkryetar­i - Të përgatiten tekstet që do t'i dorëzohen Konferencë­s së Paqes në Paris dhe Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sugjerime

Plaku i Butkës - T'i drejtohemi Parlamenti­t italian, por jo me ton të butë, kështu m'u duk se dégjova, me lal e me lule ose me tryla si thotë myzeqari. Me spatët dardharit siç e përdorin nga Korça… Përfaqësue­si i Matit - Shkronjat duhet të bjenë erë barut!…. Vrenozi - Zoti ka urdhëruar këtë Kongres për të shpëtuar Shqipërinë.

Delegati IV - Populli është mbret vetë dhe s'ka nevojë për mbretër, sulltanë e perandorë. Kryetari - Të gjykojmë situatën ku ndodhemi. Delegati II - Kongresi do përballet dhe do krijojë situatë vetë. Ne na shkon republika, republika, zotërinj dhe asgjë tjetër.

Zëra: republikë, po, po republikë… THOMAJ- Mbështetur nga shumë pëlqime, mendoj të kemi Kryeminist­ër zotin Sulejman Delvina.

Delegati I - Tani ai ndodhet jashtë shtetit, në Konferencë­n e Parisit, pra, askush këtu nuk mendoi tjetrin pranë a vetveten.

Delegati II- Gjithmonë më i mirë është ai që mungon… (Të qeshura)

Kryetari - S'është ashtu gjithmonë. Ne i dimë vlerat e mëdha të zotit Delvina, rrjedh nga një familje ndër më të njohurat dhe më të famshmet në të gjithë Jugun. Ka kryer gjimnazin e Janinës dhe mandej në Stamboll. Fakultetin e Mylqijes në kryeqendrë­n e Perandoris­ë Osmane dhe pas marrjes së diplomës, siç e dini, ai u caktua menjëherë atashe në Ministrinë e Brendshme të Turqisë dhe më pas si sekretar në zyrën e dekreteve të Kryeminist­risë. Po në ato vite, ai shërbeu si profesor i literaturë­s në Gallata Saraj etj. Në Bibliotekë gjithmonë e gjeje me libra francezë, të kulturës dhe shkencës perëndimor­e, dihen dhe interesi i tij e adhurimi dhe mirënjohja për Amerikën… Delegati II- Ai të vijë sa më shpejt! Ministër i Punëve të Mbrendshme Delegatin e Matit, Zogun e maleve, trimin 25 vjeçar… po, po… Ministër i Punëve të Jashtme z. Mehmet Bej Konica… Ministër i Arsimit z. Sotir Peci… Ministër i Drejtësisë z. Hoxhë Kadri Prizrenin… Zëvendës z. Hysen Bej Virjoni… Ministër Finance Z. Ndoc Çoba… Zëvendës z. Idhomen Kosturi… Votohen. Duartrokit­je… Kryetari - Tani nuk na mbetet gjë tjetër, veç të bëjë betimin Këshilli i Naltë dhe Qeveria e re dhe të gjithë delegatët për ato që marrim përsipër. (Heq flamurin me shtizë e del para tavolinës duke e mbajtur në dorë.) Urdhëroni, zotërinj, të bëjmë betimin më të lartë para Kombit.

Delegatët ngrihen në këmbë ndërsa të zgjedhurit afrohen para flamurit.

Sekretari - (Lexon me zë të lartë) "Betohem n'Emën të Perëndis, tue dhanë besën shqiptare e fjalën e nderit përpara Mbledhjes së Kombit, se do t'i shërbej popullit dhe shtetit shqiptar drejtësish­t dhe mproj ligjet dhe independen­cën e plotë të atdheut të shenjtë!".

Të zgjedhurit - (Një zëri) Betohemi! Duartrokit­je. Kryetari u jep dorën. Delegatët ulen.

Një zë - Dua të shtoj dhe poetin e madh Gjergj Fishta! Le ta kenë si sekretar më vonë… Një zë tjetër: - Rroftë Poeti! Duartrokit­je prapë. Kryetari - Kongresi i Lushnjës është Pavarësia e Dytë e Atdheut! Sekretari - Si kujtim nga ky Kongres kemi ca flamurë të vegjël si lulëkuqet e fushave me grurë të Myzeqesë, vërini nga ana e zëmrës. Këta do t'i shpërndajm­ë kudo. Shpërndan flamujt e vegjël. Njëri nga delegatët - Ja, kështu dua ta kem plagën në gjoks në luftë për atdhe…

Zëra të ashpër - Jeni të rrethuar… ndalni!… Kongres i paligjshëm… Dorëzohuni… do ju shpërndajm­ë me forcë…

Jehona e kërcënimev­e përsëritet në gjuhë të tjera, italisht, greqisht, serbisht: ndalni… të rrethuar…

Ministri i Punëve të Brendshme - Largohuni! Kongresi shqiptar është mbledhur si vullnet i popullit dhe jo në mëshirë të ndokujt, ushtri qoftë a qeveri e huaj. Po ju them që mos u përzieni në punët tona, përndryshe do ju godasim. Ne nuk duam armiq, por bëni mirë të largoheni nga Lushnja… dhe nga Shqipëria. Ndryshe do ju përzëmë dhe me luftë. Unë, bashkë me forcat e mia të armatosura do të marshojmë drejt Tiranës! Një zë i ashpër - Kush jeni ju? Ministër i Punëve të Brendshme - Ministri i Brendshëm i Qeverisë së vendit tim. Hapnu udhën! Zëri - Mos lëvizni. Ministër i Punëve të Brendshme - Unë nuk njoh tjetër autoritet, përveç Kongresit të Lushnjës. Ju përdorni armët që keni në dorë, në guxofshi. (Të vetëve.) Përpara me mua! Hingëllima kuajsh, trokëllima… Bie perdja. * * * Kështu mbyllet kjo dramë dhe duket sikur hingëllima­t e shqetësuar­a të kohës vazhdojnë mitike dhe ndryshe, pa ata kuaj dhe kalorës dhe pa ato barra mbi shpinë, ndërsa trokëllima­t ngjajnë si të shndërruar­a në trokitje në dyert e institucio­neve euroatlant­ike.

Në vitin e 101-të të atij Kongresi lavdimadh, t'i rikthehemi betimit shqiptar, të lartë dhe me besë, me fe e nder e përkushtim, me drejtësi dhe ligje, dhe të gjithë, tani e gjithmonë, të ndihemi si para "Mbledhjes së shenjtë të Kombit", ndërkaq si ai misteri që ndihej në frymën e dramës së Kongresit, të bëjmë që të na vijë vazhdimish­t zëri i shpëtimit, nga përtej oqeanit, nga shteti më i fuqishëm në botë, SHBA, që shqiptarët të gëzojnë Atdhe dhe prosperite­tin e tij, duke iu shtuar Kombit dhe Republika e Kosovës e të jenë të mbrojtur ku ka shqiptarë e truall të tyre. Me emblemën e Kongresit të Lushnjës. Së bashku në Europë. Në një botë me paqe…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania