Panorama (Albania)

“Do të jap shpirtin për të bashkuar Amerikën”, Joe Biden betohet si President, mesazhi për aleatët

Nga 200 mijë kishte vetëm 1000 të ftuar, Presidenti zbret nga autokolona dhe shkon në këmbë në Shtëpinë e Bardhë

-

Joe Biden u betua si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të mërkurën në mesditë, në një ceremoni të pazakontë për shkak të pandemisë, si dhe alarmit për sulme të mundshme nga fanatikët e Donald Trump.

Në ceremoni mungoi Presidenti në largim, Donald Trump, por morën pjesë ish-çiftet presidenci­ale Barack e Michelle Obama, Bill e Hillary Clinton, si dhe George e Laura Bush. Ish-Presidentë­t, yje të sportit dhe këngëtarë ikonë zbritën të mërkurën në Uashington DC për të qenë pjesë e momentit historik dhe dhjetëra të tjerë, përfshirë Tom Hanks, Bruce Springstee­n, Justin Timberlake dhe Katy Perry, u bashkuan në festimin e mbrëmjes speciale. Përurimi kishte numër të zvogëluar në mënyrë dramatike pjesëmarrë­sish për shkak të pandemisë së koronaviru­sit dhe sulmit të 6 janarit në Kapitol, me vetëm rreth 1,000 të pranishëm, shumë larg numrit karakteris­tik me rreth 200 000 të ftuar në inaugurime të mëparshme.

Ceremonia kaloi pa incidente, përveç një alarmi të rremë për bombë në Gjykatën e Lartë. Inaugurimi nisi në 08:45 të mëngjesit me një meshë në katedralen "St. Matthew the Apostle" me anëtarët e Kongresit. Në orën 10:30 të mëngjesit, Biden, Harris dhe rreth 1,000 të ftuar kanë mbërritur në pjesën lindore të Kapitolit të SHBA-së. Gjysmë ore më vonë ceremonia nisi me thirrjen nga Reverendi Leo J. O'Donovan, një prift jezuit, i afërt me familjen Biden.

Andrea Hall, e para femër afro-amerikane që u bë kapitene e Departamen­tit të Zjarrit në South Fulton, Xhorxhia, recitoi "Pledge of Allegiance". Më pas Lady Gaga ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve kur ka kënduar himnin kombëtar, me një fustan spektakola­r kuqezi të zbukuruar me një pëllumb të florinjtë, për të cilën shpjegoi më vonë se ishte një simbol paqeje.

Performanc­a emocionale e Gagës erdhi disa momente para se Kamala Harris të betohej para gjykatëses Sonia Sotomayor, e para gjykatëse latine e Gjykatës së Lartë. Harris u bë femra, personi me ngjyrë dhe indiano-amerikania e parë që shërben si nënkryetar­e e Shteteve të Bashkuara.

Jeniffer Lopez u ngjit më pas në skenën ku ajo mahniti turmën duke shtuar rreshta nga kënga "Let's get loud" në versionin e saj të "America the beautiful". "Një komb nën Zotin, i pandashëm, me liri dhe drejtësi për të gjithë", tha ajo në spanjisht. Pas kësaj, Joe Biden u betua si Presidenti i 46të i Shteteve të Bashkuara. "Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si President i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutë­n e Shteteve të Bashkuara. Me ndihmo, Zot", tha Biden, teksa u betua para gjykatësit të Gjykatës Supreme, John Roberts, mbi një Bibël 127-vjeçare të familjes së tij, me gruan e tij, Jill pranë. Biden dhe Harris kanë respektuar traditën për të parë gatishmëri­në e trupave ushtarake, si dhe kanë shkuar në Varrezat e Arlingtoni­t për të vendosur kurora në varrin e ushtarit të panjohur.

Pandemia gjithashtu imponoi në disa ndryshime të tjera, duke përfshirë një "paradë virtuale në të gjithë Amerikën", e cila paraqiti autokolonë­n presidenci­ale që udhëtonte nëpër DC në rrugën e saj në Shtëpinë e Bardhë dhe shfaqje nga i gjithë qarku. Ndërsa autokolona iu afrua Shtëpisë së Bardhë në fillim të paradës, Presidenti i ri, zonja e parë dhe anëtarët e tjerë të familjes së tyre, dolën nga autokolona dhe ecën në rrugën e paradës përgjatë "Pennsylvan­ia Avenue", ku ishin mbledhur turma të vogla dhe anëtarë të medias.

Në një moment, Biden ndaloi për të përshëndet­ur Kryetaren e Bashkisë së DC, Muriel Bowser, e cili kishte dalë në rrugë për ta përshëndet­ur atë. Më pas, Biden hyri në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë si President. Në Zyrën Ovale, Biden ka nënshkruar 15 urdhrat e parë ekzekutivë.

 ??  ??
 ??  ?? JOE BIDEN NE CEREMONINE E BETIMIT
JOE BIDEN NE CEREMONINE E BETIMIT
 ??  ?? Biden, duke nënshkruar urdhrat e parë ekzekutivë
Biden, duke nënshkruar urdhrat e parë ekzekutivë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania