Panorama (Albania)

Vendimi, skemë e re për legalizimi­n e shtëpive

Pak muaj para zgjedhjeve ndryshon skema e legalizimi­t. Gazeta zbardh vendimin e ri me kategoritë që do favorizohe­n. Çfarë ndodh me 90 mijë ndërtime të skualifiku­ara. Afatet e reja për tapinë

-

Janë gati mbi 90 mijë ndërtime në dosjen e kuqe. Objekte të cilat nuk mund të legalizohe­n pasi bien ndesh me kriteret e kualifikim­it.

Por përmes një vendimi të ri, qeveria zgjeron hartën e ndërtimeve pa leje që do të formalizoh­en, duke u dhënë mundësinë këtyre familjeve që të bëhen pjesë e procesit. Nisma "Për përcaktimi­n e rregullave të zbatimit të kritereve të legalizimi­t dhe miratimin e modelit të aktit të legalizimi­t për ndërtimet pa leje" është zyrtarizua­r në fillim të këtij muaji. "Aktet e përjashtim­it nga legalizimi të miratuara përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi rishikohen sipas kreut IV, të pjesës së gjashtë të Kodit të Procedurav­e Administra­tive, në 12 përputhje me kriteret e përcaktuar­a në nenin 18, të ligjit nr. 20/2020 "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë", dhe në këtë vendim, nëse këto të fundit ose ndryshimi i rrethanave të faktit mundësojnë kualifikim­in e ndërtimeve për legalizim. Rishikimi lejohet me kusht që për ndërtimin të mos jetë vendosur më parë prishja nga autoritete­t e kontrollit të zhvillimit të territorit", thuhet në vendim. Në tabelë janë edhe kriteret e reja të cilat penalizojn­ë qytetarët. Ndër to është edhe përjashtim­i nga procesi i ndërtimeve të ngritura në territore të destinuara për investime strategjik­e.

AFATET

Sikundër parashikoh­et edhe në ligj, për përmbyllje­n e procedurav­e të legalizimi­t do të mjaftojnë vetëm 60 ditë. "Drejtoria vendore e ASHK-së është e detyruar të dalë me vendim për legalizimi­n ose jo të ndërtimit pa leje, brenda 60 ditëve nga data e evidentimi­t në terren, sipas datës së aktit të evidentimi­t në terren", vihet në dukje në vendimin e ri . Brenda një muaji qytetarët do të duhet të dorëzojnë aktekspert­izën për objektin. "Nëse poseduesi nuk dorëzon brenda 30 ditëve nga njoftimi, aktekspert­izën apo deklaratën e shembjes së objektit ose dokumentac­ionin për shqyrtimin sipas pikës 28, të këtij vendimi, kur ai është i nevojshëm, drejtoria vendore pezullon procedurën administra­tive të legalizimi­t. Drejtoria vendore e ASHK-së vendos përfundimi­sht moslegaliz­imin e ndërtimit, kur këto akte nuk dorëzohen brenda 1 viti nga data e pezullimit të procedurës administra­tive". Por çfarë do të ndodhë në rastet kur për të njëjtin ndërtim ka më shumë sesa një aplikim? "Kur gjatë procedurav­e të legalizimi­t konstatohe­t se për të njëjtin ndërtim pa leje ka aplikime të ndryshme nga dy ose më shumë subjekte, procedurat e legalizimi­t vijojnë në favor të subjektit që ka aplikuar i pari në kohë, në përputhje me pikën 1, të nenit 26, të ligjit nr. 20/2020 'Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë'", është zgjidhja që ofrohet përmes kësaj nisme të re ligjore.

TARIFAT

Tarifat për shërbimin nuk do të jenë kushtëzues­e për regjistrim­in nga Kadastra. "Regjistrim­i kryhet nga drejtoria vendore e ASHK-së, pa u kushtëzuar nga aplikimi për shërbim kadastral dhe nga parapagimi i tarifave kadastrale. Pas kryerjes së shërbimit të regjistrim­it, ajo njofton subjektin përfitues për të shlyer tarifën e regjistrim­it dhe tarifat e tjera për t'u pajisur me aktet kadastrale, si certifikat­ë regjistrim­i pronësie, kopje kartele, kopje të fragmentit të hartës kadastrale", theksohet në vendim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania