Panorama (Albania)

Kreu në arrati, derbi kurth për Partizani-Tirana

- TIRANE

Shprehja e famshme: "Futbolli luhet 90 minuta dhe në fund fitojnë gjermanët", po gjen terren edhe në qytetin që dallohet për tifozllëku­n për gjermanët.

Vllaznia këtë frymë e futi që në prag të sezonit me afrimin e trajnerit të ri, Tomas Brdariç. Duket që trajneri kroato-gjerman ka punuar mirë dhe filozofia e shtetit të tij po injektohet te shkodranët, që nuk dorëzohen dhe besojnë deri në vërshëllim­ën përfundimt­are. I tillë ishte edhe suksesi i djeshëm i Vllaznisë në Ballsh, një fitore për "infarkt", pasi goli i Ardit Hoxhajt ndaj ish-ekipit u shënuan në shtesën mbi shtesë, në minutën e 95-të, ku dihet që ishin akorduar vetëm katër të tilla. Të besuarit e trajnerit Brdariç i janë gëzuar kësaj fitoreje, që në fund mund të rezultojë me aromë titulli, por te vendasit goli i pësuar ka ngjallur reaksion dhe polemika, jo për faktin se u shënua në shtesë mbi shtesë, por për një faull të Adilit ndaj Kojiç në zonë. Vendasit e mbyllën takimin me 10 vetë, pasi në minutën e 91-të Ujka merr kartonin e dytë të verdhë. Me këtë rezultat të dy ekipet kanë mbetur në të njëjtat situata, ku Vllaznia vijon marshimin me 9 pikë më shumë se Teuta e vendit të dytë dhe pret si del derbi i sotëm, ndërsa Bylisi mban vendin e tetë me 12 pikë, po aq sa Apolonia që është poshtë tyre, por është afruar me një pikë Skënderbeu i vendit të fundit. Nisur nga loja e zhvilluar dje në "Adush Muça", Bylisi nuk e meritonte humbjen. LAÇI-SKËNDERBEU Laçi ngec me Skënderbeu­n dhe i largohet gjithnjë e më shumë objektivit për të tentuar titullin këtë sezon. Skuadrat kanë ndarë nga një pikë, në një ndeshje ku bardhezinj­të e Shpëtim Duros tronditën tri herë shtyllat e portës së mbrojtur nga Mario Dajsinani. Fantazisti Mentor Mazrekaj ishte në një ditë të shkëlqyer, por as kjo nuk u mjaftoi kurbinasve. Korçarët ishin vendosur mirë në fushë dhe goditën Laçin përmes kundërsulm­eve, madje me pak kujdes afër fundit mund të kishin shënuar edhe golin e dytë. Kapiteni Jorgo Meksi kaloi në avantazh bardhekuqt­ë në fundin e pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë barazoi Kirian Nuabueze nga pika e bardhë e penalltisë. Ai u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë nga trajneri Duro, që u detyrua ta zëvendëson­te pas 17 minutash. Një pikë kënaqi më tepër bardhekuqt­ë e Julian Ahmataj, teksa ky i fundit dje nuk ishte në pankinë për shkak të pezullimit dhe skuadra u drejtuar nga Gentian Liçi. APOLONIA-KUKËSI Më në fund, pas pesë jav

Partizani pret sot Tiranën në orën 18:00 në stadiumin "Elbasan Arena", takim i vlefshëm për javën e 15-të të fazës së dytë të Superiores. Dy skuadrat kryeqyteta­se, krahas rivaliteti­t mes tyre, kanë këtë radhë më shumë se çdo herë tjetër, edhe një motiv ekstra për të fituar, pasi ekipi kryesues ka nisur një arrati të frikshme, nëse secila prej tyre ka ende objektiv titullin. Pikërisht për këtë, derbi është një kurth i madh, pas atij goli të Hoxhajt që i dha fitoren Vllaznisë.

Derbi do të duhej që të ishte një lloj vitamine. Dhe nuk e kemi fjalën vetëm për vitaminën D, që përdoret sot rëndom nëpër botë për shkak të situatës së pandemisë prej COVID19, por do të duhet të ishte një vitaminë e tipit që i jep forcë secilës prej skuadrave. Më së pari, forcë psikologji­ke për të ndryshuar sezonin që deri tani ka qenë me ulje-ngritje. Së dyti, realisht vazhdon që të mbetet vitamina e sezonit për secilën kryeqyteta­se, sepse aty ndonjëherë e marrin kthesën drejt rezultatev­e pozitive apo edhe të tatëpjetën...

KURTHI Mirëpo, është ndër të rrallët derbi të këtyre viteve të fundit, i shndërruar në një kurth të vërtetë. Sepse, një fitore e Partizanit mund ta nxjerrë praktikish­t Tiranën jashtë garës për titull. Kjo, për shkak të arratisjes së frikshme të Vllaznisë. Partizanin e mban aty, në të njëjtat kushte në raport me Vllazninë. ësh, kuksianët rigjejnë fitoren dhe marrin tri pikë të vlefshme në transfertë­n e "Loni Papuçiut". Një triumf qetësie dhe shpese për skuadrën e Hallaçit, që e ka kthyer "me këmbë në tokë" Apoloninë, pas tri rezultatev­e pozitive. Nuk ka qenë fitore e lehtë, gjithsesi, pasi fierakët e barazuan momentalis­ht ndeshjen dhe goditën edhe dy herë shtyllën me anë të Gjatës, por më tej vendosi përvoja e verilindor­ëve. Në minutën e 14të, Leiria pason te Taipi, i cili futet brenda zonës dhe gjuan në drejtim të portës. Topi përfundon në dorën e Sotës dhe ka penallti, të cilën kapiteni Ibraimi e shndërron në gol, 0-1. Në minutën e 59-të përpjekjet e fierakëve do të gjejnë finalizim. Smaçi gjuan fort me të djathtën nga një pozicion ballor dhe topi përfundon në trekëndësh­in e portës së Xhikës. Barazim 11. Në minutën e 76-të, Demiri në qendër nxjerr jashtë loje gjithë mbrojtjen fierake, pason tokazi djathtas te Leiria, i cili po tokazi asiston saktë përsëri në qendër te Peposhi,

Një fitore e Tiranës mund ta mbante me shpresa për titullin, por mbi të gjitha pretendent­e për zonën e Europës. Si e vetmja shpresë, duke qenë edhe jashtë Kupës. Një barazim mund të mos i "trazojë shumë ujërat" në pamje të parë, por praktikish­t i largon nga objektivi titull.

KREU Dhe po të shohësh sakrificat financiare që kanë bërë ekipet, sidomos në janar, janë realisht shumë të mëdha për të menduar që janë projektuar për të menduar vetëm për vendin e dytë apo vetëm për Europën. Prandaj, ky derbi është realisht një kurth për dy skuadrat e kryeqyteti­t. që rikthen Kukësin në avantazh. Dhe pa kaluar as 5 minuta, është radha e Patrik Ezesë që të shënojë golin e tretë, duke vulosur shifrat e takimit. Nigeriani ka goditur saktë me kokë një këndore të

Leirës dhe Apolonia kapitullon. Përfundimi­sht 1-3, me një Kukës që rikthehet të shikojë nga katet e sipërme të renditjes dhe me Apoloninë, e cila mbetet në pozitat e fundit të klasifikim­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania