Panorama (Albania)

U martua gjatë periudhës së arrestit, Fjolla Morina “arratiset” nga shtëpia

Policia e Kukësit ka shkuar në banesën ku qëndronte 34-vjeçarja kosovare, Gjykata kishte caktuar masën “Arrest në shtëpi”

-

Këngëtarja kosovare, Fjolla Morina, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Kukësit, pasi u kap në pikën e kalimit kufitar me armë zjarri, tip pistoletë.

Sipas burimeve nga Policia e Kukësit, këngëtarja kosovare nuk është gjetur në banesën ku duhet të qëndronte pas vendimit të dhënë nga Gjykata. Tashmë ajo është shpallur në kërkim policor, nën akuzën e “Thyerjes së masës së arrestit”. Arratisja e këngëtares është pikasur ditën e sotme nga punonjësit e Policisë, të cilët kanë shkuar në banesën e marrë me qira nga këngëtarja pranë komisariat­it. Sipas burimeve, punonjësit e Policisë kanë shkuar për të kryer procedurat, ku Fjolla Morina duhet të firmoste për të vërtetuar se po qëndronte në banesë ashtu siç edhe kishte urdhëruar Gjykata. Por, edhe pse punonjësit e Policisë pritën për disa minuta pas dere, këngëtarja nuk e ka hapur derën. Kjo ka ngritur dyshimet që ajo mund të jetë arratisur prej aty, ndërsa janë njoftuar më pas strukturat e Policisë për të kryer edhe një kontroll më të imtësishëm në banesë. Nga kontrolli i kryer, ka rezultuar që Morina nuk ishte e pranishme në banesën që duhet të qëndronte, si pasojë e arrestit shtëpiak. Kujtojmë që këngëtarja u kap vitin e kaluar në kufi me 2 armë, së bashku me dy persona të tjerë me të cilët udhëtonte, me biznesmeni­n Fisnik Syla, me të cilin edhe është martuar së fundmi dhe shoferin Fitim Muji.

SEANCA GJYQËSORE Pak ditë më parë, Gjykata e Kukësit ka zhvilluar seancën paraprake ndaj këngëtares Fjolla Morina, e akuzuar për “Trafik të armëve dhe municionev­e”. Në këtë seancë, Fjolla Morina ka kërkuar që të gjykohet me gjykim të shkurtuar, me qëllim që ajo në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, të përfitojë 1/3 e uljes së dënimit. Ndërsa, ka pranuar akuzën me të cilën dosja ka kaluar në gjykim. Ndërkohë, për të dashurin e saj, Fisnik Syla dhe shoferin e tij, Fitim Muji, Gjykata ka vendosur ta pushojë ndjekjen penale, për shkak se ndaj tyre nuk ka prova që mund t’i implikojnë në trafikun e armëve. Fillimisht, dosja në ngarkim e këngëtares Fojlla Morina u dërgua në Gjykatë me akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve”, por më pas gjatë zhvillimit të seancës paraprake, gjyqtari i çështjes urdhëroi Prokurorin­ë që të ndryshojë akuzat nga “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionev­e” në “Trafikim të armëve dhe municionev­e”. Fjolla Morina qëndronte në qytetin e Kukësit nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, por ditën e djeshme është vënë re se kjo masë është thyer nga ana e saj.

HETIMI Policia dhe Prokuroria e Kukësit kanë kërkuar ekspertimi­n balistik të dy pistoletav­e të kapura në makinën ku udhëtonte Fjolla Morina, ku njëra prej armëve rezultoi të ishte pistoletë çakmak. Ndërsa arma tjetër e kapur në çantën e Fjolla Morinës, do i nënshtrohe­t ekspertimi­t balistik dhe daktilosko­pik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy djemve të tjerë që ndodheshin në makinë me këngëtaren. “Policia arrestoi në orët e para të mëngjesit të së shtunës në makinë tip “Audi” Fjolla Morinën dhe dy djemtë që shoqëronin këngëtaren, F. M., 29 vjeç, banues në Bresalc, Kosovë dhe F. S., 29 vjeç, banues në Belgjikë. Të tre personave u janë marrë gjurmët e gishtave me qëllim krahasimin me gjurmët që do gjenden te pistoleta”, njoftoi atë kohë Policia e Kukësit. Sakaq, sipas informacio­neve nga uniformat blu, destinacio­ni i këngëtares në muajin shtator ka qenë fillimisht në Tiranë e më pas për të shkuar në Ulqin për të realizuar një videoklip të ri. Mësohet se për realizimin e klipit, këngëtarja Fjolla Morina do të qëndronte rreth një javë në Shqipëri.

 ??  ??
 ?? Fjolla Morina ??
Fjolla Morina
 ??  ?? Fjolla Morina, në gjyq
Fjolla Morina, në gjyq
 ??  ?? Pistoletat që u gjetën në çantën e këngëtares
Pistoletat që u gjetën në çantën e këngëtares

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania