Panorama (Albania)

Rugova, prijës politik

(Në 15-vjetorin e shkuarjes së tij)

- SABRI HAMITI

më 1944 dhe dha frymën e fundit në Prishtinë më 2006. Në politikë hyri me identitet krijuesi e dijetari. Që nga themelimi udhëhoqi LDK-në, me tri postulatet programore: liri, pavarësi, demokraci, dhe punoi për themelimin e Kosovës së pavarur.

U zgjodh President i Kosovës, dy herë me votë të drejtpërdr­ejtë qytetare dhe dy herë me votë popullore të deleguar në Kuvendin e Kosovës. Organizoi referendum për pavarësinë e Kosovës dhe punoi për njohjen e saj ndërkombët­are. Ideoi dhe propozoi simbolet shtetërore të Kosovës, Flamurin dardan dhe Himnin me një këngë kushtrimor­e të Kosovës. U vu në ballë të Këshillit të Partive Politike Shqiptare, duke kërkuar konsensusi­n demokratik për krijimin e institucio­neve të shtetndërt­imit dhe pajtimin për interesat strategjik­e kombëtare të vendit.

Ka 15 vjet që veprimi i tij është pranuar historik, por e sotmja politike në mesin tonë e bën me pasion ligjërimin për këtë histori të ndodhur, sikur të ishte ende e pashkruar.

Prandaj, kjo mbamendje.

II. POLITIKA E RUGOVËS

1. Politika e Rugovës është politikë kombëtare me fytyrë të njeriut që krijon miqësi. Është frymë e përbashkim­it shqiptar të krahinave, feve e ideve. Është politikë e mosdhunës dhe e durimit, jo vetëm në zgripin e katastrofë­s, por edhe e provës universale: që dhuna lind e riprodhon dhunën. Është legale e legjitime për ta promovuar solidarite­tin e popullit si tërësi, duke pasur parasysh energjinë krijuese të brendshme, të pacenueshm­e nga ndasitë. Është ftesë për mirëkuptim (të brendshëm) dhe ftesë për marrëdhëni­e (të jashtme); ofertë për bashkëpuni­m për marrje e dhënie, e shqiptuar me fjalë të buta, pa klithma të dëshpërimi­t.

III. RUGOVIZMI

2. Rugovizmi është sjellje shqiptare e kultivuar për ta mundur injorancën, padijen, si gjendje që duhet të ndryshohet. Kërkon veprimin e matur si përhershmë­ri përkundrej­t rebelimit frymëfyt dhe cubnisë individual­e, e cila nuk parasheh pasojat. Rugovizmi nuk është mitizim, përkundraz­i është demitizim, qoftë duke trajtuar figurën politike, krijuese e kulturore të Ibrahimit. Rugovizmi i parë si lexim i gjesteve individual­e të Ibrahim Rugovës është padije e moskuptim.

3. Rugovizmi si frymë e praktikë kërkon zbatim në rrethana, mirëpo nuk mund të shpërdoret. Rugovizmi ka shtrirje në kohë; përthyerja e vlerësimi i tij në çast është thjeshtim apo moskuptim në thelb. Rugovizmi tashmë nuk është vetëm model, por edhe traditë politike, sepse rugovizmi jetohet e përjetohet para se të bëhet vepër e kryer.

IV. TRASHËGIMI

4. Doktrina politike e sistemit demokratik nuk parasheh, as nuk paragjykon prijësin trashëgimt­ar me emër e me mbiemër. Aq më pak trashëgimt­ar të vetëshpall­ur me emër e mbiemër të vetin. Edhe më pak individ që vetëprojek­tohet për t’i prirë apo për t’i grahur grigjës. Shembulli e ilustron modelin.

5. Rugova as në teh të mendjes nuk e ka pasur të propozojë apo të emërtojë trashëgimt­ar. Nuk mund ta bënte këtë njeriu që alfë dhe omegë të zgjedhjes së udhëheqësi­t e kishte votën e lirë qytetare. Prandaj, është rrenë e gjysmagjel­ave që riprodhohe­t se si Filani apo Fisteku paska qenë i zgjedhur i tij apo i rekomandua­ri i tij, si trashëgimt­ar.

6. Liliputanë­t, që kujtojnë se duke hipur në krah të kolosit shohin më larg; janë më qesharakët e naivët, sidomos kur bëjnë bé rrejshëm se e kanë njohur, madje përmendin fjalët testamenta­re që ua ka thënë në besë.

V. LAKMIA E PËRVETËSIM­IT

7. Rugova nuk njihet me lakmi, por me dashuri njerëzore. Është një dhe nuk pjesëtohet as kulturalis­ht, as politikish­t. Mirëpo, në shoqërinë e injorancës, është kaq e gjallë makutëria që vlera të mos njihet e të krijohet, por të rrëmbehet e të posedohet.

Kur ndërroi jetë Rugova, qindra mijëra njerëz të Kosovës, shqiptarë e të jashtëm, erdhën në Prishtinë t’ia bëjnë nderimin. U bënë një. Por makutëria e përvetësim­it nuk njeh moral as ideal. Pas 15 vjetësh zotëron teknika agresive e copëtimit. Rivaliteti i do dy koka të krisura që e kanë vështirë të kuptohen.

8. Secila palë e do për vete, ose Hasreti Ibrahim, ose Shenjtori Ibrahim, duke e paragjykua­r besimin e Rugovës, që ishte besim i librave abrahamikë. Rugova tha për vete: “Jam shqiptar, mysliman simbolik”, që do të thotë jopraktiku­es. I yni, thonë palët, gjithsecil­i duke kujtuar mënyrën se si u falën e u lutën në varrimin e tij.

9. Një dinjitar fetar tha: “Kurrë nuk ka vdekur si mysliman” dhe shtoi “ka pasur krishterim­in, nëpër gishta, nëpër mendje e shpirt”, vijoi edhe më, “ka qenë shpirt katolik, këtë s’e mohon as Zoti”! Dinjitari fetar pa dije e rivalizon edhe Njeriun, edhe Zotin, me zjarrminë e posedimit.

Ibrahim Rugova vetë, këto çështje i kishte mbyllur herët me penën e vet te “Bota e re” e studentëve, të cilën e redaktonte në fillim të viteve shtatëdhje­të. Atëherë, Rugova shkroi artikullin polemik “Kush është gjak shqiptari?!”.

10. Rugova nuk mund të pjesëtohet përmes lakmisë për ta përvetësua­r. Ai mësoi dhe punoi për përbashkës­inë shqiptare nëpërmjet ideologjis­ë kombëtare: për gegë e toskë, duke pëlqyer doktrinën besimtare të krishterë – dashurinë dhe doktrinën besimtare islame – paqen. Prandaj: me e dashtë

paqen është doktrina e tij kundër urrejtjes, ndarjes, e dhunës.

VI. VËMENDJE

LDK-ja sot duhet të ruajë parimet themelore të partisë së djathtë nacionalde­mokratike, kundër tiranisë së majtë komuniste. Ndryshimet e ngutshme programore e vepruese do ta shpinin qoftë kah klienteliz­mi politik (ku të tjerë janë mjeshtër të provuar), qoftë kah përmbysjet e mësymjet revolucion­are me ambicie totalitare (që i ka provuar historia). Në konkurrenc­ën politike në Kosovë, LDK-ja përballet me rivalë të egër, që kanë një rrënjë e një qëllim: marrjen e pushtetit me çdo kusht, të frymëzuar edhe nga revanshi historik për sistemin e përmbysur.

Nuk mund ta bartë shenjën e LDK-së, as të rugovizmit, askush që në trajtë plangprish­ësi ndahet nga shtëpia e moçme për të gjetur strehë të tjera, sidomos nën çadrën ideologjik­e të partive rivale. Këto shenja janë të rënda edhe për arrivistët e rinj e të vjetër që mburren për nisje të kryengritj­es rugoviste. Kryengritj­et te ne janë të panumërta, si dhe tragjike. Nuk mund të ketë kryengritj­e rugoviste.

Ka vetëm punë për fitore rugoviste. Këtu e ka bazën politika e urtë e LDK-së së Rugovës, që ka vizionin se mendimi duhet t’i prijë veprimit.

Kërkesat për ndryshime të brendshme nuk barazohen me konvertime politike. Konvertimi politik është korrupsion i idesë e i programit. Prandaj, konvertitë­t, kudo që shkojnë, mbeten arrivistë. Të jesh rugovist pa LDK-në, është e pamundshme dhe e pakuptuesh­me.

Duket që është bërë modë të flitet kundër LDK-së. Apologjia e LDK-së është detyrim dhe nevojë. Apologjia e saj është zbatimi i programit të saj politik.

Kjo është vëmendje që buron nga veprimi i Ibrahim Rugovës, organizato­rit më karizmatik të vullnetit të popullit të Kosovës dhe përfaqësue­sit ekselent të Kosovës dhe të njohjes së saj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania