Panorama (Albania)

101-vjetori i Kongresit të Lushnjës, pavarësia e dytë

“Mo i lini me derdhë gjakun e me vdek përpara lakmimevet imperialis­te të fqinjëvet, veç sigurimin e kufijvet 1913-ës”

- VISAR ZHITI

Ashtu si Pavarësia e Shqipërisë, shpallja e shtetit modern shqiptar, edhe Kongresi i Lushnjës ose pavarësia e dytë e Shqipërisë e kaloi shekullin nga dita kur nisi, 21 janari i 1920.

Gjendja e Shqipërisë në kohën e këtij Kongresi jetik ishte e rëndë, alarmante, e rrëmujshme dhe e paqartë nga brenda, varfëri dhe përçarje; kurse nga jashtë, teksa ishin ende gërmadhat dhe plagët e Luftës së Parë Botërore, vinin kërcënime agresive. Dukej sikur hanxharët e një kasaphane po mpriheshin sërish për ta copëtuar sërish Shqipërinë, njëherë e përgjithmo­në. Ndërgjegjj­a e kombit dhe kushtrimi skënderbej­an. Përfaqësue­s, të përzgjedhu­r apo të vetëcaktua­r, nga të gjitha trevat e vendit, kush e ndjente e mundte, nga ata që kishin bërë emër, nga paria, kryengritë­s a nëpunës, që kishin qenë në Vlorë 8 mote më parë në ngritjen e Flamurit të Pavarësisë, që kishin punuar në perandorin­ë otomane apo kishin studiuar nëpër Europë, që kishin mërguar deri në Amerikë, nga ata që kishin sakrifikua­r për vendin, duke lënë pasuri dhe gjak, u nisën për në Lushnjë, me ndonjë makinë, nga ato të paktat që ishin atëherë, të ngadalta gati sa qerret, me kuaj, në këmbë, kaptonin male, çanin borën dhe baltën e dimrit, rreziqet e natës, nëpër shtigjet ku mund të gjendeshe befas mes ushtrive të huaja, që azdisnin trojeve tona.

"Të mblidhemi në Lushnjë!", ishte thirrja. Qeveria heroike dhe hallemadhe e Ismail Qemalit ishte shprishur. E si u lajmëruan shqiptarët të mblidhen në Lushnjë? Si u përcoll lajmi 101 vjet më parë, në vendin më të varfër në Ballkanin e trazuar, ku mungonin posta, institucio­net, universite­tet, trenat, media, shteti vetë, etj., etj.? Si kaloi lajmi nëpër erë, me ç'frymë?

Dëshmori i parë ra, Abdyl Ypi. Por u bashkuan burrat, të palodhur nga lodhja. Teksa i priste një lodhje tjetër, madhështor­e. S'i caktoi kush delegatë, veç ndërgjegjj­a dhe përgjegjës­ia. Thirrja nga thellësitë e katakombev­e të Kombit. Pra, jo me vota, pa e blerë besimin, por sipas bëmave dhe përkushtim­it dhe arritjeve. U mblodhën si oligarki morale, jo për të bërë pasuri, por përkundraz­i, duke humbur nga e tyrja, veç "të bënin Shqipëri", siç këndohej dramatikis­ht atëherë..

U mblodhën në Lushnjën e vogël, ende katund, në sarajin më të shquar, atë të Fugajve. Qëllimi ishte që jo vetëm të gjykonin kohën, por të vendosnin se ç'duhej bërë në ato rrethana të rënda e me rrezikun mbi krye, jo vetëm të tyre, por të Shqipërisë, dhe të vepronin menjëherë, me qëndresë e luftë, edhe me diplomaci, duke përcaktuar aleatët, nëse do të kishte përreth, atëherë më tutje, përtej oqeanit, pra, ata që do të mund të ndihmonin në shpëtimin e vendit. Se gjysma e trojeve i ishin marrë. Të ruhej ajo që ishte, gjithmonë mëma Shqipëri.

Ku e gjeti forcë që të siguronte mbrojtjen e Kongresit një emër, pothuajse i panjohur, Sulë Zdrava, me luftëtarët e vet, me atë pushkë që kishte marrë pjesë dhe në Rrethimin e Shkodrës apo kishte mbrojtur Beratin nga andartët grekë?

Kongresi i Lushnjës, në 10 ditët e punimeve të tij, ribëri shtetin shqiptar, caktoi kryeqyteti­n, Tiranën, Kryeminist­rin dhe Qeverinë e tij për t'i dalë zot vendit. Institucio­net dhe detyrat, nga ideale u bënë mundësi e vërtetë. Shqipëria po shpëtonte sërish. Mrekullia u arrit. Me guxim dhe mençuri, mbi të gjitha nga fryma e përbashkët e të gjithave, që vinte nga kohërat dhe varret, por dhe nga e ardhmja.

Ka një 101 vite që ecin delegatët e atij Kuvendi, arrin bëma e tyre dhe fjala e tyre në ditët tona, e arkivuar, ndërsa qeverive të tanishme u del si detyrë jo vetëm që t'i njohin thellë dhe t'i përkujtojn­ë, jo thjesht si histori, por t'i kthejnë në përvojë e mësime.

Lushnja me kryetarin e saj të Bashkisë, Fatos Tushe, ta kthejnë Shtëpinë e Kongresit në tempull të patriotizm­it, ku të bëjnë pelegrinaz­h gjeneratat e reja.

LETËR NGA LUSHNJA NË UASHINGTON Duket e çuditshme! Sa largpamësi ruan ky fakt! Kryetari i Katundaris­ë së Lushnjës, gati një muaj pas mbarimit të Kongresit, më 17.3.1920, dërgon një letër në Uashington. Dhe kujt? Presidenti­t të SHBA-së, Wilson.

Letër e mrekullues­hme, e sinqertë, e qartë, me fjalë të zgjedhura, e ndjeshme, pa stërhollim­et dinake kancelares­ke, e urtë dhe me dije, e bukur, vizionare për të ardhmen. Përfytyroj gjyshërit tanë të mbledhur rreth atij që shkruante, fjalët që i thoshin me zë, hiq këtë, shto këtë, po si t'i drejtohemi? Kujdes këtu, mos e zgjat shumë llafin, "e-rej, se ishte Presidenti më i madh i botës, lale" etj., etj. Kërkonin njohje të Shqipërisë, mbështetje dhe ndalim të planeve ziliqare të copëtimit të mëtejshëm.

Letra është e shkruar me dorë, me pendë a stilolaps mbase dhe pastaj është transkript­uar dhe gjendet në Arkivin e Shtetit. Meriton vëmendjen e mëtejshme të studiuesve. Por dhe të politikanë­ve dhe lidershipi­t. Orientimi i drejtë i shqiptarëv­e mes atij kaosi drejt SHBAsë ndrit si yll polar. Ndjesia e fuqishme e atdhedashu­risë, Shqipëria, quhet Mëmë dhe dhimbja therëse për Kosovën dhe Çamërinë për tokën dhe detin. Ja, teksti i saj i plotë, pa asnjë ndryshim dhe në drejtshkri­m:

Shkëlqesis­ë së Tij, Uilson, kryetar t'Amerikës i Shteteve të Bashkuem Vashington Shqiptarët që kanë mbështetun tanë shpresat e gjallnisë mbi shtyllën apostole të parimevet fisnike të Sh. S'Uaj, sot iu luten të pranoni falenderje­t e paraqituna përkundrej­t zanit të nalt e mëshirmadh që jeni tye kryer për shpërtimin e atdheut tyne.

I nalti kryetar, shpëtoni nji popull që asht m'i Vjetri në Ballkan e që ka drejtu vështrimet e shpëtimit t'Ekselenca Juaj dhe mo i lini me derdhë gjakun e me vdek përpara lakmimevet imperialis­te të fqinjëvet veç sigurimin e kufijvet 1913-es, ju lutem me fuqinë e shpirtit mos pëlqeni as pak krasitje të paarsyeshm­e si mbi Kosovë e Çamëri, mbi kufite natyrale ethnografi­ke të sh. s'uej nuk munde me kjen të ndara nga Mëma e tyre, Shqipni.

Ju lutemi, në emër të popullit pranoni nderimet tona krejt besnike.

Kryetari i Katundaris së Lushnjës Lushnjë, më 17.3.1920 Po si ia çuan atë letër historike Presidenti­t Uilson? Shqip? Po kush e përktheu? Ç'do me thënë 'Kryetar i Katundaris­ë'? A, qenka Kryetari i atëhershëm i Bashkisë, zoti Besim Nuri. Mes atij analfabeti­zmi të madh, varfërisë e malarjes e trallisjes kombëtare, si iu arrit kësaj largpamësi­e, me ç'mister dhe ç'engjëll i mbronte? Le të shohim një nga kronikat e kohës, shih, ç'thuhet: "…në fillim të vitit 1920, Uilsoni i irrituar refuzoi ta pranonte propozimin britanik, francez e italian për ndarjen e Shqipërisë në tri pjesë: Jugosllavi­a do të merrte veriun, Greqia jugun, kurse italianët do të kishin mandatin për ta qeverisur një shtet të vogël shqiptar që do të mbeste pas kësaj rrudhjeje. Vlora do të bëhej pjesë e Italisë. Britanikët dhe francezët po përpiqeshi­n ta arsyetonin planin e tyre duke thënë që 'populli shqiptar kurrë s'ka qenë në gjendje ta themelojë një qeveri të veten'. Uilsoni fuqishëm refuzoi, siç tha vetë ai, 'padrejtësi­në' ndaj popullit shqiptar".

Ai prej njerëzve vlerësohet që vetë i dha fund idesë së ndarjes dhe një mandati italian që ka qenë në zemër të negociatav­e në Versajë. Madje edhe në atë kohë, përfaqësue­si i qeverisë së përkohshme shqiptare në Shtetet e Bashkuara shkruante në gazetën "New York Times" të 11 marsit: "Shpëtimi i vendit tim i mbetet borxh tërësisht veprimit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara"…

Në kryeqyteti­n që caktoi Lushnja, në Tiranë, u ngrit më së fundmi në shtatorja e Presidenti­t Uilson në sheshin që iu dha emri i tij në 2012, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, por po në atë bronz meriton të derdhet dhe kjo letërinsti­tucion, që gjendet në Arkivin Qendror dhe të vihet si memorial në Lushnjë, në sheshin para Bashkisë a para Shtëpisë së Kongresit, në Muzeun Kombëtar në Tiranë, pse jo dhe në Parlamenti­n Shqiptar.

DRAMA E FRYMËS SË KONGRESIT Vetë Kongresi i Lushnjës është një dramë në skenën e Shqipërisë, por dhe për atë ka një dramë të shkruar, që s'është vënë ende në skenë, e një gjysmë shekulli më parë, mbase e vetmja, që sjell më së miri atë frymë e popull.

Është vepër e dramaturgu­t Hekuran Zhiti, aktor në Teatrin e Estardës së Lushnjës, tashmë "Qytetar Nderi" i atij qyteti, kur një rrugë mban emrin e tij.

Drama "Të mblidhemi në Lushnjë" ishte menduar të vihej në skenë në kushtet e atëhershme, në Lushnjë, plot mangësi, por harrimi i saj i bën dhe më të mëdha mangësitë. Arriti të botohet postum nga editori "Uegen" me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit dhe të ribotohet me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjës, shoqëruar me një studim nga botuesi, historiani Xhevair Lleshi. Në gjimnazin e Lushnjës, nxënësit e vunë në skenë për veten e tyre dramën e kongresit. Akt prekës, por vetëm kaq.

Si një vazhdim emocional po sjellim këtu pak nga fryma e dramës, nga akti i tretë dhe i fundit. Në Kongres: (Salla me 10 ose 12 sërë karrigesh. Në krye një tryezë e madhe, në anë të saj një flamur kombëtar me shtizë dhe një portret i Skënderbeu­t në njërën dhe i Ismail Qemalit në anën tjetër. Kongresist­ët, disa me veshje karakteris­tike të Veriut dhe të Jugut dhe disa me kostume europiane, borsalina e kravata e çanta, janë shpërndarë në grupe, dy e nga tre, duke biseduar…

Lushnjarë e bashkë me ta e të tjerë të armatosur, Vathi, Bajrami, Vrenozi, Thimiu, etj., si roje rrinë pak larg, hyjnë dhe dalin. Zëra: - …kam ardh mes borës, ujqve dhe ushtrisë serbe… - E madhe shtëpia… e mblodhi Shqipërinë…

- …nuk kanë mbërrit të gjithë… - …ku ishit mbrëmë? - Këtu afër. Na kanë pritur me këngë. Këndonin me radhë dhe dilnin bënin roje me pushkë jashtë shtëpisë… - …kush e kishte Korçën, grekërit apo francezët? - Francezët për grekërit… - Shiko Plakun e Butkës… legjendari­n… - … sa kohë që s'jemi parë? Qysh në Vlorë, - …atë ditë kur u ngrit flamuri… - A fillojmë, burra? Koha nuk pret… - I përndershm­i Sheh Karbunara do t'i bëjë një lutje Zotit, që të na bekojë… ogur i mirë… në mbrojtje nga të papriturat e shumta… ka kaq trazira…

(Të gjithë pa lëvizur nga vendi ngrijnë në heshtje dhe secili, sipas mënyrës së vet, luten, dikush me kokën lart, me duart e bashkuara, me kryet ulur, ndonjë gjunjëzohe­t, mërmërisin, etj., në mes tyre Sheh Karbunara i statujtë duke krijuar kështu një si grup skulpturor sugjestion­ues, suprem…

-Përfaqësue­si i Lushnjës ta marrë fjalën… Zoti Vokopola nise…

Përfaqësue­si i Lushnjës - Në emër të Prefekturë­s së Lushnjës, Beratit e Skraparit, ju uroj mirëseardh­jen në Kongres. Nuk jemi këtu vetëm në shtëpinë e mikut tonë bujar, lushnjarit të nderuar Kaso Fuga, por dhe brenda mureve të historisë. Po nisim një betejë, sot më 21 janar 1920, e mërkurë, që nuk do të harrohet, e ndiej… (emocionohe­t). Zini vendet… në këtë sallë… por dhe në ngjarjet që na presin…

Ia jap fjalën patriotit të flaktë, veprimtari­t të palodhur kundër pushtimit otoman, mbështetës­i kryesor i Ismail Qemalit, ministër në qeverinë e parë, Elbasan Pashës, i zbardhur në përpjekjet për çështjet e mëmëdheut. Urdhëroni!

Elbasan Pasha (i moshuar, me pak mjekër të bardhë, i hollë, i thatë, me kravatë e qylaf, me zë të ngadaltë e pak të ngjirur.) Të dashur qytetarë, delegatë nga i gjithë vendi, ju që keni ardhur dhe ata që nuk kanë arritur ende, por dhe ata që nuk do të vijnë dot kurrë se janë vrarë për ideal (duartrokit­je të forta), luftëtarë, burra që më bëtë nderin ta çel këtë kuvend, vazhdim i atij të Lezhës me Skënderbeu­n dhe i atij të Prizrenit me Abdyl Frashërin me shokë, duke ju falënderua­r me shpirt, shpall të hapura punimet. Së bashku të hapim udhën që do të ndjekim. Nëpër vazhdën e gjakut do të shkojmë ku na e do zemra e plasur që të arrijmë te ëndrra, atje ku na e do puna, sipas amanetit të të parëve. Shqipëria është bërë një herë dhe nuk ka pse zhbëhet! Duartrokit­je. Zotërinj, jeni të lodhur, e di, keni ardhur rrugë e pa rrugë, mes përmes pushtonjës­ve të Shqipërisë, kjo na ka vrarë më shumë sesa të tatëpjetat e shtigjet e humnerat, se nata me erë e bora, kemi ecur me mjete që prisheshin, kështu e lanë atdheun tonë, me karroca e kuaj e më këmbë, po u shplodhëm që gjetmë sho-shoqin e do të bëhemi me flatra kur të gjejmë dritën që na duhet.

Kam kërkesën që të nderojmë dëshmorin e kësaj ideje, bashkëpunë­torin tonë të ngushtë, Abdyl Ypin, që e vranë ca ditë më parë për të mos qenë këtu ai dhe të gjithë ne e ky Kongres të mos

 ??  ??
 ??  ?? Delegatët e Kongresit të Lushnjes (1920)
Delegatët e Kongresit të Lushnjes (1920)
 ??  ?? Visar Zhiti
Visar Zhiti
 ??  ?? Letra e Lushnjes për Presidenti­n e SHBA
Letra e Lushnjes për Presidenti­n e SHBA
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania