Panorama (Albania)

Plani i Presidenti­t Biden për rimëkëmbje­n ekonomike

- AKADEMIK ANASTAS ANGJELI

si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte disi ndryshe (i veçantë) nga ai i paraardhës­ve të tij. Jo thjesht dhe vetëm nga ana simbolike, protokolla­re e formale apo nga situata e krijuar nga pandemia dhe detyrimet për distancim social. Arsyet se pse kjo ceremoni betimi ishte e veçantë (të paktën në 8 dhjetëvjeç­arët e fundit) janë thelbësish­t politike. Si rrallë herë më parë situata politike para dhe pas zgjedhjeve ishte maksimalis­ht e elektrizua­r dhe shoqëria amerikane përjetoi tendenca përçarëse. Pasojat e këtij fenomeni sigurisht që do të ndihen në shtetin amerikan, por pse jo edhe jashtë tij, ende për një kohë.

Rrjedhojë e situatës së pandemisë dhe pasojave ekonomike të saj, asaj elektorale dhe postelekto­rale për zgjedhjet presidenci­ale, e bëjnë jo shumë të lehtë rrugën e Presidenti­t Biden për të rimëkëmbur ekonomikis­ht, politikish­t dhe moralisht një shoqëri që përballet me sfida të mëdha. Sfida që i detyrohen sa pandemisë së Covid19, aq edhe vetë strukturës sociale amerikane. Në fjalimin e mbajtur ne ceremoninë e inaugurimi­t si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden u shfaq ashtu siç pritej; bashkues, (thirrja për unitet) i ndërgjegjs­hëm për vështirësi­të që do të gjenden në rrugën e tij por tërësisht i vendosur për t’u bërë ballë këtyre vështirësi­ve. Dhe kjo duke vendosur në qendër të fjalimit të tij demokracin­ë, jo vetëm si një tërësi institucio­nesh, por si një proces ku rolin kryesor e luajnë qytetarët dhe betejat që ata duhet të japin, në mënyrë që demokracia të mbijetojë. Duke përdorur forcën e simbolikës, Biden mori shembuj bashkues, mbipartiak­ë, shembuj që historikis­ht kanë qenë shtyllat e bashkimit të popullit, që nga George Washington, tek Abraham Lincoln e deri te Martin Luther King.

Pavarësish­t përmbajtje­s së fjalimit të tij inaugurues, i cili ashtu siç ndodh në këto raste, ka më shumë vlerë simbolike sesa analizuese të politikave që do të ndërmerren, më e rëndësishm­e për zhvillimet e afërta ekonomike dhe sociale të SHBA-së ishte plani i rimëkëmbje­s ekonomike.

PLANI I RIMEKEMBJE­S EKONOMIKE, I SHPALLUR ME 15 JANAR

Vetëm pesë ditë përpara betimit të tij si President i SHBA-së, Joe Biden shpalli planin e tij për rimëkëmbje­n e ekonomisë amerikane, American Recovery Plan (ARC). Qasja e tij për shpëtimin e ekonomisë amerikane të goditur rëndë nga pandemia Covid-19 ishte e qartë dhe u bë e ditur gjatë fushatës elektorale presidenci­ale të zhvilluar vitin e kaluar. Por vazhdimi i krizës së shëndetit publik me rritjen e numrit të të infektuarv­e dhe të humbjeve të jetëve, e shoqëruar kjo me efektet shkatërrue­se mbi ekonominë amerikane, e bën akoma më emergjent zbatimin e një plani të mirëdetaju­ar në nivel federal me qëllim normalizim­in e situatës shëndetëso­re, lehtësimin e situatës ekonomike të familjeve amerikane të goditura nga kriza, si dhe mbështetje­n e bizneseve të vogla (veçanërish­t ato të komunitete­ve të caktuara), të cilat paguan çmimin më të madh të krizës shumëdimen­sionale të shkaktuar nga pandemia (por jo vetëm). Këto janë tri shtyllat mbi të cilat mbështetet plani prej 1.9 trilionë dollarësh, të cilin Presidenti Biden shpreson ta zbatojë duke u mbështetur edhe te balancat politike në Kongres, të cilat e favorizojn­ë atë.

Situata e shkaktuar nga pandemia sigurisht që zuri një vend të rëndësishë­m në debatin politik gjatë fushatës elektorale për President të SHBA-së. Qëndrimet e të dy kandidatëv­e ishin të ndryshme në lidhje me mënyrën se si duhej vepruar për të përballuar krizën e pandemisë. Ndryshimi i qëndrimeve u vu re në disa pika kyçe, siç ishte rihapja e ekonomisë, hapja ose jo e shkollave, mbështetja ekonomike e njerëzve dhe bizneseve, papunësia e shkaktuar nga pandemia, vendosja e maskave, testimet, vaksina, mjekimi etj. Situata aktuale, e cila konsideroh­et më shumë se serioze, tregon se qasja dhe vendosmëri­a e treguar nga Biden gjatë fushatës ishte e drejtë dhe se plani për rimëkëmbje­n duhet filluar të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia, Presidenti Biden do t’i kërkojë Kongresit 160 miliardë dollarë fonde të nevojshme për të zbatuar planin e tij për një program kombëtar vaksinimi, për të shtuar në mënyrë thelbësore numrin e testeve të kryera, për të punësuar personel në sistemin shëndetëso­r, si dhe për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të ndërtuar kapacitete për të luftuar pandeminë. Gjithashtu, synon të marrë të gjitha hapat e nevojshëm në mënyrë që të sigurohet hapja dhe funksionim­i normal i shkollave, si dhe për të paguar periudhën që qytetarëve u duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandaloh­et përhapja e virusit. Të gjitha këto masa kapin vlerën e 400 miliardë dollarëve. Në lidhje me programin kombëtar të vaksinimit do të investohen rreth 20 miliardë dollarë në bashkëpuni­m me shtetet dhe lokalitete­t. Do të krijohen qendra vaksinimi në të gjithë vendin, si dhe njësi vaksinimi të lëvizshme për territore të vështira për t’u arritur. Vaksinimi do të përfshijë të gjithë popullatën (përfshirë emigrantët) dhe do të jetë falas.

Do të investohen 50 miliardë dollarë me qëllim përhapjen masive të testeve, duke siguruar fonde për blerjen e testeve të shpejta, investime për të zgjeruar kapaciteti­n laboratori­k dhe mbështetje për të ndihmuar shkollat dhe qeveritë vendore për të zbatuar protokolle të rregullta të testimit. Testimi masiv do të bëjë të mundur rihapjen e sigurt të shkollave, do të mundësojë që burgjet dhe institucio­net e kujdesit afatgjatë të mund testojnë rregullish­t popullatat e tyre, si dhe që kushdo që të ketë nevojë të testohet ta bëjë.

Gjithashtu, do të financohet marrja në punë e rreth 100,000 punonjësve të shëndetit publik, të cilët do të punësohen për të punuar në komunitete­t e tyre me qëllim kryerjen e detyrave jetësore, si bërja e vaksinave dhe gjurmimi i kontakteve etj.

Ndërsa 30 miliardë dollarë do të shkojnë për financimin e Fondit të Ndihmës së Fatkeqësiv­e me qëllim sigurimin me furnizime të mjaftueshm­e dhe pajisje mbrojtëse, dhe për të siguruar 100% rimbursim federal për burimet kritike të përgjigjes ndaj emergjenca­ve për shtetet. Gjithashtu, do të investohen 10 miliardë dollarë në ndihmë të prodhimit vendas për furnizime mjekësorë që lidhen me pandeminë.

Kujdesi për shkollat dhe sigurinë e mbrojtjes nga pandemia të nxënësve do të financohet me 130 miliardë dollarë, për të ndihmuar shkollat që të rihapen në mënyrë të sigurt. Këto fonde do të mund të përdoren për të zvogëluar madhësitë e klasave dhe për të modifikuar hapësirat, për të përmirësua­r ventilimin, për të siguruar pajisje të nevojshme për mbrojtjen personale, për të punësuar infermierë dhe psikologë në shkolla, për të rritur transporti­n për shkollat etj. Do të sigurohen gjithashtu 35 miliardë dollarë për financimin e institucio­neve publike universita­re sidomos për kolegjet publike të komunitete­ve afro-amerikane.

Për sa i përket mbështetje­s direkte të ekonomisë së familjeve të goditura nga kriza, plani për rimëkëmbje­n u dedikon pjesën më të madhe të fondeve, duke qenë se papunësia është rritur në shifra dramatike si pasojë e kufizimit të aktivitete­ve të ndryshme ekonomike për shkak të pandemisë. Viti i kaluar (por jo vetëm) la pas plagë sociale që kërkojnë përgjigje të menjëhersh­me. Për këtë arsye parashikoh­et rreth 1 trilion dollarë për politika sociale që shkojnë në drejtim të rimëkëmbje­s ekonomike të familjeve amerikane, politika të cilat parashikoj­në të përgjysmoj­në varfërinë e fëmijëve.

Më konkretish­t, parashikoh­et një ndihmë prej 1400 dollarësh për familjet që janë në pamundësi për të mbuluar shpenzimet mujore, kjo do t’i shtohet ndihmës prej 600 dollarësh që u dha në dhjetor. Gjithashtu parashikoh­et kohëzgjatj­a e pagesës së papunësisë për rreth 18 milionë amerikanë, të cilët mbështeten pikërisht te kjo asistencë për të jetuar. Njëhershmi parashikoh­et mbështetje për ata të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë qiratë e shtëpive ose kreditë e shtëpive. Ky është një problem me të vërtetë serioz, sepse 1 në 5 qiradhënës dhe 1 në 10 pagues kredie e kanë të pamundur të bëjnë pagesat e tyre dhe rrezikojnë të humbasin shtëpitë në të cilat jetojnë dhe të përfundojn­ë të pastrehë. Rreth 30 miliardë dollarë do të alokohen për mbështetje për qiratë, pagesën e ujit dhe energjisë elektrike. 5 miliardë në asistencë emergjente për ata qytetarë që rrezikojnë të mbeten të pastrehë. Parashikoh­en gjithashtu 13 miliardë dollarë për të ndihmuar shtetet që të përballojn­ë krizën ushqimore në SHBA, ku rreth 1 në 7 familje janë në vështirësi për të siguruar sasinë e nevojshme të ushqimeve. Në vazhdën e politikave sociale parashikoh­et rritja e pagës minimale në 15 dollarë në orë. Gjithashtu, rreth 25 miliardë dollarë parashikoh­en për të ndihmuar qendrat e kujdesit të fëmijëve dhe gjithë zinxhirin e këtyre institucio­neve. Parashikoh­en gjithashtu edhe lehtësira të qenësishme fiskale për familjet me fëmijë.

Për sa i përket shtyllës së tretë të planit të rimëkëmbje­s, parashikoh­en rreth 440 miliardë dollarë për mbështetje­n e komunitete­ve që u goditën më shumë nga kriza, duke përfshirë këtu mbështetje­n e bizneseve të vogla dhe të të punësuarve në profesione esenciale në kohën e pandemisë.

Tashmë edhe pse priten javët dhe muajt e parë të Presidencë­s Biden për të dhënë mendime dhe vlerësime konkrete për efektin e këtyre masave, për momentin mund të themi që me gjithë vështirësi­të, këto masa pritet t’i japin ekonomisë amerikane ndihmën dhe mbështetje­n e nevojshme për rimëkëmbje­n e shpejtë, aq thelbësore sa për Amerikën, ashtu edhe për pjesën tjetër të botës.

Tashmë edhe pse priten javët dhe muajt e parë të Presidencë­s Biden për të dhënë mendime dhe vlerësime konkrete për efektin e këtyre masave, për momentin mund të themi që me gjithë vështirësi­të, këto masa pritet t’i japin ekonomisë amerikane ndihmën dhe mbështetje­n e nevojshme për rimëkëmbje­n e shpejtë, aq thelbësore sa për Amerikën, ashtu edhe për pjesën tjetër të botës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania